Nga Skënder MULLIQI
Në televizione, portale, ne mjete të informacionit të shkruar, po kemi rastin të shikojme dhe ndëgjojmë lajme të kronikës së zezë. Vëmendjen e tërheqin ato lajme kur ndëgjojmë për aktët makabre terroriste, atentatët e ndryshme, lajmet së sa njerëz nga një akt i tillë janë vrarë dhe plagosur, pastaj rastët e njerëzve kamikaz të cilët po futën në turma duke lënë të vrarë shumë njerëz të pafajshem, plaçiktjet, lajmet nga vrasjet mbrenda familjës, vrasjët e atyre që po bartin drogë, kapjen nga policia të drogave dhe dilerëve, e shumë lajme të tjera rreqethëse.
Ndëgjojmë gjithashtu edhe lajme të mira, por ato janë pak më të rralla. Mediat, portalet dhe rrjetët e ndryshme sociale më shumë vihen në kërkim të lajmeve të cilat njeriun nuk e bëjnë shumë të lumtur atë ditë, ose edhe më gjatë. Nese bombardohemi sistematikisht më lajme të tilla, sigurishtë së edhe gjurmet e plasimit të një lajmi të tillë mbetën të secili njeri. Lajme të përditshme të mbushura nga kronika e zezë po na vijnë edhe nga trojet tona etnike. Përpos atyre fatkeqësive të cilat janë natyrore, njerëzimi sidomos në shekullin e kaluar dhe në këtë fillim shekull po tmerrohet duke ndëgjuar ose parë lajme së si terroristët po marrin shumë jetë të njerëzve të pafajshem.
Në botë kemi shumë organizata terroriste të cilat janë të motivuara në pikëpamje fetare, por edhe të organizuara për qëllime subverzive politike.Këto akte terroriste edhe kanë bërë që të rrezikohet shumë paqja botërore. Në shtetet të ndryshme të botës ka ende regjime autokratike, që shumëqka kanë të përbëshkët më terrorizmin ndërkombëtar. Një shembull i tillë është regjimi i Bashar El Asadit në Siri dhe lufta që po bëhët atje. Shumë palë janë përfshirë në këtë luftë, kështu edhe Rusia, e cila gjoja duke e luftuar terrorizmin po vret edhe njerëz të pafajshem. Putini dhe Asadi janë dy diktator të cilet më shumë po ngjane në terroristë, siç ishin edhe Gadafi, Sadam Hysein e ndonjë tjeter. Globalizmi ka berë që edhe terrorizmi të merre përmasa globale.
Veprimet e tyre makabre po gadosin në shumë vende të Evropës, së fundi (Francën) e në shume vende tjera. Kemi edhe disa vrasje pak sa specifike siq po janë ato të të nxenësve nepër shkolla, apo vrasjët që vijnë nga njerëzit retarduar, po që rastet e tillla më shumë konsiderohen si raste të izoluara. Terrorizmi po ndikon edhe në bllokimin e proceseve zhvillomore. Vëtem brenda një viti humbin jetën më mijëra njerëz të pafajshem. Bota do të duhej ta lufton terrorizmin, por me e dobishme do të ishte gjetja e mënyrës preventive. Aktët terroriste të një përmase të madhe po fusin panik të popullata së edhe ata mund ti nënshtrohen një ditë një sulmi të tillë.
Këto akte janë dezorjentuese dhe të cilat po ua mundësojnë në shumë vende të botës, njerëzve të politikës dhe korporatave të tyre kriminale që ti realizojnë interesat e veta. Lidhshmëria e strukturave të caktuara politike me struktuart mafioze e vështirësojnë luftën kunder terrorizmit. Edhe rajoni i Ballkani Perëndimor ka në gjirin e saj struktura mafioze politike të lidhura me strukturat të krimit të organizuar. Problem numer një i botës sot është bërë lufta kunder terrorizmit, pastaj pa punësia e përmasave të mëdha, dhe problemi i migrimit masovik, veqmas nga vendet të cilat po zhvillohen luftëra.
Migrime po kemi edhe nga vendet të cilat kanë mbetur të varfëra më shumë për fajin e strukturave mafioze politike të lidhura më krimin e organizuar. Niveli i lartë i krimit dhe korrupcionit por edhe kërcënimet që vijnë nga qarqet terroriste, kanë bërë që të kemi ngecje të proceseve zhvillimore dhe proceseve demokratike. Regjimet diktatoriale bëhën strehë e terrorizmit dhe ekstremizmave fetare. Bota demokratike dhe shtetet më të fuqishme krahas luftës kunder terrorizmit, do të duhet ti luftojnë edhe diktatorët, sepse kështu më duket mua i ngushtohet edhe rrethi terrorizmit.
Kur luftohën diktaturat deri në fund, luftohët edhe streha e terroristëve. Kur luftohën diktarorët vijnë në shprehje proceset demokratike dhe ndryshimet për të mirë. Edhe migarcioni do të zvoglohet dukshem, që është bërë problem madhor sot në botë. Kur të gjitha të këqijat luftohën pa paragjykime fetare, racore apo klasore edhe kthehet jeta, kthehet liria e plotë e njerëzve, kthehett dinjiteteti duke e bërë botën kështu më të civilizuar…