Aktët terroriste po dëmtojnë tolerancën fetare si vlerë e njerëzimit

0
999

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Po bëhen disa javë që kur opinioni botëror po bashkëjeton më aktët terrorizuese dhe me panikun e terrorizmit.Këto akte të dhunës janë vepër e atyre që predikimet e rreme fetare ua kan ërrësuar sytë dhje mendjën, po bëhën edhe nga njerëzit të cilët kan humbur lidhsheshmërinë më jetën, dhe si të zhgënjyer që janë po veprojnë dhunshëm, duke marrë jëtera të njerëzve të pa fajshem. Tema e terrorizmit global që ka përfshirë botën që shumë kohë kërkon elaborim të saktë të ekspertëve të kesaj lëmie, por kërkon edhe qasje të matur dhe shumë të vemendshme edhe të bartëseve të politikës botërore, nese dëshirojmë që të zvoglohen në kufirin e normalës të thëm ashtu veprat e tilla makabre.

Kur bëhët fjalë për temën e tërrorizimit edhe mediet ishte dashur të jenë shumë të kujdeshme për të mos qitur vajë në zjarrë. Nevoitet më shumë profesionalizëm duke e luftuar shkakun e një akti terrorist, së sa të vihemi pas pasojave. Akti i fundit në vargun e akteve terrorisite të cilat po ndodhin janë bërë tashmë alarmuese për botën e civilizuar dhe demokratike. Kur jemi këtu shfaqjën e terrorizmit duhet shikuar edhe nga këndi civilizmimit. Vrasjët i një qmenduraki në Qendrën Tregtare të Munihut, kan spostuar vëmendjen e mbarë opinionit botëror.Kancelarja gjermane, Angela Merkel bëri të ditur së nevoitet një takim urgjet në OKB lidhur më vrasjën e dhjetë përsonave nga të cilët edhe tre shqiptarë.

Sabina Sulaj, Armela Segashi dhe Dijamant Zabërgja janë tre kosovarët e vrarë në sulmin terroristë në Munih. “Bëhet fjalë për një sulm çnjerëzor dhe mizor dhe nuk përjashtohen motivet terroriste”, tha Peter Altmaier, shefi i kabinetit të kancelares Merkel. Strehë e terrorizmit janë bërë më së shumti shtetet më regjime autokratike. Strehë, frymëzim dhe përkrahje tjetër e terrorizmit janë bërë vendët e mbrapambetura ekonomikisht, nga të cilat shtete po rekrutohen shumë terroristë edhe të tipit kamikaz.

Ka shumë shkaqe të shfaqjës së terrorizmit, por aty ku mbizotëron varfëria, terroristët gjejnë fushë të mirë për të vepruar, sepse shtetet e dobëta nuk kan mundësi ti ndalojnë veprimtaritë e tilla kriminale ose edhe aktët e tilla iu leverdisin ekonomikisht dhe politikisht. Regjimet diktatoriale dhe terrorizmi kan lidhshmëri njeri më tjetrin sepse vëtem kështu mbijetojnë. Siria u bë arenë e terrorizmit, u bë nxitës edhe i terrorizmit në përmasa globale. Caqe të goditjës më së shumti janë bërë shtetet Perëndimore. Ish ambasadori i Anglisë në Kosovë, Jan Klif lidhur më pjesëmarrjen e kosovarëve në luftën në Siri dhe radhitjën e tyre karshi ISS-it, kishte deklaruar së kjo po ndodhë më shumë për shkaqe ekonomike.

Shqiptarët historikisht e kan pasur virtyt tolerancën e ndërsjellë fetare. Vrasja e tre shqiptarëve në Mynih është tregues së terroristët nuk kan racë dhe nuk njohin as fe. Sigurisht së aktët e tilla terroriste kan ndikim direkt ose indirekt edhe në hapësirat ballkanike ashtu edhe në hapësirat shqiptare. Në Kosovë gjithnjë e më shumë po kemi konflikte të teologëve të rinjë më teologët e predikimit tradicional të fesë islame. Ky konflikt brenda bashkësive islame është duke u theksuar shumë, dhe shumë mund të na kushton si popoll. Ne, duhet sikurse edhe deri me tash ta kultivojmë harmonin fetare dhe mos të nxisim edhe konflikte të ndryshme për hesape të huaja.

Armiku ynë i përhershem Serbia kurrë nuk pushon së vepruari edhe në drejtim të përqarjës mbi baza fetare. Kjo nuk ishte dashur kurrë dhe për asnjë çmim të lejohet të ndodhë. Nese pretendojmë në tjetërsimin e identitetit kombëtar në atë fetar do të ishte fatale për shqiptarët në Ballkan. Neve na duhet rruga e progresit të gjithëmbarshem. Ende nuk jemi shkëputur krejt nga logjika komuniste e të menduarit dhe të vepruarit, e duhet një ditë të shkëputemi. Kërcënimet publike, abuzimet, shantazhimet, jo sinqeriteti, jo toleranca fetare e dëmtojnë shumë interesin nacional, dhe e dëmtojnë shumë edhe interesin e Kosovës si shtet.