AKTERËT E SHKARKIMIT TË REKTORIT ZEJNULLAHU

0
2104

SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ

Të gjithë ata që nuk kanë përcjellur rrugëtimin e disa partive, dikur, tradicionalisht të djathta, si:
1. Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës;
2. Partia Konservatore e Kosovës;
3. Republikanët e Kosovës;
4. Balli i Kombëtar
5. Balli Kombëtar i Kosovës,
janë habitur, si u tufëzuan me partinë-bandë të ekstremit të majtë, PDK-në e kreut të SHIK-ut, Kadri Veseli, organizatë terroriste, që ka përgjakur Kosovën, para, gjatë dhe pasluftës.

Por, për ata që kanë vëzhguar lëvizjet e këtyre partive, përgjatë tej dekadës, degradimi i tyre politik e moral, nuk përbën ndonjë risi të papritur.

Shkurtazi, përvijojmë degradimin, deri në turpërim, të njërës prej këtyre, dikur parti, e tani partizë. Partia Shqiptare Demokristiane, e prirë nga akademik Mark Krasniqi, ishte krijesë simpatike politike në Kosovë dhe Diasporë. Qysh në nismë të saj, ajo u dëshmua si aleate e bashkëudhëtare besnike e Lidhjes Demokratike, të themeluar dhe të udhëhequr nga Dr. Ibrahim Rugova.

Vërtet, profesor Krasniqi ishte kryetar, por dy nënkryetarët e kësaj partie, ishin të besimit islam. Edhe në Mërgatë, përveç kryetarëve të Degëve të PSHDK, kryetarët e aktivave dhe të Nëndegëve, në të shumtën e rasteve, ishin të besimit islam.

Në qytetin e Ludwigshafenit, Republika e Rheinland Pfalzit, në Gjermani, kryetari Mark Krasniqi kishte thirrur një mbledhje të Kryesisë të Partisë së tij, për Degën në Gjermani. Kryesia e Nëndegës së LDK-së, për Rheinland Pfalz, donte të largohej nga salla, për të lënë të qetë Kryesinë e PSHDK-së, sepse ishte një mbledhje e rëndësishme, pas përçarjes që bëri Zef Morina, i infektuar nga sindromi SHIK.

Kryetari Mark Krasniqi ndërhyri: “Edhe ju të LDK-së do të qendroni në mbledhjen tonë, bilëz, me të drejtë fjale, sepse ne jemi një parti e madhe e së djathtës shqiptare, me lider Ibrahim Rugovën, pavarësisht që kemi dy emërtesa”.

SHIK-u i ka kuadrot e gatshme, në të gjitha partitë politike të Kosovës. Ai ndërhynë, me zanatin e tij, kudo që i shkon përshtat nevojave të partisë së tij, PDK-së. Kështu veproi edhe me partitë, dikur, të djathta, duke i bërë bisht të saj dhe kundër LDK-së! Për ta rrënuar me fund, Partinë Shqiptare Demokristiane, SHIK-u vuri në krye të saj njeriun e tij, profesor Marjan Demaj.

Pse u shkarkua rektori Zejnullahu

Prof. Dr. Ramadan Zejnullahu, përgjatë detyrës së tij, si rektor, konstatoi shkelje të rënda në punësimin e pedagogëve në Universitetin e Kosovës “Hasan Prishtina”. Performanca e dobët në mësimdhënie; mungesa e shkrimeve shkencore, për lëndët plrofesionale, që ata ligjëronin; koha kur ata u pranuan si pedagogë, zgjuan dyshimin e bazuar, për diplomat dhe titujt shkencorë, me të cilët janë kalaveshuar falsifikueshëm.

Dhe, rektor Zejnullahu planifikoi hetimin e kuadrit të dyshimtë mësimdhënës, që nga dëftesat e shkollimit të mesëm e, deri ke diplomat universitare, specializimet dhe doktoratat.

Kjo nismë e rektorit, shqetësoi SHIK-un, sepse kuadri i tij kishin blerë diploma e tituj shkencorë, në Universitetin e Kosovës, të Shqipërisë dhe gjetkë në rajon. Ky hetim do ta bënte ndëshkimin e trefishtë, të kuadrove të SHIK-ut:

1) Largimin nga procesi mësimor;
2) Penalizimi për falsifikim;
3) Ndëshkimin moral, si mashtrues, rrenacakë dhe falsifikatorë.

Si u shkarkua rektori Zejnullahu

Ndërprerja e procesit hetimor, ishte e vetmja masë, për shpëtimin e dhjetra “pedagogëve”, pjesë e SHIK-ut të Kadri Veselit. Si nismë e bllokimit, ishte fillimi i procesit të shkarkimit të rektorit dinjitoz e parimor, Prof. Dr. Ramadan Zejnullahu.

SHIK-u urdhëroi të ashtuquajturat Shoqata të dala nga lufta, pa hyrë kurrë në luftë, përkatësisht, krerët e këtyre Shoqatave, argatë të Serbisë, në protestat e dhunshme të mars-prillit 2004, të organizuara nga Serbia. Pasojat e këtyre protestave, ishin fatale për Kosovën, sepse ia kujtuan ndërkombëtarëve Decentralizimin, Enklavat e, deri ke “Zajednica”.

Shkaku ishte përgaditur me kujdes nga SHIK-u. Kishin joshur maturantë të dobët, të cilët nuk plotësonin, as për së afërmi, kriteret e pranimit, në degë të përzgjedhura të Universitetit. Dhe, këta ishin shkollarë të “komandantëve” dhe të “veteranëve” të luftës.

Rektori Zejnullahu reagoi logjikshëm e vendosmërisht se “ky problem, i krijuar artificialisht dhe me prapavijë djallëzore, duhet parë seriozisht e me gjakftohtësi. Nuk mund të lejojmë dobësimin dhe degradimin e cilësisë në Universitetin tonë. Kjo kategori do të privilegjohet, por, me mundësi të tjera rrethanore”.

Si kundërpërgjigje e përfocim, të krerëve të handakosur “luftëtarë”, SHIK-u aktivizoi një grup studentësh, të lidhur me partinë e krimit, PDK-në, me simotra, për të protesteuar e kërkuar shkarkimin e rektorit Zejnullahu. Por, këto protesta nuk arritën të masivizohen, pasi studentët identifikuan protestuesit, në mes tyre edhe të panjohur, të sjellur qëllimshëm, duke i kuptuar edhe qëllimet e pista të partisë në pushtet.

Veç kësaj, pranimet e paligjshme dhe paushalle, që kërkonin protestuesit, me porosi të SHIK-ut, binin ndesh me ligjin dhe rregullat, e përcaktuara për pranimin e studentëve në Universitet. Madje, shkonin në dëm të pranimit të studentëve cilësorë e meritorë. Dhe, mbi të gjitha, rektori Ramadan Zejnullahu shquhej, si nga më profesionalistët, më parimorët dhe më korrektët e të gjithë rektorëve të pasluftës.

SHIK-u në dilemë. Rektori parimor e trim nuk ndalej, për ta spastruar Universitetin nga “pedagogët” profanë dhe të inkriminuar. SHIK-u përdori një klauzolë të rregullorës, për ta vënë në provë shkarkimin e rektorit. Përbërja e Kominisionit përkatës universitar, ishte heterogjene.

Në mes tyre ishin edhe dy kuadro personal të Isa Mustafës. Edhe pse emra jo aq të njohur për LDK-në, Isa Mustafa i futi në Këshillin e Përgjithshëm, madje, duke lënë jashtë këtij Këshilli kuadro, si akademik Frashër Demaj, me shokë, që kryesonte listën e delegatëve, në Degën e 4-të të LDK-së, të Prishtinës, në Kuvendin e 8-të të LDK-së.

Votat e dy anëtarëve të Komisionit, që “rastisën” edhe anëtarë të KP të LDK-së: Fevzi Berisha dhe Roberta Troni, ishin vendimtare, për shkarkimin ose jo të rektorit në fjalë. SHIK-u thirri në ndihmë Isa Mustafën, atëbotë, kryeministër. Dhe, pedagogët komisionerë, Fevzi Berisha e Roberta Troni, me aprovimin e Isa Mustafës, votuan dhe shkarkuan rektorin dinjitoz të Universitetit të Kosovës, Prof. Dr. Ramadan Zejnullahu!!!

Në stilin komunist dhe rrast hipokrit, Isa Mustafa u deklarua, kinse, ishte në anën e rektorit Zejnullahu! Kjo hipokrizi, e dukshme dhe e turpshme, dëmtoi shumë LDK-në, e cila, faktikisht, e shkarkoi rektorin Fejzullahu, madje, me prorosi të SHIK-ut!

Dhe, aq më komiko-tragjike përjetohet rasti, nga anëtarësia numerike e LDK-së, kur mësohet se kreu i saj doli në mbrojtje të SHIK-ut, për t’i shpëtuar kuadrot e tij “pedagogë” falsifikatorë, me diploma dhe tituj shkencorë të blerë!! Megjithatë, strukturat vendimmarrëse të LDK-së e heshtin rastin supër-skandaloz!

SHIK-u e kishte të gatshëm kandidatin për rektor. Ai, më parë, kishte dëshmuar besnikërinë ndaj SHIK-ut, duke fundosur Patinë zëmirë dhe të dinjitetshme, të akademikut të respektuar, Mark Krasniqi, Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës, duke e bërë rregzinë të PDK-së të Kadri SHIK-ut, Kadri krimit. Dhe, ai është Marjan Demaj, i cili po e rrënon, madje, suksesshëm, edhe Universitetin “Hasan Prishtina” të Kosovës.

E gjithë kjo ekspoze, është katërcipërisht e faktuar. Dhe, po të provojë kushdo, për të na bindur për të kundërten, do të dështojë turpshëm.