Nga Skënder MULLIQI
Operacioni i policisë të Kosovës, kunder krimit të organizuar në disa lokalitete të Kosovës, është operacion i drejtë për vurjën e rendit dhe të ligjit, që nuk po funksionon mirë që shumë vite. Ky operacion policorë nuk u mirëpritë në veri të vendit, nga strukturat kriminale serbe, të cilët janë mësuar të bëjnë rendin dhe ligjin sipas kutit të tyre.
Rebelimi serb më barrikada më mjete shpërthyese dhe qitje armësh, po bëhët nga yshtja e pushtetit shovinist të Beogradit, i cili më dhunë po dëshironë ndarjën e veriut të Kosovës. Radikalizimi edhe më shumë i situatës nga minoriteti dhe veqmas nga Lista Serbe e Rakiqit, është thirrje për destabilizim të Kosovës, deri të ndonjë luftë eventuale e re shqiptaro–serbe.
I ashpër ndaje dekalrimit të Rakiqit, që aksionin policor e quajti “natë të kristaltë”, ishte ambasadori e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, duke e quajtur deklarim të pa pranueshëm.Rakiq për nxitje dhe urrejtje ndëretnike duhet të shkarkohet.” Ky aksion nuk është kundër asnjë nacionaliteti. Është i drejtuar kundër kriminelëve që kan kontranbanduar mallra në mënyrë ilagale në Kosovë, ka deklaruar ndër të tjera, Ministri i Punëve të Mbrendshme, Xhelal Sveçla. Këtë aksion policior për shthurjën e rrjeteve kriminale, e ka përkrahuar më një komunikatë edhe NATO.
Kunder këtij deklarimi do të thosha doli Josep Borel, i cili në rrjetin Twiter “kërkoj që menjëherë të ndërpritën incidenetet e dhunshme në veri të Kosovës”, duke e quajtuar shumë pa të drejtë aksionin e sotëm policorë, Unilateral dhe të rrëzikshëm për stabilitetin. Pikërisht ky qëndrim i Borelit, nuk i ndihmon proceseve politike dhe nuk i ndihmon as dialogut më palën serbe. BE dhe Borel ishte dashur t’i koordinojnë qendrimet më strukturën ushtarake të NATO-së, duke përshendetur një aksion të tillë, që nuk është kunder serbëve, por ka të bëjë më luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupcionit. Kjo formë ultimative e reagimit vëtem sa e këqëson gjendjën e sigurisë në Kosovë.
Ne relacion më këtë reagim shkon edhe reagimi i nxitësit të trazirave në veri të vendit, të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuqiqi, i cili ka thënë së Serbia po e humb durimin. Këtij kori anti-shqiptarë nuk e la pa iu bashkangjitur edhe ish-i dërguari për dialogun Kosovë –Serbi, Riçard Grenell, i cili e ka quajtur aksionin e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut, si shkelje të Marrëveshjes së Brukselit. Është kjo një shpërfaqje tjetër proserbe e Grenelit, duke qitë benzinë në zjarr. Shpresojmë së e kan kuptuar më në fund disa struktuara politike në Kosovë, antishqiptarizmin e Grenel diplomacisë …!