Shkruan Luan Asllan Dibrani
A nuk keni pare as dëgjuar se dje për herë të parë pas luftës është mbajtur meshë mu në zemrën e “Universitetit Hasan Prishtina”, pikërisht në objektin e ndërtuar me dhunë nga ish regjimi serbosllav?
A nuk pate asnjeri se ne pikën e ditës, ata dhunuan Kosovën, po sikur të ishte një objekt i yni në Beograd i tillë dhe të shkonim ne shqiptaret ne te njëjtën mënyrë për 5 minuta kish kris lufta dhe asnjë te gjalle se kishin lëshuar!!!…
Si nuk u vjen turp akademik, profesor se paku me dalë me një kumtesë, protestë apo edhe një demonstrim pranë medieve ndërkombëtare, për një provokim aq drastik nga qarqet serbe?
Si nuk reaguat kurrë as për situatën politike qe shpesh vijnë ne kundërthënie edhe nga politikajte e deputet tip analfabetesh të Kosovës?
Heshtja e juaj është baras me pajtim qe edhe në këtë kohë të lejoni të falsifikohet Historia duke i përvetësuar “Kishat tona” si të vetat.
Kurrë nuk dolët së paku me dy rreshta t’i kundërshtoni planprogramet e Quballoviqve dhe pasardhësve të tyre Millosheviqit deri të nxënësi i tyre Vuqiqi?
Po, si nuk dolët me as një konferencë shtypi së paku me reaguar kundër këtyre grabitqareve uzurpues të pronës së Korpusit të UP-së, që mbajtjen liturgji pa therë në këmbë. Edhe ndonjë ditë do tu qesin nga objektet e Universitetit?
“Prona ku është ngritur struktura e papërfunduar aktualisht është në procedurë kontestimore dhe ku paditës është Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” por atij procesi nuk i keni ra mbas duke mos marr pjesë as në gjykim!!! Turp u mbuloftë!!!
Akademik ,profesor dhe student a keni ndërgjegje ta poshtëroni emrin e madh të dijetarit “Hasan Prishtinës” qe edhe metalikun e fundit e shiti për të krijuar dije tek shqiptarët.
Ai shiti tere kapitalin me blerë libra për ta rritur dijen dhe kulturën shqiptare!? Ju sot i lëkundni eshtrat me vënien emrit te tij, këtij Universiteti. Buka e Kosovës do t’u vrasë tipa injorantesh, zuzarësh e akademik me diploma falco e të rrejshme qe nuk këtë të zot t’i kundërviheni një krushqnije serbe për ta ripushtuar Kosovën edhe ne këtë mënyrë me primitivizmin e tyre qe botërisht dihet se kjo kishë gurthemelin e vënë vetë krimineli Arkan i dërguari i Millosheviqit.
Akademikë, profesorë e studentë, shtetet e zhvilluara i menaxhojnë pikërisht njerëzit e mëdhenj të dijes nga Akademitë e Universitetet, si ju qe i keni emrat, por nuk ketë të zot asnjëherë të reagoni kundër llumshtise së deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së të cilën e kanë votuar sipas Pakos së Ahtisaarit, si pjesë përbërëse e Kishës Ortodokse të Serbisë, me seli në Beograd!
Asnjë qeveri Serbe as edhe një vendim të vetëm nuk e merr pa miratimin e kishës Serbe dhe Akademisë te vet, prandaj lind pyetja a thua meritoni ti mbani ata tituj për se koti dhe këto diploma?
Kisha serbe ka dhënë bekimin për shfarosje të popullove tjerë është për t’u çuditur?! Kjo kishë është bashkë fajtore e krimeve në Kosovë dhe provokim para rifillimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nga e cila konsiderohet liturgjia e organizuar nga Kisha Ortodokse Serbe, në objektin e papërfunduar të kishës, që gjendet në oborrin e korpusit të Universitetit të Prishtinës?.
“Që nga koha kur ka filluar ndërtimi i kishës në Korpusin e Universitetit të Prishtinës, ka qenë diçka e jashtëligjshme,provokative, për shkak se është bërë pa pëlqimin e Universitetit dhe pa kurrfarë leje.
Kisha Ortodokse Serbe, në përgjithësi është duke u keqpërdorur“nga regjimit i Beogradit, qe në vazhdimësi mundohet ti përvetësoj kishat tona si të vetat, prandaj këta janë të prirë qe nga kjo kishë qe e dimë si u ndërtua, elita serbe deri nesër krijon histori e mite nga kjo kishë.
Si kjo kishë me pretendime dhe qellime antishqiptare pa leje në Kosovë janë ndërtuar edhe me qindra xhamia nga shtet islamike qe nuk i duan të mirën Kosovës dhe si të tilla duhet të rrënohen të gjitha bashkë me këtë kishë.
Tash po bindem se meritat e Pavarësisë së Kosovës i paska pas vetëm i madhi dhe i dijshmi ish Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës pa komandantet e rrejshëm !
Koha është për shërimin e plagëve, ato po lëndohen edhe më shumë, po gjëmon dhe lëngon populli e heshtë pushteti po edhe ju Akademik, profesor e student. Le të jetë kërkesë urgjente për Akademinë e Kosovës, Universitetin Publik të Prishtinës, qe të hartojnë bashkërisht një Projekt, në bazë te të cilit ti dërgojnë Kuvendi të Kosovës të si te përgatitur një Rezolutë apo dekret ligj, me të cilën ai objekt të shpallet ilegal dhe i kundërligjshëm, e aty të ndalohet çfarëdo manifestimi!, deri ne miratimin e rrënimit si i pa ligjshëm!.
N.Mandella për kolonistët e Afrikës ka thënë; “na erdhën me bibla në dorë, na ndërtuan kishat… me bekimin e zotit, por na i lanë biblat si dhuratë nga zoti na morën pasurinë!!!” Shqiptarët nuk kanë arritur asgjë shkaku i besimit në botën tjetër dhe shkaku i fqinjëve! Shqiptarët (myslimanët) kanë frikë dhe kurrsesi nuk mund t’a ndajnë religjionin nga jeta e tyre! Problem jetik të ta!Prandaj si kjo kishë e dëmshme, aspak ma te dobishme s’janë gjithë ato xhamia te ndërtuara vetëm e vetëm ta vazhdojnë robërimin e këtij populli nga te tjerët duke u servuar secili ne vete fe e fe!…
Pra mos të harrojmë se kërkesa unanime serbe është te krijohen asociacionet serbe në Kosovë nga e cila lidhet edhe me këto kisha qe i ka fut nen mbrojtjen të trashëgimisë kulturore serbe?!:
Sot vjen lutet nesër e fut në UNESCO edhe në fund, lyp hise thotë kishat kanë qen të mijat po edhe toka.
,,Një budalla e gjuan gurin në bunar,njëqind të mençur s’munden me e nxër “prandaj nuk e kam besuar qe Universiteti i Prishtinës ka aq budallenj!!!
Tash po bindem se meritat e Pavarësisë së Kosovës i paska pas vetëm i madhi dhe i dijshmi ish Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova pa tip Milazim Krasniqa e rrenca tjerë! Edhe për një shpullë me ja dhënë policia serbe, shqiptarëve mbante konference shtypi çdo jave dhe e merrte vesh e gjithë bot .Krahas luftës paqësore të Ibrahim Rugovës lindi Ushtria Çlirimtare e Kosovës qe dolëm po e gëzojmë këtë lloj gjysmë pavarësie, pa komandantet e rrejshme dhe injorant qe mundohen ta zhbëjnë me veprat e tyre të liga!!!