AKADEMIK DACI TELLALL I PARTIVE-BANDA

0
826

Nga IDRIZ ZEQIRAJ

“Komandantët” korba, duke u thirrur në luftën e pa bërë, të mbështetur nga frengu Kouchner, dhe të të tjerë që e pasuan atë, në marrëveshje me Francën dhe Serbinë, në revanshin e tyre kriminal, asfiksuan popullin e terrorizuar të Kosovës. Ishte kjo periudhë errëtake, që nxori në skenë Akademik Nexhat Dacin, i cili shkëlqeu në drejtimin e Kuvendit.

Akademik Daci njihej për kryeneç e kapriçioz, por, në gjallje të Dr. Rugovës, ishte i pa shpresë për ngritje në kupolë të partisë. Pas shuarjes së Tij, mendoi se është i pa konkurrencë, brenda LDK-së. Megjithatë, në përballje me Profesor Fatmir Sejdiun, u mund. Duke mos e përballuar humbjen, e ndau LDK-në. Fajësia ishte e të dy kuadrove titullarë, mjerisht!

Përgaditja shkencore e tij, nuk e ndihmoi në politikë. Duke udhëhequr me primitivizmin e monizmit, LDD-në e tij e shpuri drejt rrënimit. Koalicioni parazgjedhor me partinë-bandë, AAK-në, zbuloi karakterin e hiçtë, zvetnoi autoritetin, deri në masën e “vetmisë së madhe”, duke u braktisur, pothuajse, nga të gjithë, përveç çunakëve Lulzim Zeneli e Sejdë Tolaj, të cilët u leckosën, për t’u hedhur në kosh…!

Akademik Nexhat Daci, “si e ëma e Zeqos maje thane”, siç thonë gjirokastritët, kur dikush “ja futë Roma për Toma”, pra, në tym e marrëzishëm, apelon tek koalicioni LAA, “jo të stagnojë për shkak të inateve dhe egove politike”, por, “kalanë” t’ia dorëzojë PAN-it, sepse, “formimin e qeverisë së re duhet ta bëjnë fituesit e zgjedhjeve!”

Realisht, PAN-ni është humbësi i madh dhe nuk i ka “kokërrat”, për formimin e qeverisë. Ai nuk mjaftohet me kaq, Akademiku ka vendosur të marrohet me fund, kur thotë: “Koalicioni fitues e ka një strukturë të njerëzve që kanë vullnet dhe përvojë që në rrethanat që është Kosova, e japin kontributin e duhur”!!

Vallë, a nuk ishte, pikërisht, kjo strukturë e vrasjeve serike politike, e haraçit të përgjakshëm, e hajnisë zyrtare; shitjen e përshitjen, përmes privatizimeve shoqërore e shtetërore, të pasurive të brezave shqiptarë; e bërjes të Serbisë hisedare në Kosovë, përmes “Zajednicës”, e faljes të tokave tona fqinjëve, me pazarët e pista e konspirative, e përtokjes të Kosovës, deri në prag të shtet-zhbërjes?!?

Akademik Daci shkreton edhe më tej, në përkrahjen për partitë-banda, se ato japin “institucionet të cilat kanë përvojë dhe kanë dije. Mesazhi im ishte shumë i qartë, një qeveri e cila bluan 24 orë si makineri e fuqishme, dhe në luftë e kanë treguar mençurinë e tyre”!

Është e vërtetë se makineria e partive-banda bluan non-stop, pandërprerë zhvatjen e haraçit, për të gjitha llojet e bizneseve dhe makro hajnitë zyrtare. Dëshmi faktike janë pasuritë e tyre marramendëse. “Mençuria” e tyre në luftë është provuar, duke zbatuar porosinë e Sigurimit të Klosit dhe të Serbisë, për ndarjen e faktorit ushtarak, përçarjen e popullit, në kohë lufte, që përbën një supër-krim. Për rrjedhojë, sabotimin dhe dështimin e luftës të Kosovës.

Akademik Daci ngulmon sforueshëm, për t’i kurorëzuar me pushtet partit-banda: “Për t’i tejkaluar këto sfida duhen njerëzit e dëshmuar në luftë e në paqe”! Pra, anëtari i LDK-së, Nexhat Daci, krejt lehtësisht dhe poshtërsisht, ia mohon partisë së tij kontributet në paqe dhe luftë, edhe pse dihen rezultatet e rezistencës aktive në kohë “paqeje” dhe lufta e betejat, të datuara dhe të emërtuara, madje edhe të fituara, përgjatë Luftës të Kosovës.

Ndërsa “lufta” dhe “betejat” e partive-banda, të adhuruara nga Daci, nuk kanë as data se kur janë bërë dhe as vende ku janë zhvilluar ato!? Pra, janë sajime propagandistike, të rrejshme, fiktive.

Gadi për fund, “LDK-ja duhet të reflektojë siç ka bërë Presidenti Rugova në vitin 2004…”, – këshillon Akademik Daci! Edhe ajo çorbë e thartuar është gatuar nga ai. Megjithatë, Dr. Rugova, atë koalicion, e ka quajtur “sakrificë, po zgjedhim të keqen më të vogël, AAK-në”, në raport me PDK-në dhe serbët. Pra, një koalicion i imponuar, i diktuar dhunshëm, në rrethanat e asaj kohe.

Sot, Kosova dhe LDK-ja janë në pozicione shumë më të avancuara, me pavarësi dhe njohje ndërkombëtare, si shtet. LDK-ja, edhe pse fort e lodhur nga SHIK-u, brenda strukturave vendim-marrëse, zgjedhjet e fundit i ofrojnë një shans të mundshëm, për reforma substanciale dhe spastrim të strukturave vitale partiake. Ajo ka mundësi të zgjedhë aleatë, natyrisht, jo ideal, por, që nuk kanë atë ngarkesë kriminale, sa dy partitë-banda, PDK-ja dhe AAK-ja.

Ideja e hedhur për një qeveri gjithëpërfshirëse, e thënë nga kushdoqoftë, është ide e SHIK-ut terrorist, që ka për qëllim mbajtjen e PDK-së në pushtet. Pra, në mënyrë direkte apo indirekte, janë vënë në shërbim të SHIK-ut, vrasës i 1.820 ushtarëve dhe të veprimtarëve të Ibrahim Rugovës.

Lajkat dhe përdorimi i fotografisë të Presidentit Rugova, në kohë fushatash zgjedhore, nga bandat e AAK-së, është hipokrizi dhe mashtrim i madh për anëtarësinë e LDK-së dhe popullin e Kosovës, e më gjerë në Shqiptari. Po e ilustrojmë me një shembull konkret, që demaskon, madje bindshëm, këtë maskaradë të partisë-bandë, AAK-së:

Një vit më parë, pikërisht, në gushtin e vjem, Nëndega e LDK-së e fshatit Isniq, organizoi një dabat publik, me pjesëmarrje të gjerë të veprimtarëve të LDK-së, në Dukagjin e mëtej. Debati u organizua në Sallën e Kuvendit të Komunës në Deçan. Qysh në fillim të debatit, veprimtarët jashtë kësaj komune, pyetën:

“Pse nuk është vënë fotografia e Presidentit Rugova dhe Flamuri Dardan, në ballorën e skenës”?

Përgjigja e organizatorit ishte” “Drejtuesit e AAK-së nuk lejuan të vihen as fotografia dhe as flamuri në fjalë. Më lehtë ishte të merrësh vesh me Millosheviçin, se sa me AAK-në!” Në mbarim të debatit, në sallë hyri kryetari i Komunës, nuk e di, për të na përshëndetur apo për ta parë nëse skena është e “pastër”! Ja, pra, kjo është “dashuria e respekti” i AAK-së për Presidentin Rugova!

Për Akademik Dacin kupola e skenës politike e Kosovës është e mangët, vetëm me dy krye-kriminelë, Hashimin dhe Kadrinë. Prandaj, kërkon edhe si-vëllain e tyre të tretë, Ramushin, fotografitë e të cilit, të bëra më disa vrasës serikë, çdo ditë begatojnë faqet e mediave shkrimore e vizive.

Thonë se marrja nuk ka mbytur askënd! Edhe Akademiku ynë do të vazhdojë të jetojë, përjetësisht i turpëruar, për “xhevahirët” e tij, skajmërisht, të veçanta dhe kutërbuese!