AKADEMIA SHQIPTARE-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE ARTEVE – KOMUNIKATË

0
514
ASHASHA

AKADEMIA SHQIPTARE-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE ARTEVE
NEW YORK, PRISHTINË, TIRANË, SHKUP

Nr. 024/2020
Dt. 29.06.2020
New York – Prishtinë

KOMUNIKATË

Duke u bazuar në situatën aktuale në lidhje me publikimin e aktakuzave të para nga prokuroria e gjykatës speciale, Akademia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve në New York, Tiranë, Prishtinë e Shkup, duke u bazuar në aktet dhe normat juridike të studiuara nga anëtarë të Akademisë, ekspertë të drejtësisë ndërkombëtare kemi gjetur shkelje të panumërta në përmbajtjen e kësaj “aktakuze” dhe për vet faktin se në aktakuzën e publikuar nga prokuroria e gjykatës speciale, përveç shumë shkeljeve ligjore, në të shkruhet termi “vrasje joligjore” dhe kjo na jep të kuptojmë se, sipas kësaj prokurorie po ekzistuakan “vrasje ligjore”, dhe kështu; vrasjet që i ka bërë ushtria, policia e formacionet paraushtarake serbe ndaj shqiptarëve civil në Kosovë 1998/1999 na qenkan “vrasje ligjore”, këtë duhet ta sqarojnë prokuroria dhe gjykata speciale kryekëput e njëanshme!

Akademia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve, asnjëherë nuk do të ndërhyjë në punën e drejtësisë, por jemi të sigurtë se duhet dhe është më se e ligjshme që nga të gjitha dokumentet, aktakuzat e aktet tjera juridike të hiqet urgjentisht termi “krimet e pretenduara të UÇK-së”. Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, luftë për vetëmbroje, luftë çlirimtare, prandaj ëndrrat dhe ëndërrimtarët, që thonë se me këtë Gjykatë speciale do të pastrohet lufta e UÇK-së nuk qëndron, kjo është sa qesharake aq edhe e padrejtë, sepse diçka që është e drejtë, është edhe e pastër, në të kundërtën nuk do të intervenonte NATO për ta ndihmuar UÇK-në dhe për ta shpëtuar popullin shqiptarë nga gjenocidi serb.

Fakte për gjenocidin serb në Kosovë të vërtetuara nga Organizatat ndërkombëtare:

-Shtëpi të shkatërruara të popullatës shqiptare: 100.589
-Shkolla të shkatërruara me dokumentacion: 358
-Zyra të vendit: 71
-Shtëpi kulture: 30
-Biblioteka publike dhe shkollore: 93
-Objekte shëndetësore: 123
-Objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215
-Kisha katolike: 5
-Objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101.
Pasojat e luftës në njerëz, masakra të mëdha, vrasje e organizuar, madje edhe të familjeve të tëra gjatë periudhës janar 1998 – qershor 1999:
-Të vrarë: 13.500 viktima nga Kosova,
-1.392 fëmijë deri në 18 vjeç.
-296 fëmijë deri në 5 vjeç.
-1.739 femra
-1.882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare.
-1.450 banorë ende janë të pagjetur.
-Janë dhunuar 20.400 femra shqiptare.

Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, nga Kosova ka pasur afro 1 milion refugjatët të dëbuar prej Kosove, gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-së. Vendosja e refugjatëve sipas shteteve ishte:

-443.300 ishin vendosur në Shqipëri;
-247.800 në Maqedoni,
-69.300 në Mal të Zi;
-21.700 në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Pra, sipas të dhënave të sakta ishte një total prej 782.100.
Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475 refugjatë, duke përfshirë:
-13.639 në Gjermani,
-7.581 në Turqi,
-5.829 në Itali,
-5.730 në SHBA, pastaj edhe në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael e vende tjera të botës…

Drejtoria për marrëdhënie me publikun
Prof. Dr. Flori Bruqi, drejtor
Prof. Dr. Skënder Kodra, Kryetar i ASHASHA
Dibran Fylli, anëtar