Martin Camaj
Ajo mbramë harroi trupin e vet
Zbuluet
E në mëngjes e gjeti pikturë të varun
Në murin e gjanë dhetë pashë:
E kqyri dhe e kqyri e u zhduk.
Petkat e saj teren buzë detit
Me këmishën e gjarpnit mbi gurë.
Shtërpia tha se vjen prap, ajo, po
Deri mbasdite.
Mbasdite vonë, gjarpni i rrejtun
Doli prej nëngurit
E iu zgërdhesh vetmisë ndër sy,
Veshi këmishën e vjetër e shkoi
Me fjetë.
Marrë nga publikimi në FB i Ermira Shehu