AJNSHTAJNI DHE FEJA MONOTEISTE HEBRAIKE…

0
1312
Einstein me gjuhë

PO SHQIPTARËT E ZGJUAR E FEJA HEBREJE?!

Arben Çokaj

Ajnshtajni ishte hebre e një ndër kokat më të zgjuara të planetit Tokë, nuk donte me ia ditë sa shqiptarët për fetë hebraike – arabe, dhe shkruan një vit para vdekjes:

Fjala Zot për mua nuk është asgjë më shumë se sa shprehja dhe produkti i dobësisë njerëzore dhe Bibla është një përmbledhje legjendash të nderuara, por mjaft primitive”…

Për mua besimi hebraik është, ashtu si çdo besim tjetër, mishërimi i një supersticioni primitiv. Ndërsa populli herbe, të cilit i përkas me shumë krenari dhe që ndjehem thellësisht i përfshirë nga mentaliteti i tij, nuk ka asnjë formë dinjiteti ndryshe nga popujt e tjerë”…

Por kush është Ajnshtajni para shqiptarëve, që kanë shpikë rrotën përmes feve, se?! E që feja i ban ose jo Europianë?

Ky është ndryshimi në mes Ajnshtajnit, që mendonte se shoqëria ka një set vlerash universale, ku feja nuk luan ndonjë rol kushedi, dhe “Ajnshtajnave” shqiptarë, që merren gjithë kohën me fenë e objektet fetare… e pastaj pyesin: Pse nuk zhvillohemi ne shqiptarët more?

Nuk arrijnë me e kuptua, se janë ba trup polar dhe kultivojnë primitivitetin fetar, si vlerë, edhe pse jetojnë disa në mes të Europës… ?! E vërteta dhemb, por nëse nuk pranohet në kohën e vet, dhemb edhe më shumë!

Mile Cyrrus e Dua Lipa filluan me e nxjerrë gjuhën jashtë, pasi panë këtë foto të Ajnshtajnit…