Nji poet qe i eshte perkushtuar poezisë dhe botimit, tashma i njohur dhe i perferuar per lexuesit. Eshte botues i disa vllimeve poetike, fitues i çmimeve dhe medaljeve te ndrysheme. Poezit e poetit Ajet Shala flasin me lexuesin, jane sa komunikative po aqe enigmatike ne vetevete. Poetit dhe mikut tim Ajet Shala i uroj suksese, ne rrugen e bukur te krijimtaris dhe te botimit.
/Gjin Musa, gazetar.
Edhe tash kur për së dyti tradhëtia
I vret heronjtë,
E vrarë nga Zogu, ( për një fitore të Partisë )
Rehabiliton kryetradhëtarin Zog.
Ku është Hasan Prishtina, veprimtari
Ideatori i Pavarësisë së Shqipërisë
Ku është Luigj Gurakuqi e Avni Rustemi
Që me tre plumba e pat tmerruar Parisin
Bajram Currin në shpellën e Dragobisë
E Shote Galicën e lanë ndër male
Të vdes prej urisë.
Ty atdhe të donim
Edhe kur Shqipërinë ja nënshtruan
Ushtrisë Sërbo-Ruse
E Shën Neumin i falen Jugosllavisë
I shkelen tokat e lashta të Arbërisë
Rrëxoi qeverinë e Nolit demokrat
Për një gradë
Mbret që lau me gjak bukën
Grabiti arin e si hajdut iku pa kthim
E tash varr-turpi dhe përmendore
Në Tiranë
Ahmet Zog Tradhtisë.
AROMË ATDHEU
Kur s’jam me trup tek ju vëllezër asaj ane
Mos, mos thoni, se Ajet Shala mungon
Po sa të prekni secilin tra dogane
Emri im i gdhendur aty qëndron.
E jam në secilën pëllëmbë atdheu
Me ju e flas gjuhën e ëmbël të tokës
Jam në pyje e në secilin plis dheu
Me dorën e dridhur numëroj plagët e epokës.
Më gjeni mbështetur në secilin lis me gjethe
Duke ia marrë lules se livadhit aromën
Jam në sofër e në varret e gjyshërve që treten
Gjithmonë i uritur, gjithmonë i pangopur.
Me gjëni mbështetur në secilën gurrë
Duke shuar etjen me ujin kristal të tokës
Sado që ato ujëra kam pirë sa një lume
Për etjen e pashuar ia pata nevojën.
Kur shihni veshjen kombëtare në fushë apo sfilatë
Në atë mrekulli janë dhe sytë e mi si dylbi në dete
Kam parë veten sikur kam qenë në një ujëvarë
Nuk ma ka mbushur syrin asnjë garderobë moderne.
Kur kaloni gryka bjeshkësh me dorë majekrahu
Veshët e mi aty i kam të gdhendur në shkëmb
Sado që kam kënduar në lahutë pranë bajraku
Asnjëherë s’u shërua plaga e shpirtit që dhëmb.
E dua aromën e bukës që nënat i pjekin në çejrep dheu
E thith pa mbarim deri sa s`më pëlcasin mushkëritë
Kam ngrënë e kam shijuar në gjithë kuzhinat e botës
Uritur kam dalë, n`ëndërr jam ngopur me bukë atdheu.
Ah atdhe, atdhe,
Vetëm aroma jote më ngop edhe në ëndërr.
DIALOG ME DOGANIERIN
Të gjitha bulevardet metropolitane
I kam prekur
Lidheshin me mija kilometra
Me asfalt e me drita
Të gjitha ato rrugët
Prapë më sjellin të vendlindja edhe më të etur
Tek balta e ëmbël me gurët e sokakut
Që i preku këmba e njomë zbathur.
Tek dogana lumturohem:
Ku me flasin me gjuhën e nënës,
Aty shkruan me të madhe
“MIRË SE VINI NË ATDHE!”
Më pyesin,
“A keni për të deklaruar mall?:”
Po,
Kam sjellë librat e mi ikam në bagazh.
Hapeni, ju lutem
U zgjas librin “Bisedë me atdheun”
Për çudi
Disa shkronja të mëdha më bien në tokë
Besomë ti atdhe je dashuria e çdo kokrrize dheu
Lëmë
Të bie në gjunjë e të puth si baca Isë dikur flamurin
U ngrita nga toka
E librin ja dhashë doganierit
Atij loti i rrodhi ja rëndoi qerpikun
Buzëdridhur më tha:
Ju dëshiroj pushim të këndshëm
Në atdhe vëlla.
Me dorën dalë nga gjiri,
më dha një flamur me shkabë, kuq e zi.
Unë veç isha i përlotur
Që nga këmba aty kur më shkeli
E përshëndeta me dorën në zemër
“TË NA RROJË NËNA SHQIPËRI!”