AINO KALLAS DHE NUSJA E UJKUT

0
1157

A I N O . K A L L A S

N U S J A . E . U J K U T
T r i l o g j i
P Ë R K T H E U: F A S L L I . H A L I T I
Redaktor: P r o f. D r. K la r a . K o d r a

Aino Krohn ka lindur në vitin 1878 në Vipuri. I qaset të shkruarit që në 19-të vjeçe, me veprën Laulaja Balladeja (“Këngë dhe balada“), që tregon kolorit e personalitet të pakët. Është një grua që udhëton shumë, veçanërisht në Britani dhe Francë. Falë udhëtimeve mëson për lindjet e teorive feministe, shkak i të cilave është martesa. Në vitin 1900 martohet me Oskar Kallas, studiues i madh i poezisë popullore Estoneze. Tërhiqet nga temat tipike të poezisë popullore estoneze, ose kënga e popujve të shtypur dhe të vuajtur, për shkak të viteve të gjata të robërisë dhe abuzimeve. Për këtë arsye, proza e saj e viteve të më vonshëm, trajton histori të dhunës, tentativa rebelimi, heroizmash, dashurish e dhimbjesh.

Suden morsian (1928) është pjesë e një trilogjie, që përfshin edhe «Barbara fon Tisenhusen» (1923) dhe «Pastori i Reigit» (1926), të cilat merren me histori dashurie, dhimbjeje dhe vdekjeje, dhe janë shkruar me të njëjtën gjuhë arkaike, që krijojnë pothuajse një atmosferë onirike. Por vepra që do të korrë shumë sukses, sidomos në Skandinavi, Britaninë e Madhe dhe në Holandë do të jetë pikërisht Suden Morsian tashmë vetë titulli i përkthyer në italisht «Nusja e Ujkut» është burim i dykuptimësisë. Në të vërtetë, në gjuhën finlandeze nuk ekziston gjinia (shpesh problemi i përkthimit qëndron në të kuptuarit, nëse po flitet për një burrë ose për një grua, pasi as mbiemrat as përemrat nuk lenë të kuptohet asgjë për seksin “seksin” biologjik), kështu që mund të përkthehet edhe “Nusja e Ujkonjës“.

Vepra është shkruar në formën e kronikës dhe tregon ngjarjet të ndodhura në vitin 1650, periudhë e zezë e gjuetisë së shtrigave, e obskurantizmit fetar dhe puritanizmit. Mënyrat e zgjedhura nga Kallas për të treguar historinë e saj është mjaft origjinale. Zgjidh, në fakt, t’i japë jetë një tregimtari, besimtar të zjarrtë dhe shumë erudit (të shpeshta janë citimet në latinisht) të atij që tregon këtë histori, me qëllim që t’u tregojë lexuesve të tij, se si qe e mundur që një grua, nga një grua e dashur dhe nënë e kujdesshme, të shndërrohet në një kafshë djallëzore me urdhër të djallit, pikërisht në një ujk. Kallas, për krijimin e transmetuesit të tij, sigurisht u frymëzua nga traktatet e veprave të mëparshme, dhe nga vepra bashkëkohore të shekullit të shtatëmbëdhjetë, të cilat kërkoi t’u imitonte stilin moralizues dhe me plot besime popullor. Kallas zgjodhi këtë regjistër të pazakontë, duke zgjedhur kështu, rastin për t’u futur në polemikë të hapur me romanin historik, zhanër i cili në ato vite gëzonte popullaritet të madh dhe më pas në mesin e publikut të kohës. Historia, në vetvete, është e thjeshtë dhe e shkurtër për t’u përmbledhur:

Një grua e re, Aalo, e braktis familjen e saj për t’u kthyer në ujk gjatë natës dhe të vrapojë së bashku me lukuninë e saj nëpë pyje. Është gruaja ajo që vendos se, kur dëshiron të marrë formën njerëzore apo të kafshëve, duke veshur një lëkurë ujku, që e lejon të shndërrohet. Njerëzit e fshatit, duke përfshirë edhe burrin e saj Pridik, e akuzojnë se ajo është nusja e djallit dhe e djegin të gjallë në saunë, së bashku me fëmijën e ngjizur gjatë një nate, kur ajo mori formën e njeriut dhe i bëri një vizitë burrit të saj. Ky i fundit, megjithatë, i bindur se eshtrat në saunë janë vetëm mbetjet njerëzore të Aalos dhe se shpirti i gruas së tij mund të mbijetojë në trupin e ujkut, shkon për të gjuetur kafshën, ujkun dhe e vret atë pa mëshirë. Duke analizuar veprën, vihet re menjëherë se si Aalo është një grua e veҫantë.

Është në gjendje të bisedojë me kafshët dhe t’i zbutë ato. Që në faqet e para përshkruhen në një lidhje të fortë grua dhe kafsha, e cila do të jetë konstante në të gjithë veprën. Aalo në trupin e saj mban një damkë, një shenjë të kuqe, të ngjashme me krahun e një mole, që populli e quan edhe germë zjarri apo damkë e shtrigave dhe ka flokë të kuq: gruaja është e ndryshme nga të tjerët edhe për shenjat e dukshme në trupin e saj. Shoqëria, e nënshtruar nga besime supersticioze dhe e topitur nga feja, nuk kupton dhe i interpreton këto shenja si paralajmërime të së keqes dhe magjisë. Paragjykimi i treguar nga populli simbolizon ato ndjenja fatkeqësie dhe mosbesimi, që shpesh shoqëria ka manifestuar kundër atyre grave që kërkojnë emancipimin.

Kallasi pësoi ndikime të konsiderueshme prej teorive frojdiste dhe mbeti e hipnotizuar prej tyre. Në fakt, edhe në këtë vepër janë të pranishme në mënyrë eksplicite referencat në punën e babait të psikoanalizës. Moçali ku Aalo shkon për t’u ribashkuar me tufën e saj ose për t’u shndërruar në një ujk, është metaforë për subkoshiencën, është një vend i paqartë dhe i papërcaktuar, midis ujit dhe tokës, midis së mirës dhe së keqes, midis pozitives dhe negatives. Moҫali par excellence është tjetërsim. Uji, gjithashtu, paraqet elementin material, lëngjet e mitrës, disponimi i mitrës, kështu që këtu përmendet gjendja e fetusit me gruan, një trup që nuk është formuar ende, pa identitet (është grua apo ujk?). Aalo, kur është ujkonjë mund të jetojë lirisht në seksualitetin e vet dhe instinktet e veta jashtë ligjeve të shoqërisë. Është larg nga kufizimet sociale dhe rutinës së një gruaje.

Kur vinte mbrëmja dhe ujqërit, duke u errur, ata fillonin të zvarriteshin më afër vendbanimeve të njerëzve, kështu që britmat e tyre arrinin në rrëzë të veshëve, atëherë edhe Aalo, në pragun e shtëpisë, harronte punët e saja të papërfunduara, shikonte me ngulm drejt pyllit dhe ulurima e ujqërve prekte veshin e saj si një muzikë e ëmbël, sepse ajo tashmë ishte e racës së tyre.

Këtu referenca për teoritë e Jungut është e fortë: shkrirja me natyrën simbolizon lirinë dhe mungesën e kufizimeve apo lidhjeve sociale. Jo rastësisht Kallas zgjodhi ujkun si kafshë në të cilën shndërrohet Aalo. Ujku është një kafshë që konsiderohet demonike, një shërbëtor në varësi të vetë djallit. Megjithatë, ju mund të pyesni veten nëse është djalli apo Shpirti i Pyllit që e posedon gruan. Natyrisht, perspektiva ndryshon. Po të ishte Shpirti i Pyllit, atëherë Aalo nuk do të ishte pushtuar nga djalli, por do të jetonte, në fakt, në harmoni të plotë dhe në simbiozë me natyrën.

Dhe ky Shpirt ishte Diabolus Sylvarum, Shpirti i Pyllit dhe i Ujkut, banesa e të cilit është në moçal dhe në pyll, trim dhe i patrembur, shpirti i forcës dhe lirisë, por edhe i zemërimit dhe i dhunës, i padepërtueshëm për çdo mirëkuptim njerëzor, me krahë si era e stuhisë dhe e zjarrtë si zemra e botës, por megjithatë në tensionet e Errësirës.

Ddrejt qenies së saj ujk, Aalo provon një tërheqje të pamohueshme, sepse kur është ujk më në fund ndihet e lirë, por në të njëjtën kohë me neveri, është e vështirë për të që të braktisë gjithë zakonet e një jete. Gruaja, para se të fillojë procesin e transformimit të saj, lind një vajzë, por nuk kujdeset e braktisë, duke e lënë në kujdesin e burrit të saj. Gruaja refuzon amësinë, thyen përfundimisht rolin tradicional të gruas. Nën shfaqjen e ujkonjës së lirë gjithë shtazërinë e saj, me dhunimin e ndrydur, brenda vetes ajo mpreh shqisat e veta, ndien aroma të pandjera kurrë më parë, shikon më mirë, me më shumë qartësi, provon kënaqësi në të qenët brutale (kur copëton kafshë të tjera). Aspekti fizik i saj shprehet plotësisht. Kur është ujkonjë ajo nxjerr anën e saj të fshehtë dhe instinktive.

Dhe me shfaqjen e ujkonjës u zgjuan tek Aalo edhe të gjitha llojet e epsheve dhe dëshirave, si etja për gjak dhe jo gëzim, për të shqyer, sepse edhe gjaku i saj kishte ndryshuar në gjak ujku, kështu që ajo ishte si një prej tyre. Me një britmë të egër dhe triumfuese, ajo u bashkua me kompaninë e ujqërve të tjerë, si të kishte qenë një prej tyre shumë e munguar për një kohë të gjatë dhe më në fund t’i kishte gjetur të ngjashmit e saj; dhe të tjerët, duke uluritur në kor, e përshëndetën atë si një motër.

Është gruaja që mund të vendosë kur transformohet duke veshur lëkurën e ujkut, duke preferuar përherë më shpesh, përmasën e saj fizike shqisore, seksuale, shtazarake. Pasi ujkonja, Aalo nuk mund të kthehem më prapa, sepse tani asaj i pëlqen përmasa e re e saj dhe më në fund arrin të ketë epërsi, edhe mbi burrin e saj.

«Shkove rrotull si ujk, apo jo?» Atëherë Aalo më në fund përgjigjigjet: «Dhe nëse unë shkova rrotull si një ujkonjë, dhe gjaku i ujkut ndizet në venat e mia, nuk ka rëndësi për asnjë tjetër, pasi shpëtimi ose humbja e shpirtit tim është diҫka imja!».
Burri, Priidiku, sidoqoftë, tërhiqet nga ana shtazarake e gruas, nga seksualiteti i saj i egër.

«Po si shkon ti, i dashur Priidik? Është i ftohtë shtratin yt?» Dhe gjithë natën, deri në agim gri, ata u përqafuan me dhembje dhe dashuri me njëri-tjetrin, sikur të mos kishin qenë kurrë të ndarë.

Nga kjo marrëdhënie lindi pastaj një fëmijë, e vrarë, e djegur e gjallë, së bashku me nënën që vetëm sa i ka dhënë dritë, nga një turmë e zemëruar, e sigurt se ky nuk është biri i Priidikut, por i Ujkut, pra një hibrid i tmerrshëm, një përbindësh. Por Priidik, pas zjarrit, pyeti veten sikur gruaja të kishte vdekur vërtetë. Është i sigurt se vetëm forma e njeriut është e zhdukur në zjarr, por jo shpirti i ujkut. Kafsha i mbijeton vdekjes, dhe kjo është dëshmi për njeriun, ajo është bashkëpunëtorja në anën e errët, e keqja. Ai nuk mund të durojë që Aalo të jetojë në këtë gjendje, ku ndër të tjera ajo gjeti dimensionin e saj. Është aluzion i qartë i përpjekjeve të njerëzve për të vrarë lumturinë dhe mishërimin femëror. Pra Priidik e vret për t’i dhënë asaj paqen, por duke qenë, në fakt, i paaftë për të krijuar formë tjetër të gruas.

Për më tepër sikur kjo të mos mjaftonte, as edhe midis vetë grave s’ka bashkëpunim, as midis atyre që jetojnë në të njëjtën situatë (gruaja tjetër e akuzuar për bashkim me djallin, e tregon Aalon si magjistare, motrën e tij), as midis grave të fshatit, që mishërojnë modelin e një gruaje të përulur e të nënshtruar ndaj burrit. Janë pikërisht ata që ndihmojnë në mënyrë që gruaja të akuzohet për magji dhe të sanksionojnë vdekjen e saj. Ujk dhe Perëndi. Midis tyre ka urrejtje të përjetshme. Por këtu feja përfaqëson shoqërinë konformiste, ndjenjën e përbashkët, e cila nuk do që gruaja të emancipohet. Satanai është çlirimi. Monstruozi dhe i paemërtuari janë dimension në të cilin ajo gjen realizimin. Ujku është simbol i androgjinit, i një gjendjeje dhe seksualiteti /biseksualiteti i lashtë.

Asnjëherë në formën e saj njerëzore, gëzimi i çmuar dhe gëzimi i lirisë s’u ndezën – zhytën në gjakun e saj, si tani, që ajo vraponte në moçalin si një njeriu-ujk. Pasi është kënaqësia tepër e çmuar e kësaj lirie, të themeluar nga Satanai për të udhëhequr fëmijët e njeriut në humnerën e humbjes.

Në fund të romanit, vihet pyetja Kallas zgjodhi këtë titull, dmth. Nusja e Ujkut. Mund të mendohet nëse unë kam parë ndonjëherë gruan në kategoritë e meshkujve (gruaja e …). Por problemi i gjinisë së finlandishtes që u përmend më parë, vjen në ndihmë. Para së gjithash, Kallasi me qëllim do që titulli të mbetet i paqartë. Ajo përdor kategori mashkullore për të pohuar femëroren mashkullore. Nusja e Ujkut: krijimi, pra i një bote krejt femrash, realizimi i së cilës nuk duhet t’i nënshtrohet miratimit të mashkullit.

Përgatiti dhe përktheu: Faslli Haliti