Ai po i servohet popullit politikë shizofrenike?

1
939
Skënder Mulliqi

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Sikur populli shqiptarë është i detyruar të jetë gjithmonë humbës. Ishim humbës në kohës e sundimit komunist. Shqiptarët nën Jugosllavi ishin humbës për 90 vite më radhë. Kjo ishte përiudha më e errët në historinë mbarëkombëtare. Historia komuniste diktatoriale është tashmë një kapitull i mbyllur. Edhe në kohën e tranzicionit që 17 vite më radhë po jemi humbës, tash jo nga regjimet shtypëse të serbosllaveve, por humbës nga regjimet tona të cilat nuk janë liruar nga logjika e vjetër e sundimit. Që të jemi humbës na bëri kjo kastë politike sundimtare e cila e ka ërrësuar të ardhmën tonë.Nuk kemi besuar së më kaq veshtërsi do ta kalojmë fazën e tranzicionit. Nuk kemi besuar së do të varfërohemi kaq shumë në fillim të shekullit 21.

Nuk kemi besuar së populli do të ka pakë para e pushtetarët kaq shumë. Nese dikur e kemi pasur shtetin e huaj mbi krye, tash shtetin na kanë uzurpuar kastat politike në pushtet. Nese dikur na e morën shtetin armiqët shekullor, tash po na marrin shtetin pushetarët tanë shqiptarë. Kanë bërë shtet dhe mirëqenje vetëm për vete. Janë bërë milionerë vetëm për vete. Kan bërë prona për familjët dhe njerëzit e vet. Kanë grabitur çdo gjë të vlefshme bashkë më shtetin. Në vend të shtetit po na “dhurojnë” varfëri dhe mjerim social. Sikur e kan marrë për detyrë që ta mësojnë popullin që gjendja e abnormalitetit të bëhët gjendje e normalitetit.

E kan për qëllim që pasurimin e tyre, populli ta kupton si të mirën e tyre. Po punojnë që humbës të tranzicionit të pa mbaruar të mbetet vetëm populli.Nuk e kemi besuar së prapë do të vijnë në shprehje njerëzit e tillë të liqë, të cilët do të na bëhën kreatorë të fatit tonë. Deri kur do të lejohen këta pushtetarë të rrejshem të mbesin në krye të shtetit, krejt mvaret nga vetëdijesimi ynë. Këta politikanë në pushtet po vazhdojmë që më çmenditë e tyre nese kan mundësi ta çmendin edhe popullin. Dhe, shtrohet pyetja, kush është këtu më budalla nese pushtetarët po na bëjnë lodra fëmijësh? Sigurisht që populli po e pranon lojën e keqe të tyre. Kjo është politikë tipike shizofrenike që po i servohet popullit dhe Kosovës.

Këta hileqarë në pushtet, tjetër po flasin, e ndryshe po veprojnë. Kjo është hipokrizia më e madhe. Kjo është hipokrizi karshi shoqërisë, është hipokrizi politike e cila është bërë për fatin tonë të keq pjesë e jetës sonë. Po e pranojmë errësirën ne vend të dritës. Po pranojmë që të na përdorin si topin duke na gjuajtur diku në fund të botës. Po tolerojmë që jeta gjithnjë e më shumë të na bëhët e pa durueshme. Po lejojmë që këta hileqarë ta shtypin dinjitetin tonë, të na rrënojnë fizikisht, materjalisht dhe moralisht. Neser mund të na serevirin lojëra edhe më të rrezikshme, duke provokuar luftë ose trazira, që sërish ata të dalin fitimtarë.

Logjika e të gjithë sundimtarëve është e pa kufishme.Këta sundimtarë mund të na kthejnë situatën sikur në vitet e 90-ta. Këta politikanë në pushtet janë duke iu rënë daulleve të përqarjës e cila do të ishte fataliste. E keqja nese nuk ndalet bëhët shumë e rrezikshme si zjarri dhe si fatkeqësitë natyrore. Duhet thënë stop të gjithë prodhuesve të krizës politike dhe krizës ekonomike, dhe të stopohen të gjithë profiterët e luftës, dhe gjithë profiterët të tjerë. Errësira në kokat njerëzore është e tmershme, siç është e tmershme dhe e rrezikshme edhe errësira e përhershme…

1 KOMENT

  1. I nderuari genjeshtar, sa per informate po te lajmeroj se:

    Qytetaret e Kosoves kurrrrrrrë nuk kane qene me te lire dhe me te pasur… dhe kurrrrrë nuk kane punuar me shume. Por ti je nje shizofren dhe mendon qe edhe tjeret jane sikur ti.

    U Kry.

Komentet janë mbyllur.