7.5 C
Tirana
( Arkivi 2016 - 2021 )

Ah po ta dinin shqiptarët se çfarë po hanë?! Skandali me frutat e perimet do ju heqi mendjen (pamjet)

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info/
Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Ueb- & Grafik dizajner

Krrieri, 09 gusht 2018

“Të hash apo të mos hash?” Të hash e të vdesësh ngadalë në vuajtje nga kanceri, apo të mos hash e të vdesësh prej anoreksisë?

Është kjo dilema më e re e kohëve moderne, prej së cilës nuk ka asnjë shpëtim çdo frymor në vendin tonë të mjerë!

Në një prej pikave të fruta perimeve që tregtohen në Durrës ndalova të blej një pjepër ose shalqi në mbrëmje. Tregtarit ia lashë në dorë ta zgjidhte ai, sepse bostanët më kanë dalë të kuq por pa shije dhe ëmbëlsi, ose të bardhë si kunguj në shumicën e radhëve që kam blerë këtë verë. I kam blerë dhe i kam hedhur në plehra.

Tregtari, një djalë rreth të tridhjetave më tha se asnjë shalqi apo pjepër nuk ia vlente ta fusja në shtëpi për konsum.

– Nuk ta sugjeroj më tha sepse niveli i lëndëve kimike dhe hormoneve është nga 10, 15 apo 20 herë më shumë se normalja në shumë produkte.

– Ku e di ti i thashë? Si ma vërteton?!

Me të shpejtë nxori një aparat nga sirtari i tavolinës dhe më tha se tek cilat fruta e perime do të doja të ndalja i shikonim lehtësisht.

Ndaloi tek shalqiri, tek pjepri, domatja, pjeshkët, domatet.

Tek ai shalqini që doja të merrja unë ta konsumoja në familje se vapë e nxehtë është, aparati u skuq e mori flakë “DANGER”! (E rrezikshme!) E pasigurt tregon aparati.

Norma e lejuar ështe 60mg/kg, ndërsa realisht përmbajtja e lëndëve kimike shkonte 230mg/kg. Hajde paguaj 220 lekë për kg që të shuaj etjen e në vend të shuaj etjen të fus kancerin në trup.

Tek pjepri, situata ishte edhe më katasfrofë. Norma e lejuar 90mg për kg, ndërsa përmbajtja me lëndë kimike rezultonte 1900 mg për kg. Pra 1810 mg /kg më shumë se standarti evropian.

Fshatarët e kanë lëshuar dorën e kanë rritur pjeprin që nga natyra shkon në 500 gram e kanë bërë 4 kg për fëmijët tanë. Të ngratët duan të fitojnë, se helbete kanë sezonin që vijnë emigrantët e shitjet janë të mëdha në këtë periudhë.

Në të njëjtën linjë ishin edhe frutat e tjera, por ndryshim kanë domatet zemër kau dhe pjeshkët që vijnë nga importi. Me përbërjen e lëndëve kimikate ishin brenda normës, ç’ka më ngrohu zemrën se pjeshkë e domate bleva pa frikë.

Tregtari, zotëri djalë, më tha se një aparat të tillë mund ta porosisja në Rusi e kushtonte 150 Euro. E falënderova që u tregua i sinqertë, se rrallë e tek gjen njerëz të tillë.

Po ndërsa ika pa frutat e stinës ky shteti të cilit ia paguaj taksat një e më një, ku është sot?

Ku janë një mori e madhe njerëzish të aftë e të paaftë që marrin rroga në 100 struktura që funksionojnë për të kontrolluar këto produkte kriminale që janë me shumicë në treg.

Dikush e ngriti dorën dhe vrau dikë e u quajt kriminel. Po këta që na japin për të ngrënë produkte pa asnjë siguri, pa asnjë çertifikatë, pa asnjë garanci, por përkundrazi të tejmbushura me lëndë kimike dhe hormone, çfarë janë? A nuk janë kriminelë që po na vjedhin jetën, lumturinë, e na stresojnë deri në pikëllim? Ku janë këta që duhet të ndalin dorën kriminale që po na shkurtojnë ditët? Po na helmojnë ditën për diell?!

Mjekët na thonë se ne jemi çfarë hamë e çfarë pijmë! Po ta dinin njerëzit realisht se me çfarë po ushqehen këtë verë, jam e sigurt se do të ngriheshin në revoltë, do të linin banjot e diellit, plazhin, kondicionerin, frigoriferin, do të merrnin ushqimet që i kanë blerë me lekë në dorë në tregje e dyqane, e do suleshin t`ja përplasnin çdo fermeri në fytyrë, çdo qeveritari, inspektori të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Ministrit të Bujqësisë, Kryeministrit, të gjithë atyre që po tallen me shëndetin, me jetën, me të ardhmen e fëmijëve, me shpresat e një populli të tërë! T’ju nxjerrin sytë, këtyre që po e helmojnë, po e vdesin, po e plakin, po ia shkurtojnë ditët e jetën me vetëdije e koshiencë të plotë popullit, i cili punon që të ushqehet e ushqehet që të helmohet, të shkojë në spitalet që po vetë i menaxhojnë, të kurohet me barnat që po vetë i shpikin e i sjellin që të mbajnë në jetë popullin.

Oh medet me çfarë po ushqehen sot bashkëqytetarët e mi!

Fermerët që i kanë prodhuar në arat e tyre këto produkte duhet të dënohen për “krim të rëndë kundër popullit” e po ashtu edhe inspektorët përgjegjës. Duhet të bëhen shembuj dënimi që nga importuesit e farave në doganë, importuesit e plehrave kimike e të hormoneve të bimëve, duhet të dënohen ata që i lejojnë të shiten këto produkte, dhe në fund edhe fermerët të cilët po e vrasin këtë popull!

Është mbushur spitali onkologjik me njerëz nga të gjitha moshat! Medet sëmundjet kanceroze po zënë vendin e parë në Shqipëri. Fëmijë e të rinj, jo vetëm gra e burra kanë varur shpresën tek mjekët. A ka alarm më të madh se kaq?

Fermerët në një anë, e buka në anën tjetër. Mielli i ardhur nga tokat e Çernobilit, së bashku me mishin e kuq të viçave që fryhen me hormone, të peshkut që po rritet në rezervate e po rritet me hormone, janë produktet që po mbushin nevojat e shqiptarëve për ushqim. /Durreslajm/

Shënim: Pajisja Greentest, që mat nitratet e kripërat e rrezikhme në fruta e perime, mish e peshk mund të gjendet në uebfaen: http://anmez.com/shop/

- Reklama -

Më shumë shkrime

Shkrimet e fundit