AGOTA KRISTOF
1935-2011
Nga Agota Kristof (1935-2011) Ka botuar Çelësi i ashensorit. Ora e hershme (1999), Dje (edicioni i fundit, 2016), La vendetta, “hakmarrja”, (edicioni i fundit, 2017) dhe Trilogjia e qytetit K. Nga filmi i Silvio Soldinit “Djegia në erë” u mor nga Dje.
NJËHERË, PASTAJ
Njëherë, pastaj, do të flas për diçka
të bukur gjërash të këndshme
të mbaj me një trishtim
të papërceptueshëm
një mbrëmje kur qielli do të bëhet i bukur
kur shtëpitë do të bëhen gri
dhe gjithçka do të jetë mjegull
Atje në shi
midis shtëpive monokrone
Do të flas për pushtetin
e gjetheve të vjeshtës
sepse do të jetë tetor
Pas mjegullës
heshtni me jakën
e ngritur me duart
e ftohta në xhep
pa dritë si hija
Dhe shiu bie mbi kokat tona
të zbuluara nën jakat tona të hijshme
shi i butë
bie mbi shtëpitë, mbi pemët dhe qielli
bëhet gjithmonë dhe më i bukur
Dhe bukuria do të zbresë mbi ju
me një trishtim të papëceptueshëm
dhe do të kuptoni
që tani e tutje do të jetë përgjithmonë vjeshtë
TË PRISJA
Po të prisja në rrugë në shi
shkoja me kokë ulur, të shihja vërtet
por nuk arrij të prekja dorën
Të prisja mbi një stol hijet e pemëve
binin mbi zhavorrin e freskët
si dhe hijen tënde ndërsa po i afroheshe
Të prisja në një herë natën mbi mal
Kërcisnin degët kur i mënjanove
nga fytyra e më the se s’qëndroje dot
Të prisja në breg me veshin rrafsh me
tokën dëgjoja zhurmën e hapave të tua
mbi rërën e butë dhe pastaj ra heshtja
Të prisja kur arrinin trenat e largët
dhe gjithë njerëzit ktheheshin në shtëpi
ti më bëre shenjë nga dritarja, po treni s’u ndal.
Përktheu: Faslli Haliti