Agonia e Kosovës një episod i pambaruar?!

0
357
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Moti kan përfunduar iluzionet tona, duke menduar së nga zgjedhjet do të dalim më të fortë politikishte, më të fortë në planin ekonomik, social, moral… Kjo nuk po ndodh së kandidatet e propozuar të partive politike shtetëndërtuese, nuk na ofruan mundësinë e ecjës tonë përpara. Na ofruan stagnacion, na ofruan hajni dhe plaçkitje sa të duash, kurse shumicës, iu ofruan vuajtje dhe mjerim social. Qytetaret u shfrytëzuan për vota nga hileqaret, matrapazët dhe derkagjinjët të kësaj kaste politike.

U ngjitën në pushtet gjithëfare analfabeteve potencialë, e u lanë anash shumë kuadro te përgatitura mirë profesionalisht dhe politikisht. Në këtë marathon të turpshme për pushtet, populli u shkëput nga procesi i vendimarrjës, që ju është bërë e qartë tashmë të gjithëve. Në Kosovë kemi hy në një situatë dramatike politike, kur demokracia rudimentale e mbetur të mbrohet, ose të shkojmë bashkë më këta, hora të politikës në theqafje të madhe shtetërore. Nese kthehemi në retrospective për të shikuar krejt atë që është bërë, dhe ajo qka ka mbetur pa u bërë për 20 vite, sigurishte së dëshprimi jonë është i madh.

Nuk patem njerëz të cilët mendojnë në mënyre konceptuale politike, nuk patem njerëz më vizion për të ardhmen e shtetit të Kosovës. Votuesit më shumë votuan bllanko, e në bazë të paragjykimeve për kandidatet, duke e dëmtuar vetën dhe rrjedhat e proceseve në Kosovë. Jo vetëm kaq por kjo klasë politike siç i them unë shpesh reakcionale, na kan pru në situate bllokade. Na krijuan fusha të minueme, na krijuan situatë apatike shoqërore, nga e cila zor është të dilët. Pamë radhazi prodhim të krizave politike, të krizave institucionale, pamë rrezime te qeverive pa e përfunduar mandatin, së kjo punë ju leverdisi një grupi njerëzish të partive politike, për të mbetur përjetësisht në pushtet.

Zënkat dhe akuzat kan zënë vend moti në këtë nënqiell, ne vend që qytetarëve tu ofrohen projekte konkrete zhillimore për tua përmirësuar atyre sado pak jetën e keqe. Këto zënka, këto akuza dhe kundër akuza të krërëve të lartë institucional, kan edhe prapavijë jo vetëm të fuqizimit të tyre ne politike, por edhe të kamuflimit të situatës jo të mirë ekonomike dhe sociale, kan për qëllim ta zhvendosin vemendjën e njerëzve, që këta t’i vazhdojnë keqperdorimet dhe dreqnitë e tyre. Sigurisht së keto akuza dhe kunder akuza mund lidhen edhe më bisedimet që priten të vazhdojnë më Serbinë, duke e mjegulluar sa më shumë situatën politike, për ta bërë faktike ndarjën mbi baza etnike të Kosovës.

Agonia e Kosovës është sikur një epizod që nuk përfundon. Ç’ka, më tutje? Dhe si të veprohet më zgjedhjet e radhës? kur sërish ekziston mundësia e rrezimitë të qeverive, që mos të lejohet reforma zgjedhore aq e nevojshme. Pastaj, çka të presin njerëzit nga zgjedhjet kur Kushtetuta e vendit ka filluar të interpretohet sipas të fortëve të politikës? Çfare kuptimi do të këtë fituesi i zgjedhjeve? Kjo duhet të definohet mirë, por sigurisht, jo pa ndryshime kushtetuese. Si nuk dëshirojnë ta kuptojnë këta njerëz të politikës së zgjedhjet e parakohshme janë të kushtueshme për buxhetin e varfër të Kosovës?!

Pse qytetarët të dalin në zgjedhje kur atyre nuk ju plotësohen as kërkesat minimale, dhe kur më paratë e tyre bëhen pazare politike nga individet e caktuar në pushtet? Po e keqperdorin parane si po dëshirojnë, pa frike së do të ndëshën më ligjin. Qytetarët e kan tashmë të ditur së kemi uzurpim klasik të pushtetit. Dhe, shtrohet pyetja si të vazhdojmë tutje? Kjo pyetje kërkon shumë përgjigje, kërkon forca të reja creative dhe të ndërshme politike, që do të kishin bërë punë të mira për popullin dhe për Kosovën.

Lufta jonë sikur na është kthyer në humbjën tonë?! Njerezit kan dhëne çdo gjë madje edhe jetën jo per nje Kosove çfare e kemi aktualisht. Shih së çka u bë dhe na bënë njerezit e pa përgjegjshëm dhe të pa moralshem politikisht?! Kështu po mendojnë të punojnë mbrapshtë dhe njerëzit t’i adhurojnë dhe aplaudojnë ? Sigurishtë së jo kurre.