AGJENTI I SERBISË BRENDA NATO-s

0
556

VEPRIMTARI SPIUNAZHI E OFICERIT FRANCEZ,
NË LUFTËN E BOSNJËS DHE TË KOSOVËS

 Nga Xhafer LECI
Nga AGJENTI I SERBISË BRENDA NATO-s

“Pjerr – Henri Bunel, një ish oficer i shërbimit sekret francez, akuzohet nga një gjykatë ushtarake për tradhti. Bunel akuzohet që t`i këtë dhënë Sherbimit sekret jugosllav, një vit para fillimit të bombardimeve mbi Jugosllavinë, (në pranëverën e vitit 1999), planet sekrete për sulmet ajrore kundër Jugosllavisë.

Bunel u arrestua me 19 tetor të viti 1998, pa procedurë gjyqësore. Ai u soll para një gjykate civile dhe u akuzua. Arrestimi i tij ishte bërë publik tek tani, më 2 nëntor të këtij viti. Gjatë seancës së parë, gjykata civile konstatoi se, për këtë rast, nuk kishte kompetencë, duke e përcjellur rastin tek gjykata ushtarake franceze. Përcjellja e rastit tek gjykata ushtarake, për elitën udhëheqëse franceze dhe forcat e armatosura, ishte akt me rëndësi. Edhe këtu procedura zgjati dy vite të plota, derisa u grumbullua materiali i mjaftueshëm, për të ngritur padi.

Në qarqet militariste franceze, Buneli nuk është një peshk i vogël. Për aktivitetet e tij të fshehta, në vitin 1995 në Bosnje, ai u dekorua me urdhërin e Legjionit të Nderit, si çmim më i lartë në Francë. Në mesin e vitit 1996, ai ishte antar i Delagacionit francez në Bruksel, në pozitën e shefit të Shtabit të Këshilltarit Udhëheqës Ushtarak të Delegacionit, gjeneralit Pierre Viroth. Ai kishte, praktikisht, qasje në të gjitha informatat e besueshme të Paktit NATO-s.

Buneli flet rrjedhshëm arabishten dhe është ekspert për botën muslimane. Si i tillë, ai shërbeu në lutfën e Gjirit, nga shkretëtira e Jordanisë dhe gjithashtu, si njeriu i besueshëm nga imperializmi francez, u dërgua me mision në Somali dhe Ruandë.
Kur u arrestua ai, zëdhënësit e qeverisë thanë se aktivitetet e tij, janë aktivitete të një individi të izoluar. Ai këto i mohon katgorikisht.
Në një deklratë të avokatit të tij thuhej: “Atë çfarë ka bërë ai, nuk ishte akt tradhtie. Veprimet e tij janë përkrahur nga një segmet i shërbimit francez”.

As Buneli e as avokatët e tij nuk kanë dashur të tregojnë, se për cilin shërbim francez bëhet fjalë dhe cili krah i shtetit jipte instrukcione, për dhënien e dokumenteve sekrete. Bunel kishte thënë : “Unë pranoj se një agjenti serb i kam dhënë informata sekrete, të cilat ishin të klasifikuara si të fshehta, por ky s`ishte “ material i besuar” por material “top sekret”. Në NATO materialet plotësisht të fshehta mbajnë shenjën “ Kosmisch” ( kozmike). Unë asnjëherë nuk kam dorëzuar plane fluturuese ose plane intervenuese”.

Ai thotë më tutje: “Unë kam dorëzuar dokumente, me qëllim që jugosllavët të njoftohëshin me informatat-çelës ose thelbësore. Ato informata njoftonin se Franca do të marrë pjesë në konfliktin e Kosovës, se 5 vende më të rëndësishme të NATO-s, kishin arritur një marrëveshje të përgjithëshme, për të sulmuar Jugosllavinë dhe njoftimin se “nëse Millosheviqi nuk i tërheq trupat nga Kosova, gjakëderdhja do të jetë e tmerrshme”.

Sipas gazetarit Kanadez, Steve Albert, Buneli u kishte thënë gjykatësve hetues se kishte vendosur, pas një takimi me oficerin e lartë Jovan Millanoviq, në një restorant serb në Bruksel, t`i dozojë planet e NATO-s. Millanoviqi ishte dërguar me një qëllim paraprak, shumë të kjartë në Bruksel, për t`i marr këto dokumente. Ishte e pa diskutueshme se ky nuk ishte një takim i rastit, gjithçka ishte aranzhnuar.

Pas arrestimit të tij, Buneli ishte akuzuar se, në mes të korrikut dhe tetorit 1998, katër herë kishte takuar Millanoviqin, të cilit i kishte dhënë informata shumë të ndieshme, në mes të tjerash, edhe planet për sulmet, planet e fluturimeve dhe caqet e goditjes.

Diferencat mbi Jugosllavinë në Francë

Për të mbrojtur veprimet e veta, Buneli shkroi një libër me titiull: ” Krimet e luftës dhe NATO” dhe kishte hapur një faqe interneti në të cilën thekëson: “Është e paarsyeshme të ndërmerren aksione ushtarake, nëse ato nuk korrenspodojnë me zgjidhje ploitike. Raporte hulumtuese të publikuara deri më tani, bëjnë me dije se ai nuk kishte vepruar kokë me vehte, por në emër të qarqeve të caktuara udhëheqëse franceze, të cilat ishin kundër prishjes dhe ndërprerjes së marrëdhanieve politike me Serbinë. Pjesëmarrjen në një sulm ushtarak në Evropë, nën udhëheqjen amerikane, e kishin kuptuar si tradhti të interesave shtetërore franceze.

Së paku, kishte edhe dy raste të veçanta, të cilat shërbejnë si dëshmi, për bashkëpunim të shërbimit sekret francez, me ish-regjimin jugosllav. Në një raport të Radios “France 2”, në programin “Raport Special” është theksuar dyshimi se gjenerali Bernard Janvier, Komandat i UNPROFOR-it, ka marrë pjesë në bisedimet të fshehta me Gjeneralin Mlladiq dhe Gjeneralin Perishiq – komandant i Armatës Serbe, për të liruar ushtarët e robëruar francezë të Kombeve të Bashkuara. Si kundër shpërblim ka dhënë premtimin se, në rast sulmi mbi Srebrenicën, nuk do të ketë urdhëresë për sulme ajrore nga UNPROFOR-i.

Në vitin 1998, Washington-i e akuzonte majorin Herve Goumelon se, ia kishte zbuluar udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, planin për arrestimin e tij të shpejtë dhe kështu në fakt kishte dështuar plani i NATO-s, për arrestimin e tij. Sipas gazëtes “Time”, Gourmelon ishte një spiun francez, i cili në vitin 1994, ”gjatë kohës kur ai punonte si officer-zëdhënës I UNPROFORIT“, ishte fotografuar nga një kamerë e fshehtë, se si e hulumtonte tavolinën e punës të komandantit ushtarak, gjeneralit Michael Ross.

Tanimë, është e njohur se Franca gjatë pjesëmarrjes së saj në të ashtuquajturat Trupa Paqësore të KB-së, në kohën e luftës, në Bosnje, disa herë ka vepruar në mënyrë të njëanshme, duke zhvilluar bisedime separate, me serbët e Bosnjës dhe me regjimin e Millosheviqit, të cilat ishin në kundërshtim direkt me rregullat e KB-se dhe me politiken e NATO-s.

Institucionet franceze gjithnjë ishin të përmbajtura, kur ishin në pyetje deklaratat e personelit të tyre ushtarak para gjyqeve, posaçërisht, kur bëhej fjalë për Gjykatën Internacionale, mbi krimet e luftës në Hagë dhe që kishte të bënte me luftërat në Ballkan.
Politikanët dhe diplomatët francez asnjëherë nuk e kanë fshehur faktin, se në sytë e tyre, Tribunali i Hagës ishte një „çështje Amerikane“. Ministri francez i mbrojtjes, Alain Richard, e kishte quajtur procesin në Hagë si një „Spektakël“.

Sipas deklaratave të disa komentatorëve francezë, dëshmitë para tribunalit të Hagës, do të kuptonin nxjerrjen në publik të aktiviteteve të errëta, tepër të shumta, të armatës dhe të Shërbimit sekret francez në Ballkan. Ata frikësoheshin se të akuzuarit për krime lufte, mund të citonin dokumente ose protokolle telefonike, të cilat do të mund të zbulonin lojën e dyfishtë të Francës ose të kërkonin nga „oficeri simpatizues francez“ të bënin deklarata në dobi të tyre.

Etabilshmenti Francez dhe administrata ushtarake kanë qenë të ndarë në çështjen, se cilin qëndrim duhet të mbajë Franca, në çështjet ballkanike. Në krahasim me Gjermaninë p.sh., Franca, një kohë të gjatë, ka refuzuar ta njohë pavarësinë e Bosnjës. Pjesë të rëndësishme të klasës politike udhëheqëse franceze, e shihnin Serbinë, si një aleate të dobishme dhe të përdorshme, e cila luante rolin e një polici regjional dhe e cila do të mund të kujdesej për stabilitet në Ballkan. Pas luftës në Ballkan, (1992-95), Parisi e shikonte gjendjen kështu: Serbia duhet t`i merrte, më në fund, mbrapa, teritoret e pretenduara brenda shtetit të Bosnjës (Republika Serpska). Në këtë kohë, Franca reagonte, thuajse, me armiqësi të hapur, kur SHBA-të filluan të ushtronin ndikim, gjithnjë e më të madh, në ngjarjet e Ballkanit.

Me këtë rast SHBA-të vepruan me një shprehi-manir të dëshmuar, bënë përkrahjen e Resentimenteve separatiste, më qëllim të dobësimit dhe uljes poshtë të regjimit të Millosheviqit, i cili në sytë e Washington-it, paraqiste një pengesë të qartë, për Hegjemoninë dhe interesat politike të Washington-it. Disa diplomatë, marrëveshjen e Deyton-it e quanin një „Shou Amerikan“ dhe kështu i shprehnin rezervat e borgjezisë franceze karshi politikës amerikane, por, për të mirë, ata, më në fund, u detyruan në Ballkan të luajnë sipas “llullës Amerikane“.

Procesi Buneli ende ishte në zhvillim, kur kryetari francez Jacques Chirac, thirri popullin në Republiken Serbe të Malit të Zi dhe në provincën e Kosovës, të administruar nga OKB-ja, të refuzonin separatizmin dhe të mernin pjesë ne reformimin e Federatës jugosllave. Në një fjalim, që e mbajti në Universitetin e Beogradit, theksonte: „Ndarja e shtetit, në botën moderne, nuk mund të jetë zgjidhje paqësore dhe stabile. Një zgjidhje nuk mund të gjendët në politikën e secesionit, një tentim ky, i cili bazohet në logjikën e konfrontimit“.

Chirac-u është politikani i parë i lartë europian, i cili, pas rrëzimit të Millosheviqit, në vitin 2000, do të udhëtojë në Serbi. Në mesazhin e tij, të cilin gjithashtu ia adresonte edhe Maqedonisë, theksonte: “Një rikonfigurim-rikrijim i Federatës Jugosllave, që do të merrte parasysh integritetin tuaj, është zgjidhja më e mirë, jo vetëm për stabilitetin në regjion, por, edhe për një zhvillim harmonik të marrëdhënieve, në mes të pjesëve të ndryshme të shoqërisë jugosllave“.

Linku i lajmit në gjuhën gjermane: http://www.wsws.org/de/articles/2001/dez2001/bune-d13.shtml

Nga gjermanishtja përktheu-përshtati, Xhafer Leci