TemA, 23 shkurt 2018
Historia e pabesueshme dhe misterioze e 300 hebrenjve që u larguan nga Shqipëria në janarin e vitit 1991 menjëherë sapo kishte filluar rënia e regjimit komunist. Gazetari italian Franz Gustincich, i cili ka ndjekur në Tiranë zhvillimet e atyre ditëve kur regjimi komunist ishte në grahmat e fundit, rrëfen për herë të parë në emisionin “Repolitix” në Report Tv sesi agjenti i Mosad i maskuar si gazetar, arriti të nxirrte jashtë kufijve shqiptarë, pak ditë para rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha në Tiranë, 300 hebrenj të cilët i kishin shpëtuar nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Franz Gustincich thotë se agjenti bashkëpunoi me Bashkim Gazideden, i cili ishte prezantuar si njeri i rëndësishëm i pushtetit të kohës, pra atij diktatorial. Interesant është edhe fakti që agjenti i Mosad kishte krijuar edhe lidhje me Sali Berishën. Madje lideri i PD-së kishte qenë prezent edhe në festën që gazetari-agjent kishte bërë më 30 mars në një hotel të Tiranës. Por kush ishte ky agjent i huaj? Franz Gustincich rrëfen për personazhin misterioz të Eduardo Roza Flores korrespondenti i “La Vangardia”, i cili më vonë në Kroaci arriti deri aty sa tentoi ta vriste gazetarin italian që kishte njohur në Shqipëri.
Doja ta nisja këtë bisedë para se të shkonim te historia e pabesueshme e 300 hebrenjve, tek ardhja juaj, unë e përmenda keni ardhur në 17 shkurt te 1991. Si ishte ardhja juaj në Shqipëri?
Unë merresha atëherë me vendet e lindjes, vendet komuniste, kisha qenë në shumë vende të tjera me qeveritë socialiste atëhershme, Shqipëria ishte një problem për mua sepse nuk më deshën, nuk më donin, dhe për këtë për 4 vjet rrjesht unë shkoja të kërkoja vizën në Ambasadë në Romë, dhe isha përpjekur edhe ta kërkoja në Ambasadën e Parisit, por pa pasur sukses. Kur në 1990 ambasadat e huaja këtu në Tiranë u pushtuan të themi nga shumë të rinj shqiptarë të cilët donin të iknin jashtë atdheut, unë thashë nëse ata hynin në ambasadë pse mos të hyj dhe unë. Kështu shkova në Aambasadën Shqiptare në Romë dhe i thashë Konsullit, unë nuk do iki që këtej derisa ju të më jepni vizën, më pas 6 ditëve në një mëngjes herët më thirri Konsulli për të më dhënë vizën dhe unë pa humbur kohë u nisa,
Kishit informacion se çfarë po ndodhte në Shqipëri?
Kisha ndjeshmërinë që ka çdo gazetar, kisha parë të binin të gjithë regjimet komuniste në vendet e tjera, mbeti në fakt vetëm Shqipëria dhe sinjalet ishin shumë të fuqishme, ato pak lajme që na mbërrinin sinjalizonin shumë paqartësi që kishin një ndryshim regjimi, dhe desha të isha i pranishëm edhe në këtë ngjarje.
Le të kthehemi në momentin kur ju hytë në pikën kufitare të Kakavijës, si u pritët, kishin dyshime për figurën tuaj si person nga zyrtarët e regjimit?
Ju rrëfej që erdha me shumë frikë këtu sepse kisha pasur problem më parë në Rumani, më kishin arrestuar, kam pasur probleme dhe në Poloni. Ndaj iu afrova kufirit me zemrën që më rrihte gjithmonë e më shumë. Në të vërtetë në kufi gjeta njerëz normalë të kufirit, oficerë, sa ishin më shumë kureshtarë për paisjet që kisha, për makinën, aparatin fotografik më pyetën, pata një kontroll normal, u treguan njerëz miqësorë.
Çfarë përshtypjesh ju la rruga nga Kakavija deri në Tiranë? Ku u vendosët?
Përshtypja e një vendi në errësirë.Në hotel Dajti, nuk e kisha idenë se ku do të rrija se nuk kisha asnjë informacion. Nuk pata probleme por vetëm kureshtjen e njerëzve.
Dy tre ditë para së të rrëzohesh shtatore e diktatorit Enver Hoxhës, në çfarë atmosfere e patë Tiranën?
Më 17 shkurt, kur po shkoja për në Tiranë pashë dikë që po bënte autostop dhe nuk e kisha problem ta merrja me vete, diku në Lushnje më ndaloi policia nja 3-4 herë po më shumë për kureshtje, por kur panë shqiptarin që kisha në makinën e arrestuan atë madje dhe e rrahën dhe më bëri shumë përshtypje ky fakt. Mua nuk më thanë asgjë. Nuk më kontrolluan as dokumentet vetëm morën pasagjerin që unë kisha në makinë. Ditën e nesërme në 18 shkurt fillova të ndieja atmosferën dhe klimën e Shqipërisë, ende nuk kisha shkuar në Universitet për grevën e urisë së studentëve, por pashë një qytet i cili ishte mjaft i trembur. Më pas shkova sa më shpejt në Universitet dhe pritja aty ishte shumë ndryshe, ne dijmë se studentët shqetësohen më pak për të ardhmen e menjëhershme, Për pasojë më pritën sikur të isha unë ai që do u zgjidhte situatën, aty mor kontakte me njerëzit e parë që edh sot ngelen miq të mirë. Ata aty më shpjeguan se ç’po ndodhte vërtetë. Qëllimi i tyre ishte që t’i ndryshonin emrin Universitetit, ishte vetëm një hap i parë, ata kishin dhe nëpërmjet televizionit Italian, dhe kishin kuptuar që të gjitha regjimet komuniste kishin rënë dhe kishin ngelur vetëm ata të mbyllur.
Bëhet fjalë për 300 hebrenjtë që kishin ngelur gjatë regjimit komunist dhe u larguan ne janar të vitit 91, si e morët vesh këtë histori dhe kush ishte personi që kishte mbërritur në Tiranë për të organizuar shpëtimin apo largimin e tyre?
I vetmi i huaj tjetër që unë kisha parë ishte Eduardo Santaflores, korrespondenti i “La Vangardia”, të cilin e takova në datën 20 shkurt domethënë mbas rënies së bustit. Bashkë me Eduardon takuam dikë dhe së bashku shkuam në një shtëpi ku po na prisnin 8 hebrenj dhe po na tregonin historinë e asaj që kishte ndodhur, për një marrëveshje ndërmjet qeverisë Izraelite dhe Shqiptare, rreth 300 hebrenj domethenë ata që kishin dashur të iknin që kishin menduar se i kishin shpëtuar narcizmit, dhe më pas kishin vendosur të iknin por kishin mbetur të bllokuar, i pyeta nëse i kishin keqtrajtuar por më thanë se jo dhe se vetëm donin të iknin. Ata që mbetën ishin ata që kishin familje të përziera, dhe besoj janë ende në Shqipëri ata nuk besoj se kanë arsye për të ikur.
Për t’iu rikthyer historisë Edoardo Santaflores ishte një gazetar si ju, të paktën në dukje por që kishte ardhur me një mision për të larguar hebrenjtë nga Shqipëria apo jo?
Ai ka një histori për të bërë roman spiunazhi, kishte 5 pasaporta dhe një kujtesë shumë të madhe. Në 91 në fund të gushtit ai u rekrutua ne milicinë territoriale kroate, themeloi Brigadën Ndërkombëtare, që ishte brigada që përdorte Tuxhmani (Presidenti kroat) për gjithçka të paligjshme. Dhe pastaj po të shikojmë jetën e tij, përfundon në një mënyrë të mistershme. Ai thoshte se donte të ishte Che Guevara i së djathtës. Ai ka lindur në tokën Santa Cruz De La Sierra, (Bolivi) ku dhe ka vdekur Che Guevara. Eduardo u kthye duke thënë se donte të çlironte atë zonë të Bolivisë, ta çlironte nga narko-trafikantët e famshëm. Në fakt u vra pastaj nga trupat speciale të ushtrisë boliviane, në një konflikt zjarri, sepse sipas gjithë dëshmive të prokurorisë ishte duke përgatitur një atentat për të vrarë Ero Moralesin (Presidentin). Jemi në vitin 2009 këtu, gjatë kësaj kohe si hebre komunist ai ishte bërë dhe mysliman sipas eksperiencave kroate. Ai shkoi në fillim në Jeruzalem dhe më pas u kthye në Sarajevo, aty u bë mysliman, personazh shumë i çuditshëm.
Doja të kthesha në kohën e Janarit dhe Shkurtit kur dhe ju e njohët Roza Flores. Ju thatë që me shumë mundësi kjo ishte një marrëveshje e nënkuptuar midis dy qeverive izraelite dhe asaj shqiptare të regjimit komunist, për të larguar 300 hebrenjtë. Ndërkohë, kemi një gazetar që është i dërguar i qeverisë izraelite ose le të themi e agjencisë të spiunazhit hebre Mossad por kemi dhe një shqiptar të cilin ju e cilësoni me emrin e Bashkim Gazidedës, ky personazh në pikëpamjen tuaj mund të ishte përfaqësues ose njeri i regjimit në atë kohë?
Unë me Bashkim Gazidedën shkëmbeva vetëm një shtrëngim duarsh dhe një buzëqeshje. Më pas bisedat që u bënë mbrapa jo në praninë e tij. Ma treguan si njeri të fuqishëm që kishte bërë të mundur këtë dalje, dhe u tha një fjali aty që e tha Eduardo, ia tha këtyre hebrenjve që ishin të kënaqur nga ky njeri nuk e besoj se e njihnin dhe pse ai tha një fjali që tingëllonte kështu: “Patët ndihmën e personit që kërkon të vendosi jetën dhe vdekjen e njerëzve këtu “, kujt i referohesh në ato çaste nuk e dija, nuk e kisha idenë, se për ça fliste.
Kur e keni dëgjuar herë tjetër emrin e Bashkim Gazidedës gjatë qëndrimit tuaj në Shqipëri?
Emrin e Gazidedës, kur Edoardo i tha fjalinë atyre personave, u bëra kureshtar. Edorardo ishte një person i cili dinte të heshte dhe nuk tha asgjë atëherë, dhe megjithatë duke hetuar në Shqipëri dhe në muajt e mëpasëm, shpesh herë e kisha dëgjuar emrin e tij, deri atëherë kur ai u bë shefi i Shërbimeve Sekrete, por ishte një emër që dëgjohej shpesh. Emri thuhej me pak frikë, madje në 91 në muajin Prill, njëherë kur ishim duke bërë pak shaka na thanë “kujdes se mos ju dëgjon Gazidede”, dhe aty fillova të mendohesha më thellë dhe të njihja më thellë se kush ishte ky person, gjeta shumë pak për të, shkrova për të më vonë, po flasim për vitin 94, atëherë kur zërat shtoheshin në mënyrë më të dukshme kur flitej për një udhëtim të Bin Ladenit në Shqipëri, gjurmët kanë treguar se ka arritur deri në Bosnje po në atë vit.
Në fakt Bashkim Gazidede nga viti 92-97 ka qenë njeriu më i fuqishëm në krah të ish-Presidentit Berisha, krahu i tij i djathtë, dhe meqënëse ju sollët në vëmendje ardhjes së Bin Ladenit në Shqipëri dhe thatë që emri i tij i Bashkim Gazidede mund të lidhej me këtë vizitë, si e keni hasur këtë rast?
Po flas për burime të hapura, po sjell këtu atë që kishin shkruar gazeta të tjera, qoftë shqiptare dhe të huaja. Amerikanët kanë qenë shumë të shqetësuar për depërtimin e terrorizmit islamik nëpërmjet luftës në Bosnje, ashtu sikur dhe pastaj ishin të shqetësuar për luftën në Kosovë. Vëzhgonin në mënyrë të vëmendshme atë çka ndodhte në këto anë. Nga viti 95 po qarkullonte një zë ishte që se Bin Ladeni kishte hyrë falë Shërbimeve Sekrete dhe kishte themeluar disa qeliza grupe në Shqipëri. Në ’99 pastaj me luftën ë Kosovës, me ato fushat e stërvitjes islamike pranë Kukësit, dimë që shumë nga ata që ishin në Kosovë ishin financuar nga arabitët. Kjo është një histori nuk është diçka që mund ta përfytyroj vetë. Të gjitha këto u reduktuan në një koncept shumë të thjeshtë. Shqipëria kishte një strukturë shumë të fuqishme kontrolli social, kontrollit të shtetasve, të qytetarëve, dhe asnjë shtet komunist nuk ka arritur ta hedhi dot, nuk e ka shfuqizuar apo shkatërruar këtë strukturë. Problemi i vërtetë sikurse ndodh dhe në Itali, kur brenda Shërbimeve Sekrete harrohet roli i vërtetë i mbrojtjes së kombit dhe të shtetasve dhe mendojnë për interesa private. Ju thatë miku juaj (Edoardo), por ky mik është përpjekur të më vrasi dhe po përpiqej të vriste një të tretë dhe po përpiqej të kuptonte pse donte të vriste gazetarin tjetër, është një ish – mik im.
Pse është përpjekur t’iu vrasë? Një tip revolucionar
E kisha njohur si një mitoman, ai ndërtonte një personazh, nga njëra anë hiqej si gazetar, dhe nga ana tjetër shfaqej si Che Guevara. Ishte një personazh shumë i veçantë, ai u rekrutua, u fut në ushtrinë kroate, mbaj mend shumë mirë që më thoshte se ishte një i majtë, por i ati ishte një komunist, ishte dëbuar nga partia hungareze dhe i ishte dashur të shkonte në Kili, pastaj iku dhe nga Kili dhe u arratis, kur erdhi Pinoceti mbaj mend mirë telefonatën që ai bëri nga hoteli në Slloveni gjatë luftës midis Serbisë dhe Kroacisë, ku njoftonte se ai donte të futej në milicinë kroate, dhe e tha ketë duke ulëritur, në mënyrë të tmerrshme duke thënë ata janë fashistë, dhe i ati kishte dashur vetëm të njoftonte të birin. Justifikimi i tij ishte se kishte vendosur të çlironte popujt kroat. Atëherë, nuk mund të ecja me një gazetar të armatosur sikurse ishte ai. Bëra një reportazh për gazetën spanjolle “Il Mundo” për trafik të supozuar armësh, ky ishte një hetim i cili nuk solli shumë fryte, sepse e bllokova për të mos rrezikuar jetën. Në 2 Janar 1992, në ato ditë kisha frekuentuar kazermën ku Eduardo ndodhej me brigadën ndërkombëtare, që përbëhej dhe më shumë nga kriminelë. Më erdhi një telefonatë nga gazeta në datën 2 në mëngjes, në hotel ku ndodhesha dhe më thanë që është shumë e rrezikshme të më jepnin informacione, dhe më thanë që ka urdhra që t’iu vrasin, përveç kësaj ishte dhe një gazetar tjetër në këtë kazermë i cili donte të ndiqte të njëjtën histori si unë, ai punonte për Agjencinë e Shtetit Zvicerian, vendosi që të futej dhe ai në ushtri, të rekrutohej. Të nesërmen në mëngjes pata shumë fat që takova Kristianin dhe i thashë që po përpiqen të na vrasin, ai më tha se dhe 24 orë dhe do arratisesh, dhe në fakt nuk kaluan këto 24 orë dhe Kristianin e varën, por më pas një gazetar tjetër, një mik i Kristianit shkoi që të hetonte për vrasjen e tij u vra dhe ai me dy plumba në zverk mbrapa qafe. Më mori Eduardo në telefon dhe më tha që personi tjetër që do vritet je ti, pra arrita të shpëtoja vetëm se arrita të takoja Kristianin përpara në kazermë dhe nuk më kishin kapur. Ishte një urdhër që duhet të na vrisnin të gjithë ne që kishim marrë pjesë në hetim. Flas për hetime po nuk patëm prova vetëm pamë disa vrasje dhe asgjë më tepër.
Pra jeni i bindur plotësisht që këtu kishte rol Eduardo Rosa Flores?
Eduardo Rosa Flores ishte ai që themeloi këtë brigadën ndërkombëtare me rolin e kapitenit, e takova si major dhe doli si kolonel, me pension, me shtetësi, dhe diçka duhet të ketë bërë për ta merituar.
Rikthehemi dhe njëherë kur e njohët në Shqipëri, ju e takuat për herë të parë Eduardon këtu në Shqipëri?
Po e takova për herë të parë në Shqipëri, ai ishte mysafir në suitën 310 Hotel Tirana, dhe ishte një person shumë tërheqës, sepse në atë suitë u bë si një shtab i përgjithshëm ku vinin lajmet, njerëzit që na kërkonin dhe më tej mbas zgjedhjeve aty kishte dhe gazetarë të tjerë, bënim dhe festa. Mbaj mend që ai e kishte ditëlindjen në 30 Mars unë në 24 dhe organizuam një festë në 30 Mars ku erdhi dhe Berisha. Kemi qenë në prag të zgjedhjeve kur humbi Berisha dhe u vendos Nano më pas President. Festën e bëmë në një sallë private restoranti. Kjo s’do të thotë që Berisha kishte të diçka me Eduardon.
Kishte politikanë të tjerë?
Jo, vetëm Berisha, ai u ftua dhe e bindi aftësia tërheqëse e Eduardos. Ka qenë diçka e rezervuar.
Ishte i kënaqur Eduardo me largimin e hebrenjve?
Po ishte i kënaqur, sepse e ndjente veten hero por dhe sepse babai i tij kishte qenë hebre, dhe ai e ndjente veten si një njeri që kishte kontribuar për lirimin e këtyre personave.
Për sa kohë qëndroi ai në Shqipëri?
U nisëm së bashku për të dalë nga Shqipëria ka qenë data 27-28 shkurt. Na ndaluan në kufi grekët, dhe humbëm tragetin për të shkuar në Itali, por na ftuan për 3 ditë në një hotel të bukur. Më pas erdhi me mua në Romë, qëndroi në shtëpinë time, dhe më pas u kthye në Hungari.
Pra ju ikët dhe u rikthyet përsëri për zgjedhjet kësaj radhe?
Po u riktheva për zgjedhjet, më pas ai u kthye me një tufë bananesh se këtu s’ka banane, dhe tha që mund të importoj banane këtu i ishte dashur të përdortë një miqësi të veçantë, mendova mos ishte Gazidede se kishte një miqësi shumë të ngushtë midis tyre.
Mendoni që përveç misionit për largimin e hebrenjve Eduardo kishte pasur ndonjë rol dhe në trazirat e 20 Shkurtit?
Jo, për këtë jam i sigurt që jo. Sepse ai kur filluan të gjitha ato trazira ai ishte në suitën 310 dhe unë ende nuk e njihja atëherë, por i zhvillova vetë ato foto që kisha marrë nga lart.
Përveç 22 Marsit e ka vizituar më Shqipërinë Eduardo, pas ikjes në Kroaci ai nuk erdhi më në Shqipëri?
Sigurisht ka ardhur prapë dhe kur unë nuk isha, gjithmonë në të njëjtin vit. Kur filloi lufta e vogël dhe e gjeta shumë të frikësuar dhe më vuri pistoletën, dhe më pas aty filluan problemet, por në mes të një lufte ecte me një target se thoshte se serbët më shënjestrojnë më mirë. Dhe unë nuk mund të ecja më me një person të armatosur.
Ju thatë që ai ka ardhur dhe një herë të tretë në Shqipëri për cilat arsye mendoni sot?
Sipas meje kishte ardhur dhe se kishte pasur këtë rotacionin e madh të gazetarit, kishte këtë prirje. Shqipëria ka qenë një vend i cili na ka dhënë kaq shumë histori dhe jam i bindur që kishte dhe një lidhje sentimentale me vendin. Shqipëria për ne ka qenë një laborator i madh sepse kishte pësuar një diktaturë aq të egër, aq të mbyllur, sa që shqiptarët nuk e kishin idenë se çfarë kishte jashtë vendit.