“AGIM VELIU” I LËVIZJES VETËVENDOSJE JO OFERTES SË KUSHTËZUAR TE LDK

0
484
Isa Mustafa, LDK

Nga Binak MAXHARRAJ

Më ofertën e sotit të Avdullah Hotit u pa “sinqeriteti” i LDK, e cila e solli verdallë dialogun me LVV qe tre muaj.

Oferta e LDK duhet te hidhet poshtë, njesoj sikur shumë oferta te LVV, qe i hodhi poshtë jo për inat, por sepse opferta është e kushtezuar jo serioze, qellimkeqe dhe e paparnueshme. Prandaj, një “Agim Veli” i LVV duhet t’i thotë jo kësaj kërkese.

Pse?!
Një parti siç është LDK duhet të jete shumë e pafytyrë që të kërkojë të sulmoj drejtëpërdrejtë i integritetin e LVV. Kjo është e palejushme. Parlamenti i Kosovës tanime është konstituar është zgjedh Kryeparlametari Glauk Konjufca (LVV), qe i takon sipa Kushtetutë dhe Nenkryetari i parë Kujtim Shala i LDK.

Tashti LDK po kërkon te bëjë “grusht shtet” në Parlament, duke u shtire si dhelpra se gjaja nuk e kanë dijtë, se gjoja janë tradhetu nga LVV më zgjedhjën kushtetuese te Glauk Konjufcës për Kryeparlamentar.

Por, si nuk u befasue LDK kur po ne këtë Parlament u zgjodhe Kujtim Shala për nenkryetar te Parlamentit. Pastaj qe te dytë janë zgjedhë në menyrë legjitime me votat apsolute te deputeteve, por edhe me votat e deputeteve të LDK, te cilet po i bie se nuk e paskan ditë se për kë po votojnë, sikur nuk i kanë njohtë kurrë Konjufcën dhe Shalën ne partia e vetë.

LVV nuk duhet te nenshtrohet shantazheve ne vazhdimesi të LDK, nuk duhet ta poshtërojë vetn para popullit, anëtarësisë dhe elektoratit, nuk duhet t’ia ulë integritetin politik dhe moral Glauk Konjufcës – figurës madhështore të LVV.

Këto se ç’ka po këkon LDK janë veçse lojra të pista të kësaj partie, manipulime të turpshme te njerëzve të demoduar të LDK qe luajnë me dy fytyra dhe te cilët e kanë humbë rrugën n’oborrin e tyre dhe po sillen verdallë, sikur rreth dardhes se Ahmatit – siç thotë populli.