AFRIA JONË ME PËRËNDITË

0
508
Atdhe Geci

AFRIA JONË ME PËRËNDITË

poezi nga dorëshkrimet

Dëgjoni si këndojnë Muzat e Jonit
s´harrohet pellazgjia, kryeqyteti saj,
s´ harrohet Dodona as vendlindja e
Shqipërisë, nuk harrohen përënditë!
Humbja kujtesës është e pamundur
kujtesa lirisë e ka peshën e drejtimit
peshën e së kaluarës dhe së ardhmes
peshën e kthimit të çamëve në atdhe.
Ky det peshkërritës i atdheut tonë
dhe kjo tokë bimërritëse e Çamërisë
ka të zotin e saj që e njeh dhe e don
Muzë e Jonit po e lajmëron kthimin
çamërit dinë ta ruajë kujtesën e tyre
e ardhmja s´është krejt e padukshme
populli që kalon përvojave të rënda
fitoren e ka të sigurtë; e thotë çami
Udhës së Qumështit shkohet për tek
përënditë, për te dhoma ku rri Zeusi
Shqiptarët kemi afri me përëndinë
të gjakut i kemi né Zeusin e Thotin,
e ardhmja s´premton aq sa ne duami
por, kah e ardhmja lëviz atdheu ynë
Zotat pellazgë mburren me të diturit
gjeni të mëdhenj ata i dhanë botës
sa shumë të talentuar po jep arsimi
shqiptarët jemi të afërt me përënditë
Ai që merr guxim ta drejtoj Qerren
e diellit, ai duhet t´i prijë Atdheut
udha e tij kalon nëpër ca ngushtica
që liria më të mos ketë të burgosur.

Atdhe GeciDortmund, 08.02.2021