(A)Fati i LDK-së

0
619

Një LDK më të vjetrit e kapur dhe me të rinjtë reformator të izoluar, duket të jetë një karikaturë me humor të zi.
Isa me shkop, përballë me të vjetrit dhe të rinjtë ka peshën e rrëqethjes dhe të ngritjes së flokëve përpjetë se çka të bëjë, alternativa e bashkëqeverisjes është melhemi më i mirë, në rast se e gjykon drejtë.

Nga Bekim Rexhepi

Para zgjedhjeve LDK, arriti të kapërcej krizën e brendshme, e cila u dukë si e pa tej kalueshme, dhe më shumë kishte gjasa të rindahej serish në blloqe, se sa të mbetej me shpresë se mund të tejkalohej kriza dhe të mbeteshin të gjithë nën një strehë. Kundërshtaret politik të LDK-së, i gëzoheshin faktit se kjo parti është futur në krizë dhe çdo ndarje e saj do tu sillte përfitime elektorale më shumë nga fatkeqësia e brendshme e kësaj partie.

Kundërshtaret e partisë tashme në një perceptim tjetër identifikohen edhe si kundërshtar të brendshëm, ata që mund të identifikohen me partinë biznes dhe me ata qe partinë e duan me kuadro të rijnë dhe reforma. Të gjithë, madje edhe vetë brenda LDK-së donin të dinin se cili grupim politik do të ngadhënjente, sepse grupimi i të vjetërve që lidheshin me akomodimet e hershme në bizneset që mbase këto i kishin përfituar nga vet partia dhe të atyre që sapo ishin futur dhe grupoheshin me idenë e pastrimit të partisë me kuadro të reja dhe që do të nisnin reformat e domosdoshme brenda partisë.

Kundërshtaret e jashtëm të LDK-së me gjasë do të suprimoheshin sikur brenda LDK-së të ngadhënjente grupimi i pleqve dhe i biznesmenëve brenda partisë dhe jo grupimi i të rinjve për reforma. Fakti qe po të ngadhënjente një LDK me grupimin e reformatorëve brenda subjektit do të kthente ne vështirësi të reja atë mundësin e elektoratit qe ai të votonte për të tjerët dhe jo për LDK-në. Kapërcimi i krizës dukej i vështirë sepse blloqet dukeshin në një akumulim të plotë, të fanatizmit politik qe lidhej me pozicione elitare brenda partisë dhe kjo është kriza më e thellë, kur një subjekti politik ndodhet, sepse kështu ka ndodhur gati gjithaherës në partitë klasike. Kryetari i LDK-së ishte mes dy zjarreve nga të pozicionohet.

Grupit të të vjetërve qe lidheshin me biznese u printe Lutfi Haziri dhe grupit të të rinjve, të reformatorëve u printe Vjosa Osmani, dy figura më me ndikim në LDK.
Lutfi Haziri nuk kishte një popullaritet të gjerë në elektoratin e partisë sepse provat e tija politike nuk e kishin lakuar atë në suksese të larta politike, më shumë kishte mbetur si një figurë e rëndomtë po që përfaqësonte më mirë se disa të tjerë një retorikë më plotë broçkulla politike.

Vjosa Osmani, kishte arritur të kapitalizojë një mbështetje të theksueshme të të gjithë elektoratit të LDK-së dhe përbëtë fakt nuk mund të përjashtohej nga mundësia qe të mbetet një figurë me ndikim politik për vet subjektin. Përcaktimi i brendshëm i LDK-së për një kandidat më me ndikim në elektorat do të ishte një zgjidhje e mirë për LDK-në e cila mes një zgjidhje të koklavitur do ta zgjidhte me një kompromis politik kandidaturën e saj në zgjedhjet e reja.

Përcaktimi dhe kompromisi ishin një sfidë e rënd, por edhe jo pa zgjidhje, zgjidhja ishte e mundur dhe këtë e bëri kryetari i partisë, i cili edhe përkundër telasheve personale (shëndetësore) vendosi të gjejnë një zgjidhje të ndërmjetme duke mbetur vet kryetar partie, duke mos thelluar krizën politike brenda subjektit dhe duke zgjedhur një kandidat për kryeministër/e, në rast të fitores në zgjedhjet e reja.

Zgjidhja mes kandidaturës kishte edhe një zgjidhje tjetër që ishte një zgjidhje mbase tjetër fare dhe që ndahej në dysh. E para ishte që Vjosa të merrte kandidaturën për kryeministre dhe që Lutfi Hazirit, ti mbetej ndikimi i brendshëm i partisë. Kjo ishte zgjidhja për të cilën Isa Mustafa u shqua si një politikan që rëndom ndodhë në partitë klasike të gjejë zgjidhje të ndërmjetme.

Por Le të saktësojmë diçka tjetër tani sepse kjo ishe e vështirë të saktësohej qe më parë, kjo zgjidhje e ndërmjetme nga Isa Mustafa nuk është një përcaktim për një zgjidhje të gjatë, brenda dy grupimeve politike të partisë sepse zgjedhjet e reja mbase do të akumulonin prapë dhe serish probleme të reja, nëse zgjedhjet e reja nuk nxjerrin partinë (LDK) fituese të zgjedhjeve. Ndërsa, zgjidhja e krizës së brendshme nga Isa Mustafa, nuk presupozonte të jetë një zgjidhje e gjatë sepse ajo do të ishte e varur më shumë nga zgjedhjet e reja.

Pra, shikuar në këtë prizëm zgjidhja është e përkohshme ngase nuk do të mund të dihej fituesi i zgjedhjeve dhe pozicionimi i brendshëm karshi zgjedhjeve. Një kandidaturë dhe një ndikim legjitimes për ndikime partiake, përbëjnë ende një krizë të zgjatur brenda LDK-së.

Tashmë, jemi më të çartë në konkluzë për të ardhmen e LDK-së pas zgjedhjeve. E ardhmja e LDK-së vije serish në pikën kritike të saj nëse nuk arrihet të ketë një koalicion me LVV-në për të qeverisur me vendin, kjo nuk do të jetë e lehtë sepse gjendja e brendshme e LDK-së mbetet e acaruar nga që nuk kemi fitore të LDK-së në zgjedhjet e reja. LDK-ja në këto zgjedhje radhitet e dyta dhe kjo nuk e përjashton atë, qe ajo të mos ndjehet absolutisht jo fituese, pasi që ka mundësi të jetë parti bashkë qeverisëse.

Qasja në bashkëqeverisje me LVV-në bëhet e zorshme për faktin se dihet që LDK-ja nuk është e lirë të vendosë në bashkëqeverisje, të gjitha dëshirat e saja qeverisëse dhe mbi këtë pamundësi asaj i del ne sipërfaqe, ose mbi tavolinë problemi i saja që tensionohen vetvetiu, ngase kandidatura për kryeministre nuk ndezi me një fitore. Konflikti i mëhershëm sikur çon serish kokën dhe bëhet rinisjen e fillim të konfliktit të mëhershëm.

Deshën apo jo rishfaqet ndikimi i grupimit partiak i të vjetërve qe penalizojnë disi këtë grupimin e të rinjve, që nuk u ndezi me një fitore të zgjedhjeve. Tani bëhet e qartë dhe shfaqet më i plotë ndikimi i të vjetërve të partisë që nuk është në gjendje të pajtohet me një bashkëqeverisje me LVV-në, ngase një bashkëqeverisje mund ti dobësoi ata nga veprimtaria e politike e qeverisë qe mund të dobësoi përfitimet biznesore të të vjetërve që përfituan “paligjshëm” nga partia, kur ajo ishte në pushtet. Përballë grupit të rinjve ose reformatorëve lufta bëhet më e ashpër, por jo në të mirë të vet partisë sepse më këtë luftë të ashpër, ata mund të dëmtojnë më keq partinë, kur kjo e fundit nuk u japë mundësin e reformave edhe nga pozita e dytë fituese sepse brenda një pushteti të përbashkët, gjithnjë ka më shumë gjasa se sa të dilet në opozitë dhe të ballafaqohesh me probleme të vjetra, ku as tendencat e të vjetërve, më nuk mund të sigurohen nga një qeveri tjetër qe perceptohet fare pa ta, pa LDK-në.

Të rinjtë kanë shpresa dhe gjasa më shumë qe vendi të ecën mbarë dhe të arrij të integrohet në institucionet ndërkombëtare. Një paragjykim për ti luftuar pakompromise të rinjtë dhe reformatoret e LDK-së, përbën disfatë të vet subjektit dhe mund ta rendisë edhe më keq ne rast të ripërsëritjes së zgjedhjeve të reja. Të cilat mund ta rendisin në pozitë të katërt a pestë, në listën e zgjedhjeve. Ndaj LDK nuk duhet të ngurtësohet në koncepte klasike të një politike që nuk prodhon efekte politike për të ardhmen e një subjekti politik. Ikja e reformatorëve ose siç do të duamë ti quajmë të rinjtë e LDK-së mund të bastionojë subjekte të tjera që deshëm e s’deshëm kanë kapitalizuar kredite politike, duke zgjedhur sfidën e tyre më të rëndësishme politike.

“Ne jemi të vetmit që gjejmë zgjidhje më të mirë për vendin, pasi të tjerët nuk matet me ne”, ky slogan është i frikshëm, nëse nuk arrin të futesh brenda tij dhe ta shohësh vetveten aty.

Dilemat për LDK-në jashtë qeverisjes janë të mëdha;
– LDK-ja rrezikon të shkapërderdhet, nëse dështon bashkëqeverisja me LVV-në?
– LDK-ja rrezikon të zvogëlohet tej mase, nëse futet në zgjedhje të reja, kështu siç është?
– LDK-ja ka dhënë mjaftueshëm prova se aty tashmë udhëheqin pleqtë, të kapurit e partisë, përmes bizneseve që duhet konfirmohen nga drejtësia si të ligjshme?.
– LDK-ja çfarë do të bëjë me të rinjtë, reformatoret të cilët nuk mund të vriten në mënyrë bizare nga politikan të vjetër që kanë biznese që mbajnë në këmbë partinë?
– LDK-ja duhet të dijë se çfarë të bëjë me të rinjtë, reformatoret nëse u vdesë iniciativa për ndryshim, a kanë kuptim të qëndrojnë në një subjekt politik qe u vdes dëshira dhe insiativa?
– LDK-ja duhet të dijë se siç është nuk mund të mbetët dhe siç duhet të bëhet është edhe më e vështirë të bëhet?

Në vazhdën e këtyre pyetjeve qe duan përgjigjeje një LDK më të vjetrit e kapur dhe me të rinjtë reformator të izoluar, duket të jetë një karikaturë me humor të zi.

Isa me shkop, përballë me të vjetrit dhe të rinjtë ka peshën e rrëqethjes dhe të ngritjes së flokëve përpjetë se çka të bëjë, alternativa e bashkëqeverisjes është melhemi më i mirë, në rast se e gjykon drejtë.

Fati i LDK-së lus të mos bëhet afati i LDK-së.