(Alī Ahmad Sa’īd Isbir)
Adonis ose Adunis pseudonimi i Alī Ahmad Sa’īd Isbir transliteruar në alî Ahmadi Sa’îdi Asbar ose Ali Ahmad Sa’id; ( Kasabīn, 1 janar 1930 ) është një poet dhe eseist libanez me origjinë sirianae. Kandidat për çmimin Nobel 2012.
YJET
Eci dhe prapa meje ecin yjet
drejt së nesërmes yjeore
enigma, vdekja, ajo që lulëzon
dhe mundimi ezauron,
hapat bëjnë gjak me gjakun tim
janë shteg i panisur ende
nuk ka asnjë fushë për të parë –
rrugë drejt vetes sime
ajo që do të vijë tek unë
eci dhe prapa meje ecin yjet.
ËNDRRA
Ëndërroj brenda dorës sime një urë thëngjilli
mbi krahë ajri arriti zogun
në pikën aventureske
nuhas flakën – Kartagjenën e kohrave
po dalloj gruan në flakë
thuhet se u bë anije kënga e saj;
shoh aty një grua – viktimë e fatit.
Ëndërroj se i gjithë gjoksi është një thëngjill
temjani i saj më miklon dhe më shoqëron drejt Ba’albekut
Ba’albeku u ther,
thuhet se atje një zog humbi kokën e tij
u tha, në emër të mëngjesit të tij në emër të një fati të ri, ndez zjarrin
e meshës së tij dielli dhe horizonti.
Himnizoj këtë djersë të shquar
Festoj, festoj këtë djersë
që rrjedh nga trupat tanë tani këtu në shtrat duke rivalizuar
pluhurin e muzgut
atë që u thërmua nga trupi i diellit (ky muzg
është një tjetër agim) është
një festë ose një zot
që konsumon organet e tua
në venat e të dashurve më të shkëlqyer
dhe krenar ?
Një zë në venat e të dashuruarëve
perëndim i zjarrtë që pulson në një tjetër
ngrihet nga dëshpërimi i tyre dhe nga dhimbjet dhe u pëshpërit gjymtyrëve tona:
ndryshku i jetës dhe i botës zhduket me këtë djersë.
Unë lutem që të shuhesh në eshtrat e tua
jam lutur që të mos shohës ditën e të mos zgjohesh –
natën tënde nuk e kemi njohur në errësirën tënde nuk lundrojmë
jam lutur o Phoenix
që të pushojë magjia
që në zjarr e në hi u bëftë takimi ynë
jam lutur të çojnë në çmenduri
Përktheu: Faslli Haliti