Adoleshenca – a jemi në gjendje të njohim vetveten?…

0
1172

Pregatiti: Hekuran Pashollari

Ç’është vetvlerësimi?

Të qënurit i vetëdijshëm në personalitetin tënd dhe të veprosh pa patur frikë nga gjykimi i të tjerëve

Në të vërtetë vetvlerësimi është diçka më tepër se një përkufizim i thjeshtë: është njohja e vetvetes, është të qënurit i lirë nga paragjykimet e të tjerëve, është të gjesh talentin tënd dhe të mos kesh frikë ta demostrosh atë. Vetëm kështu do të mund të jemi të lumtur… .
Çdo ditë dëgjojmë fraza të tilla si “të vlerësoj shumë” ose “kjo situatë më ka bërë të humb vlerësimin në vetvete”…Qindra faqe jane shkruar mbi vetvlerësimin. Por a dime me të vërtetë për përmbajtjen e tyre? Dhe mbi të gjitha:në këto momente të jetës tonë a mund të thëmi se kemi një vetvlerësim të mirë?

Shpesh na ka ndodhur që kur gjërat për shëmbull në punë, në shkolle ose në familje shkojnë mirë jemi të lumtur. Ndërsa një ditë më pas, qoftë dhe për shkak të një mosmarveshje të vogël, është sikur të shëmbet e gjitha. Kjo ndodh sepse i peshojmë vlerat tona nëpërmjet rendimentit tonë, fuqive që kemi, komplimenteve ose kritikave që na bëjnë të tjerët, nga rezultatet që fitojmë. Por vetvlerësimi nuk ka asgjë të përbashkët me këto aspekte.

Në realitet vetvlerësimin mund ta trajtojmë në këto aspekte:

 Njohja e vetvetes
“Shkuarja në qëndër të vetvetes, në bërthamë, ose të paktën t’i afrohemi”
Sa më shumë që i afrohemi këtij vëndi sekret brënda nesh, aq më shumë humbasin kuptimin iluzionet tona,lidhjet tona sipërfaqesore, shqetësimet tona. Aty fillon mirëqenia jonë e vërtetë, e çliruar nga ngjarjet e jashtme.

 Njohja e universit
“Mikrokozmo dhe makrokozmo, janë jo vetëm në mardhënie të vazhdueshme, por dhe të përfshira tek njëra tjetra”.

Ne jemi pjesë e Universit dhe ligjet e saj reflektojnë mbi ne. Të njohësh këto ligje do të thotë të jesh pjestar i jetës, i materies së pafundme, do të thotë të fillosh të egzistosh i vetëdijshëm.

Të njohësh këto ligje do të thotë të gjesh pafundësinë në vetvete dhe të “vallzosh”me atë, pa dhënë asnjë gjykim paraprak.

 Të jesh i vetëdijshem.
“Ndriçimi i errësirës që është brënda nesh”
Njeriu i ndërgjegjshëm nuk është ai që jeton sipas parimeve morale të fituara ose fikse, por ai që është i pranishëm në ato që ndodhin duke ndriçuar kuptimin e të gjithave forcave kaotike të naryrës. Ndriçimi i vetëtijes nuk është gjë tjetër veçse ndërgjegjia e “zgjeruar” ne atë pike që përfshin gjithe botën, duke u berë gjithçka.

 Të qenurit i lirë
“Të jetosh pa liri do të thotë ta nënshtrosh vetëtijen në skllavëri”.
Nuk bëhet fjalë vetëm për liri kundër fuqive të jashtme, por edhe për liri në krahasim me vetveten. Liri nga paragjykimet, nga fetë, nga ideologjitë,nga traditat, nga gjykimet e të tjerëve, nga pasionet, nga emocionet. Dhe mbi të gjitha, liri nga krenaria e “unit” tonë që na bën të rinovohemi dhe rigjenerohemi vazhdimisht në mënyrë të natyrshme.

 Të gjesh talentin tënd
“Energjia krijuese përshkon gjithë universin”
Eshtë gabim të mendosh se jemi krijuar vetëm njëherë e për gjithçka, përkrundazi vazhdojmë të lindim dhe rilindim në çdo frymëmarje, ashtu sikurse Universi plazmon vetveten në çdo moment.

Të çlirosh dhe të shprehësh këtë forcë krijuese të pranishme në çdo njërin prej nesh, është një detyrë e qënieve njerëzore. Nuk është e nevojshme të jesh artist i afirmuar për të realizuar talentin tënd. Mjafton ta demostosh krijimtarinë tënde në çdo gjë që bëjmë, në punë ose në guzhinë deri dhe në mirembajtjen e makines.

Të mos demostrosh krijimtari, çfardoqoftë ajo, gjeneron në mënyrë të pa shmangshme shqetësim dhe vuajtje tek ne dhe tek të tjerët reth nesh.

Nga sa trajtuam më lartë mund të themi që vetvlerësimi është një kompleks vetëdijesh dhe veprimesh. Është e natyrshme që ky kompleks nuk mund të mendohet si një konstruksion fiks dhe i përhershëm. Vetvlerësimi modifikohet simbas përvojës, dhe mund të vuaj momente te devijimit pas ngjareve te veçante, psh humbja e diçkaje të shtrënjtë ose një lutje.

Është e natyrshme që vetvlerësimi ndryshon sipas ndryshimit të moshës dhe seksit.

Jeta, sipas kritereve psikopedagogjike ndahet në katër faza të rëndësishme:
▪ Adoleshenca: nga 12 deri në 19 vjet.
▪ Rinia: nga 20 deri në 35 vjet.
▪ Pjekuria: nga 36 deri në 65 vjet.
▪ Mosha e pleqërisë: nga 65 vjet …

Në secilën nga këto faza, subjekti , qoftë femër ose mashkull, fiton disa aftësi të veçanta: plotësimi i studimeve, ndarja nga familja orgjine, formimi profesional, bërja prindër vetë etj.

Secila prej këtyre fazave përmban “kurthet” për vetvlerësimin, që janë situatat ose problemet që nuk janë përjetuar mirë, dhe që rezikojnë të krijojnë përbuzje dhe sëmundje dhe në fazat e mëtejshme të jetës.

Për të gjetur vetvlerësimin është e nevojshme të “përqëndrohemi” rreth këtyre fakteve:
1. Trupi në çdo aktivitetin tone jetësor është gjithmone i pranishëm në të tashmen.
2. Pamjet imagjinare mendore, realizohen vetëm në të njejat momentet që çfaqen, duke çliruar energjitë dhe emocionet e bllokuara.
3. Veprimet nëpërmjet sjelljeve të reja, thyejnë skemat dhe pershtatjet e vjetra, të cilat gjeneronin përbuzje dhe nënvlerësim.

Adoleshenca dhe veçoritë dalluese të saj

“Është periudha më delikate e kalimit nga bota e fëmijrisë në atë të pjekurisë”

Periudha me kufij gjithmonë e më të papërcasktuar, adoleshenca paraqet “momentin e një kalimi” të veçantë.

Shumë tradita antike, hyrjen në këtë moshë e festonin me rite cermionale, që donin të tregonin fundin ë femijrise, dhe fillimin e jetës së një të rituri. Sot periudha e fëmijrisë është zvogëluar gjithmonë e më shumë, dhe mosha nga 12 deri 13 vjeç futet në atë që quhet faza para adoleshente.

Kjo ka ardhur për një sërë arsyesh, ku mund të veçojmë ndryshimet fizike, familjare, arsimore, ambjentit etj. Në këtë stad subjekti ka humbur “kushtet” e një fëmije me të gjitha disavantazhet e saja, por akoma nuk ka fituar cilësitë për të qënë i ritur. Adoleshenti ndodhet përballë disa motive kontraditore si: panvarsia nga familja dhe nevoja për të qënë i përkëdhelur, dëshira dhe njëkohësisht pakënaqësia për të qëndruar në grup, vetëm për të qënë një shëmbull etj.

Faktorët që përcaktojnë formimin e adoleshentit

Ndarja nga familja.
Fillon faza e konflikteve të para me prindërit, për motivin e panvarsisë së tyre, duke u vënë në disa raporte të reja që herë i shkelin dhe herë i respektojnë, ndërsa janë më në kontakt në mardhëniet shoqerore (me grupin)

Identiteti
Duke dalë nga periudha e fëmijrisë, adoleshenti kërkon të formojë personalitetin e vet. Nëpërmjet përvojës së jëtuar, formohen në të gjitha nuancat : karakteri, vlerat intelektuale, ndjeshmëria etj.

Mardhëniet me miqtë
Grupi është berthama e jetës së mardhënive reciproke. Është vëndi i rëndësishëm që lejon të shprehen ndjenjat ashtu siç duken e njihen. Përveç këtyre ,formohen dhe aftësitë shpoqërore më të përgjithme ku mund të veçojmë altruizmin(gadishmërinë për të ndihmuar), ballafaqimin dhe debatin.

Realizimi i një projekti
Me mbarimin e periudhës shkollore dhe afrimin e asaj të punës, adoleshenti fillon të ballafaqohet me nevojën per t’u marë me një projekt dhe ta përfundojë atë. Ballafaqimi me pergjegjësitë e para, është një fushë delikate dhe vë bazat për të ardhmen e të riut për të zënë një vënd në shoqëri.

Zgjedhia e së ardhmes së vetë
Fundi i studimeve të detyruara i vë të rinjtë (adoleshentët) përballë zgjedhjes së parë të vërtetë: Çfarë drejtimi të studimeve të vazhdojë? Cilin profesion imagjinon në vetvete?
Është një vendim i rëndësishëm në të cilin ka një peshë të madhe vlerësimi që i riu ka për vetveten sesa aftësitë reale praktike të tij.

Si përjetohen disa momente nga jeta e adoleshentit?

“Ndihem keq”.
Pamja fizike në moshën e adoleshentit, paraqet kartën e identitetit të individit.
Ndryshimet e trupit, të zërit tek të rinjtë , të linjave trupore tek të rejat, përbëjnë shëmbuj të një modifikimi tronditës të organizmit. Në se keto momente përjetohen keq, mund të kushtëzojnë dhe minojnë vetvlerësimin duke patur një antipati për vetveten.

“Askush nuk më kupton”
Një tjetër problem është izolimi ku shpesh adoleshenti ndihet i braktisur dhe mendon se problemet e tij janë më të rëndat në botë dhe askush nuk mund ta ndihmojë. Në se mbyllja në vetvete arin nivele ekstreme, adoleshenti rrezikon të jetë i frenuar dhe të jetojë i tërhequr.

“Nuk kam miq”.
Ndonjëherë adoleshentet që janë më të ndjeshëm dhe më të trëmbur, rezikojnë të jenë të izoluar nga pjesa tjetër e grupit vetëm për këtë cilësi të tyre. Pasoja është që një pasuri e brendshme e adoleshentit, vetem që nuk është në gjëndje ta demostrojë transformohet në një difekt të rëndë

“Nuk di çfarë të bëj diçka të rëndësishme”.
Tysnia e familjes dhe e shoqërise ndonjëherë mund të krijojnë ankth tek të rinjtë, duke bllokuar zgjedhjen e tyre për të ardhmen. Te rinjte që kanë dyshime në vlerat e tyre, kërkojnë të ndjekin rugën e parardhësve të tyre: vëllait, prindit ose një miku dhe të zgjedhin drejtimin e studimit pa qënë te bindur për pasojat e kësaj zgjedhjeje.

“Kurthet” e adoleshenteve
Per adoleshentet(te rejat)
Modelet e bukurisë: elegante, top modele, aktore, letrare, perfekte në çdo detal dhe të përqëndruara vetëm në suksesin e tyre, ndonjëherë edhe të zbrazura nga ngarkesat emocionale

Per adoleshentët (te rinjte)
Agresiviteti : impulsiviteti dhe agresivitei për të rinjtë bëhet një mënyrë sjelljeje e rëndësie të parë.

Të rinjtë superaktivë, impulsivë shkarkojnë energjinë e tepërt të akumuluar në trupin e tyre, duke krijuar raste për kacafytje. Kurse të rinjtë e frenuar, pasivë janë indiferentë dhe të pazotë per t’u mbrojtur ose fituar respektin. Si në njerin rast dhe në tjetrin, problem është vështirësia për të kanalizuar të nxehurit duke përdorur një mënyrë konstruktive.

Test vleresimi
Pergjiu pyetjeve dhe vlereso se ke dhene me shume pergjigje per pyejet: A;B ose C. Pastaj lexo profilin qe te korespondon, duke zbuluar pikat e dobeta ne vetvleresimin.

1. Kater miq ne bar…
A) Bizedojne ne alegri dhe projektojne takimin tjeter.
B) Eshte i njejti ritual
C) Bejne shume zhurme dhe baristi i keshillon çdo minute

2. Eshte nje periudhe ku ne shkolle gjithçka te shkon keq
A) Impenjohesh gjithmone e me shume per te permiresuar rezultatet
B) Demoralizohesh dhe ke gjithmone me pak deshire te shkosh ne shkolle
C) Nuk te ben pershtypje, perkundrazi del gjithmone e me shume per t’u argetuar

3. Kete radhe ti je me te vertete i zemeruar…
A) Ke afruar “armikun” balle per balle.
B) Ti e permban te gjithe perbrenda
C) Reagon ne menyre te dhunshme dhe papritmas, duke bere nje figure te keqe.

4. Ka dale nje mode e re.
A) Ti moden nuk e ndjek: e ben.
B) Eshte e pa dobishme, nderkaq ajo ngjyre nuk me shkon.
C) Vrapon menjehere per te blere modelin e ri dhe te pershtatshem.

5. I dashuri (e dashura) te ka lene.
A) Kerkon te keshillohesh me nje mik (mikeshe)
B) Kerkon keshillen e prinderve.
C) Kerkon te gjesh nje te re

Lexo profilin tend

Profili A

Je nje i nje i ri ose e re mjaft e ekuilibruar qe njeh vlerat e tua dhe di te sillesh ne çdo situate qe te ndodh. Kujdes nga semundja “je nje djale i zoti”: ndonje sforco, ndonje shkelje, ndonje marrezi, ndonjehere bejne mire duke forcuar me mire vleresimin e vetvetes

Profili B
Gjykon vetveten ashper, mban gjithçka perbrenda dhe nuk ndihesh ne lartesine e situates ku ndodhesh. Pasiguria, butësia jane armiqte e tu me te keqinj, dhe ndonjehere mund te bejne qe te varesh me teper nga te tjeret.

Perqendrohu me shume ne veveten: nepermjet “nje dije egoiste” do te zbulosh çfare te pelqen dhe çfare jo, dhe vetvleresimi nuk do te luhatet me kaq shume ne mardheniet me gjerat qe te ndohin

Profili C
Je nje person alegro, pak mendjelehte, me nje “veshje”argjendi te te jetuari, por kujdes nga teperimet dhe mos qendroni i ngjitur pas “rolit” te te fortit” ose te “afrueshmit” me çdo çmim.

Rezikon te maresh gjithçka me gjoks, duke ndjekur instiktet e tua, pa u ndalur ne projekte per nje kohe me te gjate.