ADMINISTRATA E RE E KOSOVËS DHE MARRËDHËNIET ME TË TJERËT

0
551
Albin Kurti - Bruksel
Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Administrata e sotme e Kosovës, po tregon muskuj por edhe mungesë të vetëpërmvajtjes!

Deputetja Kusari i thotë Lajçakut, “po nuk tē pëlqeu puna, ik diku tjetër.”

Kurse një mbështetës i Albinit në SHBA i kujton Ambasadorit amerikan Kosnett, se “shumë amerikanë as e njohin Kosovën fare. Kështu që mos u përzieni në punët tona! Edhe Franca e çliroi Amerikën…” – i thotë jarani, “por nuk duhet me ndejtë borxh gjithë jetën!” 😛

Grenell i informuar nga dikush që e ka parë postimin përgjigjet se “Amerika po mban trupat e saj ende nē Kosovë…” Trump ishte gati me i heqë trupat, se Trump një fjalë goje e ka atë punë!

Unë i them deputetes Kusari, se nëse Lajçak nuk ështē i besueshëm, kërkoni BE-së që ta zëvendësojnë atë!

Kurse këtij jaranit në SHBA i them se kur nuk ke bythë me e mbrojtë veten, e ta ruajnë territorin forcat ndërkombëtare, nuk mundesh me e lëshua llapën si lopa bajgën! Duhet me tregua kujdes, se këta që të mbrojnë sot, mundet që edhe të ikin nesër…

Duhet vetëpërmbajtje, se ju kështu nga marria apo nga koplilia mund t’i dëmtoni raportet me vendet që u kanë ndihmuar dhe po u mbrojnë dhe ato ikin një ditë, e të lënë me serbin prapë! Pastaj flet boll bukur edhe ti! Apo këtë jeni duke kërkuar?!

Amerika mbron veten, është shteti më i fortë në botë, mbron edhe Kosovën, kurse Kosova është ende me bythē nē ujë, e paaftë me mbrojtë veten, e meqë nuk u ngop duke sharë Serbinë, qarqe të ndryshme atje kanë filluar të shajnë Shqipërinë, e tani edhe vendet aleate…

Bëni mirë llogaritë! E mos na qani nesër! A keni hall me u prishë me tjerët, a si? Apo nuk dini ta administroni lirinë, që keni fituar?! Apo u duket Albini tepër i fortë, superman?! Ku e keni hallin?!