Izet Haxhia
Jane bere shume spekullime ne lidhje me ngjarjen ku mbeti i vrare ambasadori rus ne Turqi. Ne nje vend ku arrihet te vritet amasadori i nje shteti te huaj, e per me teper ambasadori i nje shteti, qe ne menyre agresive po synon te kthehet ne rolin e superfuqise, qe ka patur ne luften e ftofte, eshte nje shenje ogurzeze per sigurine dhe te ardhmen e atij vendi, pra Turqise. Turqia eshte bere sot nje objektiv i sulmeve te shume organizatave e grupimeve terroriste, qe nga ato me ideologji fetare e deri tek ato me qellime separatiste. Dihet qe keto grupime terroriste edhe pse ne dukje veprojne ne emer te islamit apo ideologjive te ndryshme, fijet e tyre ne prapaskene luhen nga sherbimet sekrete te fuqive te medha.
Duke u nisur edhe nga fakti qe gjate luftes se dyte boterore, Turqia e pangazhuar ne kete lufte u perdor si nje vend ku zhvilloheshin te gjitha pazaret dhe luftrat ne mes te ketyre sherbimeve sekrete, çka solli qe edhe pas luftes, veprimtaria e ketyre sherbimeve dhe agjenteve te tyre te vazhdonte, duke bere Turqine, vendin me te populluar ne bote me spiune te sherbimeve sekrete te huaja. Rasti i vrasjes se ambasadorit rus eshte pikërisht i lidhur me veprimtarine e ketyre sherbimeve sekrete, qe per qellimet e tyre perdorin elemente te pergatitur, per te goditur ne kohen dhe vendin e volitshem.
Duke pare te shkuaren e atentatorit, ai del qe eshte nje killer i pergatitur qe ne moshe te vogel, brenda organizates terroriste Feto, qe ka per ideator e lider shpirteror klerikun, Fetullah Gūllen. Ky person qe nga mosha nente vjeçare ka filluar shkollimin ne rrjetin e shkollave te Gūllenit. Pasi ka mbaruar studimet e mesme ne shkollat Korfez, ne pronesi te Güllenit, eshte derguar te mbaroje akademine trevjeçare te policisë, dhe pas mbarimit te kesaj akademie, ka filluar pune ne forcat e nderhyrjes dhe vendosjes se rendit. Megjithe spastrimet qe jane bere pas grushtit te deshtuar te shtetit ne shume organizma strategjike nga antaret e kesaj organizate terroriste, fakti qe anëtare te saj arrijne te godasin ne menyre te tille, tregon qe ka akoma shume elemente te tille te fshehur, qe presin urdherat dhe momentin per te goditur.
Edhe hetimet e deritanishme ndaj te arrestuarve te shumte, nuk kane arritur te zbulojne hirarkine dhe kupolen drejtuese te kesaj organizate te fshehte… Duke qene se policia turke ka qene e mbushur me kuadro te shumte ne pikat kyçe, si anti-terrori e sherbimi sekret, nga keta elemente, pastrimi i tyre e ka dobesuar aftesine zbuluese dhe parandaluese te kesaj policie, ndaj akteve terroriste. Nga ana tjeter, aktet e panderprera terroriste po bejne qe shteti turk, te rreshqase dita dites ne autoritarizem.
Qellimi i ketyre akteve terroriste eshte zhytja e turqise ne nje kaos dhe konflikt civil, por te mos harrojme se Turqia eshte vendi qe ka popullsine me te madhe me origjine shqiptare. Futja e saj ne nje kaos apo konflikt civil, do te sjelle renjen e vete europes dhe rendit boterore. Perfshirja e Turqise ne nje lufte civile nuk i ngjet asnje lufte tjeter, do jete me e pergjakshmja e historise boterore…
IzetHaxhioglü,
Ftullah Gyllen dhe Recep Tayip Orangutani jane njesoj… ata jane terrorist…
Por edhe nese fillon lufte civile ne Turqi… fajtor do te jene turqelitë… pune e madhe edhe nese luftojnë.
Komentet janë mbyllur.