Në dritën shqiptare
Në mbledhjen e shtatë të dyja qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, të mbajtur në Elbasan dhe nënshkrimi i një varg marrëveshjeve, ndër të tjera, u tha se vitin e ardhshëm do të nisë hartimi i Abetares së përbashkët për Gjuhën Shqipe për fatosat shqiptarë të shkollës shqipe për tërë hapësirën etnike të trojeve tona.
Është thënë në kronikat e historisë se Abetarja dhe shkolla shqipe për një shekull të rrugëtimit të dijes për brezat e pati misionin arsimor dhe edukativ të mësimdhënies në temën e orës mësimore me porosinë kombëtare: Si duhet të bëhet atdheu…!
Abetarja e Gjuhës Shqipe për këto vite i bëri vijat e gjeografisë kombëtare shqiptare në Ballkan dhe për brezat projekti kombëtar për Liri dhe Pavarësi të Kosovës.
Udha e kombit dhe Abetarja do të bashkojë kombin shqiptar dhe me vlerat tona do të japim shenjën e qytetërimit të hisës tonë me popujt evropianë dhe në botë.
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]