Merreni si të doni, spitalet mjerim, shkollat PISA, gjyqësorët krim e të rinjtë e papunë
Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë pas votimit të Ligjit për Pagat në Kuvendin e Kosovës se nga buxheti 1.9 miliardhësh, 1.4 miliard euro janë ndarë për paga dhe skema në vit.
“Që ta dini, nga sot, – 740 milionë euro paga; – 660 milionë euro skema”.
“Lajm shumë i mirë për përfituesit e sektorit publik; pabarazi enorme për secilin tjetër në sektorin privat e të papunë. Merreni si të doni, por – për të gjithë bashkë – spitalet mjerim, shkollat PISA, gjyqësorët krim e të rinjtë e papunë do të jenë të zakonshëm për shumë kohë. Popullizmi këtë ka”, ka shkruar ai në Facebook.