A po realizohen Gjashtë Pikat e Ban Ki-munit?

0
603

Nga Skënder MULLIQI

Dy marrëveshjet e arritura Kosove-Serbi, njëra për linjën ajrore Prishtinë-Beograd dhe marrëveshja tjetër, e ndërmjetësuar nga Grenell, ndodhen rrufeshëm, dhe pa ndonjë sqarim apo njoftim të opinionit të gjerë publik, duke bërë që procesi më shumë të jetë i mbyllur, si shumë herë deri më sot.

Duket së janë duke ardhë në shprehje, Gjashtë Pikat famoze të Ban Ki-munit, të cilët e relativizojnë subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. Me gjashtë pikëshin “Zajednica” ka kompetenca ekzekutive, që ia mundëson minoritetit serb në veri, ngadalë formimin e një Republika Serpska në Kosovë.

Flitet se për dy marrëveshjet e reja ka një pelqim nga pala shqiptare, por që nuk janë bërë të ditura për opinion. Kjo praktikë e firmosjës së marrveshjeve jo sa duhet transparente, janë duke na kushtuar. Krerët e Qeverisë së re, nuk ishte dashur të vazhdojnë bisedimet më Serbinë më praktika të vjetra, të cilat Serbinë e kan ofruar nga BE-ja, kurse Kosovën e kan lënë duarthatë. Edhe ashtu shumë marrëveshje të mira apo të keqija nuk i ka përfillë pala serbe, së gjithnjë udhëheqësit e këtij shteti kanë potencuar së bisedimet duhet të orjentohen drejpërdrejtë rreth statusit politik të Kosovës.

Dhe, kjo është e logjikshme për serbët, kur dihet së në Kushtetutën e këtij shteti, Kosova ende figuron si pjesë e saj. Shqiptarët nuk e kontestojnë miqësinë më Amerikën, por ngjarjt e kohës së fundit flasin së presidenti Trump, është duke përgatitur ose ka një plan të gatshem ngjashem më planin ndërmjet Izraelit dhe Palestinës, siq ka qarkulluar diçka e tillë, e mund të këtë edhe spekulime, që do të ishte shumë i dëmshem për vendin tonë. Kosova u pranua ndërkombëtarisht si shtet, nga mbi 100 shtete të botës, këtë e sqarojë mirë edhe GJND-ja, e cila e konfirmoi së pavarësia nuk bie ndesh më ligjët ndërkombëtare.

Nuk është e pranueshme që Serbia e pa reformuar të faktorizohët aq shumë, kur dihet së është shkaktar i luftës dhe i gjenocidit më rastin e shpërbërjës të ish-Jugosllavisë. Po kërkohet sërish nga pala shqiptare që bisedimet të vazhdojnë pa kushte, kurse në anën tjetër po i plotësohet dëshira palës serbe, duke mos kërkuar nga ajo,që ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Deri sa Serbia nuk e pranon pavarësinë, dhe nuk bënë një kërkim falje për gjenocidin e shkaktuar në Kosovë, nuk ka asnjë kuptim të vazhdohen bisedimet. Çdo marrëveshje që nuk përfshin njohjën e Kosovës si rezultat i këtij dialogu, paraqet rrezik ekzistencial për Kosovën. Kjo ndodhë për shkak të orientimit fondamental të politikës së jashtme të Serbisë, që në thelb organizohet rreth mohimit dhe refuzimit aktiv të shtetësisë së Kosovës.

Dialogu mes Kosovës si i tillë po ndikon në politikën globale, ku filluan edhe qnjohjet ndërkombëtare, siç ndodhën 15 të tilla.
Edhe anëtarësimi në mekanizma ndërkombëtarë, pikërisht duke u bazuar në proceset e deritashme Serbia, po tenton dhe ka arritur edhe t’i bllokojë. Si është mundur që të kemi kaq gjatë dialogë më Serbine edhe ate pa asnjë kusht, e mos të kemi as liberalizim të vizave, e jo gjera të tjera të interesit shtetëror për Kosovën?!

Politikat tona dihet së çfarë ishin, shumë të dobëta, për mos thënë katastrofale, sidomos në planin e jashtëm. Elita politike nga fillimi i këtij dialogu vazhdimisht theksonte se Kosova po përfiton nga ky dialog. Ndërsa me anën tjetër për qytetarët procesi i integrimeve evropiane mbeti një ëndërr e largët.

Paqartësitë lidhur me agjendën, kohështrirjen, formatin dhe mungesa e vazhdueshme e transparencës kanë bërë që qytetarët të zhgënjehen nga ky proces, duke e parë veten totalisht të shpërfillur nga dialogu. Kohëzgjatja e kësaj qeverie shumë do të matet më gjindshmerinë e saj në vazhdimin e dialogut më Serbinë. Sa do t’i ketë mundësitë t’i mbrojë interesat e Kosovës, kjo mbetet të shihet…?!