Koment
Nga Skënder MULLIQI
Lufta kundër dhunës dhe dhunuesve të ndryshëm sigurisht së është fitore e madhe për secilin njeri. Shtrohet pyetja logjike, a kemi arritur në Kosovë ta mposhtim frikën karshi dhunës dhe kriminelëve? Duket së kjo luftë është duke u fituar por shumë ngadalë. Pas përfundimit të luftës u ballafaquam më fenomenin e vrasjëve politike. Në Dukagjin u vranë shumë njerëz më autoritet në popull. Ata që vranë për pushtet deshën të instalojnë edhe frikë që askush mos të marr guximin qytetarë me ba kundërshtimin më të vogël. Dhe, patën arsye qytetarët të frikësoheshin së u vranë figura të larta të jetës politike dhe të jetës ushtarake në Kosovë. U vranë tinzisht dhe në menyrën më të poshtër të mundshme, në prita të organizuara dhe pas shpinës nga strukturat. Kanë qenë të tmerrshme këto vrasje.
Mjaftë toka e Kosovës ishte mbushur më varre të cilat na i hapën bishat serbosllave. Anekënd Kosovës sot ndeshemi më pllakat e ngritura të martirëve dhe dëshmorëve të kombit. Këto pllaka janë të ftofta sa vet varri. Dhe, qarqeve kriminale nuk iu erdhi keq fare. E mbollen zinë dhe mortin në familjët shqiptare. Shumë familje ende po jetojnë më brengën e madhe së si është e mundur që më të dashurit e tyre të vritën nga bashkëmbasit e vet në kushtet e paqës. Këto qarqe të krimit të organizuar të katapultuara në pushtet nuk po lejojnë që të zbardhen vrasjët politike. Kriminelët po shetisin të lirë, pa frikë së do të ndeshen më ligjin… Sot pas shumë vitësh kur i vizitojmë këto varre ku pushojnë atdhetarët e vrarë shumë qka na kthehet në kokë nga koha kur ata ishin gjallë.
Përvejtorët janë të dhembshem për të gjithë ata të cilët kan ndjenja njerëzore dhe atdhetare. Vrasjëve të kolonel Zemajt dhe Smajl Hajdarajt qarqët kriminale fortë iu gëzuan, duke manifestuar atë ditë të vrasjës më të shtëna në disa pjesë të qytetit të Pejës. Kjo ishte më shumë së e turpshme. Kjo dhunë dhe ky terror arriti që të instaloj frikën e madhe në mesin e qytetarëve për të nesermën e tyre. Kriminelët bëhën sikur gjithëqka është harruar. Gjakun dhe vrastarët i qetë në sipërfaqe mos kush tjetër vet dheu. Varrët e të vrarëve na kujtojnë së sa është e pa drejtë kjo botë.
Ky pushtet dhe pushtetet e kaluara nuk bën asgjë për ndriqimin e vrasjëve politike, së askush nuk e lufton krimin në radhët e veta. Mjaftë jetuam më ndjenjën e frikës për të nesermën tanë. Ka ardhur koha që të gjithë ta ngrisim zërin e ndërgjëgjës kunder strukturave kriminale të cilat që 17 vite e kan zymtësuar Kosovën. Një hallkë e dobët e sistemit në luftë kunder krimit u treguan edhe mjetet e informimit publik, përjashtuar këtu vetëm disa në vitet e fundit. Pak pamë ndryshime pozitive kur bëhët fjalë për luftën kunder krimit dhe korrupcionit. Askush nuk na ndihmon, nese ne nuk i ndihmojmë vetit. Po e lëmë vetën në mëshirën e atyre të cilët po e ndajnë drejtësinë në rrugë, duke vrarë për pikë të ditës dhe duke ikur pa therrë në këmbë.
Të punojmë të jetojmë në botën pa dhunë dhe pa dhunues. T’u tregojmë të gjithë kriminelëve së në këtë vend ka Zot shtëpie, e ky është populli i Kosovës. T’u tregojmë së ka qytetarë të guximshem karshi krimit dhe çdo dukurive negative. T’i lirojmë rrugët, kafenët, zyrat dhe kudo tjetër nga të gjithë ata të cilët e mbështollën Kosovën në të zezë. Kjo shoqëri do të duhet të zgjohet nga agonia shumë vjeqare. Te bëhëmi shoqëri e ndërshme e jo shoqëri e kriminalizuar. Këta të cilët e kan uzurpuar pushtetin po mendojnë së e kan uzurpuar edhe territorin, po mendojnë sikur kan arritur fuqi të pa kufizuar.
Ende ka në këtë tokë burra të cilët nuk frikësohen, të cilët nuk do të zmbrapsën para asnjë kërcinimi si të largimit nga puna, nuk do të frikësohen as nga aktet e dhunës fizike, në rrugë e kudo tjetër. Të mbyllet epoka kur kriminelët vranë në prag të shtëpisë para syve të familjarëve. Duke iu kundervu çdo forme të krimit në ruajmë dinjitetin tonë. Fitorja kunder frikës para dhunuesve dhe ballafaqimi më ta sy më sy paraqet fitore e cila njeriun e bënë të fortë në jetë… Të gjitha ata atje në anën e kundertë të rrugës nuk janë asgjë tjetër veç do hiqa të cilët duhet larguar pa asnjë frikë…