Arben Çokaj
Ia bëjnë të zezën vetes e rrinë duke u ankuar, jo na e bëri turku, jo nuk na do Europa. Po ti kur nuk don veten more, nuk të don askush!
Të ashtuquajturit “nacionalista” shikoni si sillen tani në lidhje me integrimin në BE. Kënaqen se Holanda shprehet kundër, e me gjithë entuziazëm e shpërndajnë lajmin, me idenë se po dëmtojnë Ramën, dhe Junkerin që thotë se duhen hapur negociatat sa më parë, e quajnë që të gjithë alkoolik…
E si mund të kuptohet kjo?! Se “nacionalistat” si gjithmonë po shqetësohen shumë për fatin e Shqipërisë. Deri vonë edhe unë kështu kam kujtuar, shaj Enverin si katil, e mendo se “nacionalistat” ishin për interesat e kombit, por jo. Ndonjë prej tyre ka qenë dhe është ashtu, por shumicën e shikon se nuk janë. Ata janë për me përfitua po, nga ky popull dhe me e mbajtë me rrena e fjalë patriotike e folklorike!
Përfundimisht klasa jonë politike tregon se ka shkuar në drejtim të gabuar e irracional, zihen me njëri-tjetrin kush me e marrë pushtetin, për me vjedhë shtetin dhe jo se si me ia zgjidhë problemet këtij vendi! E disa prej tyre m’i thonë vetes të djathtë e nacionalista…
Ideja ime është, shqiptari mos me ia shitë bythën shqiptarit, për hir të të huajve… Në Amerikë e kanë me ligj dhe më shumë me moral politik e shoqëror, Presidenti mos me i kritikua kundërshtarët e vetë politikë, kur është jashtë SHBA-ve, dhe anasjelltas. Kurse tek ne ndodh e kundërta, ne vrap me ia nxjerrë bythën e tjetrit jashtë para të huajit, vrap me u kënaqë kur i huaji na dënon apo diskriminon, ose kur nuk na e njeh një të drejtë. Ne duhet me dalë nga kjo spirale vetë-shkatërruese, e nuk duhet ta ushqejmë këtë! Mosmarrëveshjet brenda – shqiptare duhet me fillua me e mbyllë brenda shqiptarëve, e jo me i nxjerrë problemet tona tek të tjerët…