A po i nënshtrohen shqiptarët tiranisë në Kosovë dhe në Shqipëri?!

1
1367
Vëllai i Hashimit, Erdogani, falen

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Historia na mëson së rrallë kemi pasur kohëra të mira ku njeriu ka pasur guximin të mendon çka dëshiron, dhe lirshem ta shpreh mendimin i tij. Të vjetrit përpara kur është folur për temën e politikës nuk i kan lejuar të rinjët të marrin pjesë në diskutime. Gjatë historisë njeriu nga vegjelia ka mësuar së pushteti ka qenë i pranishem në çdo mes, dhe së ai pusheti gjoja duhet respektuar deri në gjunjëzim.Dhe, shumë kush ka mendur që karshi pushtetit të jetë lojal. Ka pasur njerëz të cilët kan marr guximin e kundërshtimit të pushteteve kryesisht mizore të instaluara siq ka qenë sistemi diktatorial komunist. Nese të gjithë do të bëheshim lojal karshi pushteteve autokratike, sigurisht së nuk do të vinte kurrë demokracia dhe as pluralizmi.

Arritja deri të liria e të shprehurit dhe të vepruarit sigurisht ishte e gjatë dhe shumë e mundimshme për të gjithë ata popujë që dolën nga shtetet më regjime tiranike.Po të ishin dëgjuar sundimtarët sigurisht së kurrë nuk do të kishim shoqëri të përparuar dhe demokratike. Sllogani i tyre ka qenë “Ju mund të veproni, por do të bëhëni pishmanë pastaj”. Kjo logjikë fashizoide po iu hyn në funksion edhe tash pushteteve të instaluara në Prishtine dhe në Tiranë. Historikisht sikur shqiptarët i përcolli zezona e kohës të instalimit në pushtet të tiranëve dhe tiranisë. Tiranët kan përdorur metodat më makabre frikësuese për ti mbajtur masat të heshtura, dhe në errësiren e plotë edhe mediatike. I kan mbajtur edhe në errësirën e paditurisë. Kanë përdorur metoda të ndryshme për të gjithë ata të cilët kan kërkuar autonomi morale dhe autonomi ideore.

Regjimet tiranike gjithmonë i kan kërkuar njerëzit jo vetëm të dëgjueshem por edhe më shpirt të prishur, të cilët nuk kan hezituar të përdorin metodat më çnjerëzore karshi të gjithë atyre të cilet kan marrë guximin e kundershtimit. Ata të cilët kan pasur pretendime politike, tiranët kan përdorur mekanizma më mizore të mundshme kunder tyre. Tiranët kanë shtypur çdo përpjekje të kokave intelektuale të cilet kan pasur karakter të fortë moral dhe kombëtar. Tiranët e sotem të instaluar në pushtete në Prishtinë e sidomos në Tiranë, po përdorin metoda shtypëse për të mbetur sa më gjatë në pushtet. Edi Rama nese i lejohet do ta kthen krejt kohën e perënduar të Enver Hoxhës.

Po e tregoi një shembull, të këtyre ditëve. Një mik i shtepisë i cili këtyre ditëve më familjën e tij do të udhëton për Amerikën e largët për të jetuar atje, po kërkon një familjarë që të kujdeset për pronën dhe shtëpinë e tij në Kosovë. Me anë të një lidhje një ditë mbërrini në Kosovë një njeri jo shumë i moshuar më bashkëshortën e tij nga Shqipëria, i cili ishte i interesuar të punoj për të siguruar familjën e tij në Fier. Pa sa zbriti nga autobusi atë ditë ai edhe e filloi tregimin e tij “Për të parën herë jamë në Kosovë pas 60 viteve të emgrimit. Prindërit i kam nga fshati Leshan i Pejës.

Babai im e kishte plagosur në atë kohë një serbian, dhe ishte detyruar të largohet nga Kosova. Ai ishte vendosur në Shqipëri pikërisht në Fier ku jetojmë edhe sot. Pas gjithë këtyre vitëve po vijë si hallegjinjë për të kërkuar punë, e jo për ti vizituar kusherinjët në Leshan. Mos vet hiq burra vazhdoi ai. Ky Edi Rama është duke e ngulfatur klasën e mesme sa ska. Jeta gjithnjë e më vështirë po bëhët në Shqipëri. Rama thotë bashkëbiseduesi ynë po e kthen komplet komunizmin në Shqipëri. Unë jamë socialist, dhe e kam votuar vet Ramën, por kurrë nuk kemi menduar së do të punoj kaq keq për popullin”.

E unë thëmë po fat të keq kishim pasur në shqiptarët historikisht. Edhe tash po na ndjekë po thuaj fat i njejtë më këta njerëz në krye të pushteteve, të cilët veq pushtetit dhe pasurimit të pafund, nuk shohin asgjë para veti. Ndoshta dikush edhe mund të mos pajtohet më konstatimin tim, dhe ka të tillë më bollëk, së të folim drejtë edhe pse komunizmi konsiderohet kapitull i mbyllur, na e ka lënë pjellën e saj. Logjika e tyre e mykur po vazhdon të veproi më metodat e saja, duke e pasivizuar jetën, duke e izoluar dy vendet tona nga bota demokratike.

Njeriu i ynë po konsiderohet ” mallë” nga materjali i lirë. Regjimi autoritar politik po përbëhët nga sahan lëpirësat, ku njerëzit e dijshem po mbesin krejt pasiv, ku ekspertët dhe njerëzit e ngritur politikisht po fashitën duke iu pamundësuar të inkuadrohen në rrjedhat politike dhe rrjedhjat shoqërore të Kosovës dhe të Shqipërisë. Njeriu nuk është i lirë deri atëherë kur nuk mendon më kokën e vet, po vepron me modelin e zgjedhur të klasës politike e cila moti ka ra ndesh më parimet morale dhe më parimet demokratike .Logjika e shtypjës dhe tiranisë, është duke e ngulfatur çdo vlere shoqërore. Është duke na lënë shumë mbrapa botës së civilizuar.

Mos të pranohet logjika e kapitulimit para klikave tiranike të cilat po ia thejnë kurrizin popullit përditë e më shumë. Nese mendojmë të lirohemi nga tirania duhet ta ngjallemi vetdijën e daljës nga kjo situatë e rëndë ekonomike dhe politike. Lufta për lirinë e sjelljës dhe lirinë e të menduarit, racionaliteti politik si kusht i ecjës tonë përpara, i ecjës përpara si shoqëri dhe si shtetit, do të duhej të jetë e pa ndalshme, siq janë të pandalshme edhe rrjedhat historike. Shumë po ngjajmë në “idiotin” e Dostojevskit, në vend që të ngjajmë në “qytetarë normal”, duke menduar më kokat tona, e jo të ndikohemi nga ajo që po na servohet përditë nga kokat e tiranëve…

1 KOMENT

Komentet janë mbyllur.