A po i bëhet atentat Kosovës

0
569
Bekim Rexhepi

Në Kosovë vërtet nuk mund të blihet siguria, sepse aty nuk sigurohet ligji, rendi dhe mbrojtja. Nuk funksionon autonomia e shtetit, por funksionon autoriteti i pushtetit, dhe ky autoritet nuk do t’ia ndijë për një autoritet tjetër që mund të quhet autoriteti shtetëror (autonom). Por, zvarritet gjithnjë e më shumë të ketë një autoritet të plotë, të paprekshëm personal e fisnor.

— nga Bekim Rexhepi

Lajmi i fundit për hetimin e policëve brenda AKI-së, nxjerr ne pah direkt atentatorët e shtetit të Kosovës, sepse përmes këti hetimi po përdoret logjika e ndjekjes, e ndjekjes se policëve që nxirren lajmin e autorit të krimit, e që ështe: i biri i shefit të AKI-së Shpend Maxhuni. Organi për hetime brenda AKI-së,me aktin e vënë në veprim për mbledhjen e telefonave të policëve, po e konfirmon paraprakisht se ka një logjika e ndjekjes e ndeshkuesëse, para logjikës vendosjes së logjikës së drejtësisë dhe ligjit në vend. Ky operacion i AKI-së është operacion strikt ndëshkues, kundrejt shtetit ligjor dhe drejtësisë në vend. Kjo mund të quhet goditje shtetit nga institucionet e saja vet përfaqësuese.

Ky akt i fundit i AKI-së mund quhet edhe krimi dytë, sepse sipas kësaj logjike korruptive e kriminale, nuk do te duhej që të alarmohej nëpër media lajmi se i autori i krimit është i biri i Shpend Maxhunit, shefit të AKI-së!.

Ky krim sipas logjikes se banditëve që kanë kapur shtetin, do të duhej te mbetej i izoluar dhe mbase i heshtur, sepse në të është dora e shtetit. Pra, një mos zbardhja e rastit të tillë, do të le vetëm errësirë gjithandej krimit, e në fakt errësira mbete gjithnjë e dyshimtë.

Po bëjmë disa pyetje që duan dhe ca përgjigjeje; Çfarë institucioni përfaqëson AKI-a, kur shefi i saj nuk na ditka se i biri i tij është kriminel dhe udhëhoqët me bandat e organizuar?, Çfarë krimi duhet të luftoja shefi i AKI-së, kur krimi është brenda familjes së shefit?, Pse AKI-a në vend të një shefi të pastër zgjodhi një shef me dosje kriminale brezash, edhe më këtë të fundit?, Pse tash organeve hetuese të AKI-së, i është dhënë urdhër i prerë për ndjekjen e policëve që na e paskan denoncuar në media krimin dhe autorin e krimit?, Pse duhet të ruhet një kriminel nga AKI-ja?, Pse mediat nuk duhet të informohen për autorin e krimit dhe kriminelet e bandave të organizuara në vend?, Pse shoqëria shqiptare të mos informohet edhe nga mediat për kriminelët e përditshëm?, Pse nuk duhet të shkruaj unë për kriminelët e bandave brenda shtetit dhe pushtetit të vendit tim? Adresa për tu përgjigjur është në shtet…

Në Kosovë vërtet nuk mund të blihet siguria, sepse aty nuk sigurohet ligji, rendi dhe mbrojtja. Nuk funksionon autonomia e shtetit, por funksionon autoriteti i pushtetit, dhe ky autoritet nuk do t’ia ndijë për një autoritet tjetër që mund të quhet autoriteti shtetëror (autonom). Por, zvarritet gjithnjë e më shumë të ketë një autoritet të plotë, të paprekshëm personal e fisnor. Këtu autoritet i pushtetit nuk mbron bashkësinë nga njëra – tjetra, individin nga individi, madje çdo ditë tablohet në publik se kemi individi fisnor të pushtetit që grabisin dhe kriminalizojnë jetën e qytetarëve, ata dënohen sa për sy e faqe.

Përpos vjedhjeve në shtet të autoriteteve të pushtetit, kemi edhe fisnoret e tyre që mbulojnë në mënyrë të organizuar e, kriminale jetën e përditshme të shtetit dhe të qytetarëve. Shteti i Kosovës më këtë gjendje, mbetet shtet që nuk e ushtron autoritetin e vet, mbetet pa besnikëri ndaj secilit qytetar sepse qytetarit dot nuk i siguron jetën dhe mirëqenien.

Siç e dimë se siguria personale është themelore për mbështetjen e një shteti, atëherë ku do ta gjejmë këtë mbështetje kur ajo mungon vazhdimisht. Kur ky shtet ta rrëmben sigurinë themelore, atëherë le të kuptoj në nderëdije se nuk ka nevojë për mbështetje popullore, por ka nevojë gjithnjë e më shumë, që në emër të tij pushteti të kriminalizoj vet popullin.

Problematika e sigurisë personale në Kosovë ende mbetet e një qasje, e nivelit të shteteve lindore e afrikane, madje më shumë mbetet në integritet e vendimeve lokal sepse ato shtetërore janë të burokratizuara aq sa të duket nganjëherë se nuk ekzistojnë fare.

Shpresat dhe gjasat e shqiptarëve për shtetin e tyre sikur po zbehen çdo ditë, ata edhe ne sondazhe nuk kanë më turp nacional të nxjerrin kërkesën për tu larguar nga vendi sepse vendi i tyre nuk u duket i ngrohtë dhe aspak lehtësues për jetë e mirëqenie e tyre.
Shteti në shërbim të qytetarëve me këta pushtetar kriminel mbetet dhe e thënë pa turp vetëm një mit ose një gaz i barkut me erë të keqe.

25.10.2018