Analizë
Nga Skënder MULLIQI
Ne Ballkan por edhe më gjerë udhëheqjët shtetërore po ngritën mbi popullin dhe shtetin të cilin e përfaqësojnë. Nese nuk do të kthehet komunizmi në kohën sikur ishte dikur, duket ashiqare së udhëhëqjët shtetërore të shumë shteteve ne Ballkan po instalojnë në pushtet figura politike më predispozita të ish regjimit. Sikur në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar po ngjallën nacionalizmat në kuptimin më negativ të fjalës. Ne shtetet e rajonit kemi udhëheqës politikë sundimtarë të vërtetë, siq është Millo Gjukanoviqi në Mal të Zi, që 25 vite po e udhëheq shetin malazez. Në Kosovë dhe në Shqipëri kemi pasur disa ndryshime ne krye të shtetit deri me sot, por kemi edhe shumë udhëheqës të predisponuar për udhëhqje të tipit komunist.
Regjimi në Shqipëri dhe regjimi në Prishtinë pak dallojnë nga regjimet komuniste te kohës së kaluar, të hidhur për shqiptarët. Çdo formë të veprimit në udhëheqje më shtetin dhe të mirat materjale po kan ngjashamëri të madhe më komunizmin. Kohën e fundit është ngjallur shumë retorika e nacionalizmit, apo unë do të thosha e ultranacinalizmit të shtetet ballkanike. Në këtë plan të pa kalueshem janë udhëheqja shtetërore e Serbisë. Regjimi i Beogradit nuk ka hequr dorë nga sllognët e ultranacionalizmit të ulët karshi shqiptarëve .Nacionalizmin e shoqëruan gjithmonë me incidente te ndryshme në mbrendi të Kosovës.
Gjatë këtyre 17 viteve kishim incidente te cilat kishin për qëllim destabilizmin e Kosovës. Por, incidentet e kohës së fundit më mure dhe më tren në veri, janë lojëra të dyfishta të regjimit të Beogradit, pa e përjashtuar këtu as regjimin në Prisntinë. Pse e bëra këtë paralele ? E bëra së qëllimi i këtyre dy ngjarjëve të prodhura dhe mirë të orkestruara edhe nga faktori ndërkombëtar, kan për qëllim tua forcojnë pozitat, këtyre regjimeve te rëna përtoke nga keqpërdorimet e mëdha.
Këto regjime po e përdorin thënjën “sa më e keqe gjendja politike aq më mirë për ta“. Krahas deklarimeve për marrdhënje të mira ndërfqinjësore po shohim edhe veprimet e tyre krejt të tjera në terren, më qëllim të mbajtjës më qdo kush të pushtetit. A nuk duket tashmë së treni ruso-serb dhe muri në veri të Mitrovicës na paskan qenë, më shumë lojëra për konsum të mbrendshem politik të Beogradit dhe Prishtinës zyrtare.
Bashkësia ndërkombëtare duket se ende është duke i përdorë këta njerëz në krye të shtetit që me lehtë ti përfundojnë disa procese politike jo të favorshme për Kosovën. Duket së pas ndalimit të trenit dhe pas rrezimit të murit në veri, po fshihen plane te reja për “Zajednicën” dhe Demarkacionin. Duket së këto dy ngjarje ishin mirë të përgaditura për ta zhvendur vemendjën e popullit nga problemet sociale dhe ekonomike. Tek e fundit ndalimi i trenit rus dhe rrenimi i murit nuk janë për tu bërë aq shumë bujë në opinion, sepse po themi më plotë gojën së jemi shtet sovran dhe i pavarur. Muri është ndërtuar nga minoriteti serbë pa lejën e organeve tona relevante. Por, të shohin së a është përfundimtare gjithë kjo. Duket së do të fillon një murë ndarës etnik më ndryshe ne veri?.
Qëllimi është diku tjetër. Që sa më parë të vjen në rend të ditës ”Zajednica“ siç kanë filluar te përmendet kjo punë bashkë me Demarkacionin, që të dyja këto më interes imediat për Kosovën. Duket së jemi një popull që lehtë frustrohemi dhe besa mashtrohemi. Me këto dy raste më së shumti po dëshirojnë të përfitojnë politikisht, Thaqi dhe Mustafa dy figurat qendrore të kësaj politike deshtake dhe shumë deshpruese për popull.
Po tentohet më qdo kusht nga pushtetet që të fshihen problemet eksploduese nen tepih, të cilat nese shpërthejnë detonimi i tyre do të jetë shumë i madh. Po tentohet gjithashtu të fshihet krejt mos puna e tyre në luftë për ndërtimin e institucioneve te shtetit, në luftë kunder korrupcionit dhe krimit të organizuar… Kan mbetur punë në gjysmë të rrugës në shtet ndërtim dhe mirëqenje. Çdo krizë autokratët e shfrytëzojnë në luftë për pushtet.
Incidentet i kan shfrytëzuar që të tregojnë gjoja forcën, së nuk do të lejojnë askush rrezikimin e territorit të tyre. Poenta e gjithë tregimit më trenin ka qenë zhurma mediatike së treni ishte I mbuluar me ikonografinë serboqetnike dhe më mbishkrimin “Kosova është Serbi” e shkruar në shumë gjuhë botërore. Askush nuk do të kishte pasur ndërmend trenin kur dihet së trenat nga Serbia me vite vijnë në Kosovë pa asnjë pengesë. Dhe, shtrohet pyetja logjike, për qka gjithë kjo zhurmë dhe prodhim krize siq e kan klasifikuar shumca edhe nga ana e analistëve? Serbia në pranveër i ka zgjedhjet presidenciale dhe ndoshta edhe zgjedhjet nacionale.
Kjo shumë vlenë edhe për Prishtinën zyrtare të cilën e presin zgedhjet locale e ndoshta edhe ato nacionale. PDK dhe LDK si parti në pushtet jetikisht janë të interesuara ta kthejnë besimin e humbur së pari të elektorati i vet, e pastaj edhe besimin e humbur në popull, duke dëshmuar gjoja fuqinë e tyre politike ne planin e jashtem. Po vazhdohet duket më lojëra të nacionalizmit serbomadh në Ballkan.
Asociacioni zatën edhe është qëllimi parësor i Serbisë. 15 përqindëshi ose më shumë i territorit të Kosovës, moti i proklamuar nga serbët është synimi i tyre përfundimar. Kartat e ultranacionalizmit serbë për ndarjën e Kosovës sërish janë futur në lojën politike. Këtë gjë po e vërtetojnë edhe disa deklarata të disa zyrtarëve të lartë ndërkombëtar për ndarjën e Kosovës…