A po fillon një epoke e re në Kosovë?

0
1103
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Komunistët në gjenin e tyre e kanë preokupimin për pushtet apsolut dhe për të përfituar të gjitha të mirat e shtetit dhe të popullit. Këta janë treguar historikisht së mjeshter të vjedhjeve, por edhe shumë mizorë. Logjika e tyre shtypëse duket e pa mbarim. Edhe në këtë fazë të tranzicionit pasardhësit e komunistëve po tregohen po aq lakmitarë për pushtet, por shumë më finokë në hajnitë e tyre, të cilat i kanë kryer gjatë këtyre viteve të tranzicionit në Kosovë. Janë treguar si ‘artistë‘ në këtë drejtim. Po vazhdojnë të vjedhin më të madhe. Kjo nuk është diçka stilistike, por është realiteti i sotëm.

Nese dikur komunistët kan qenë mizorë, nuk do të thotë së këta të kohës moderne janë më të mirë. Sot, të gjithë më të drejtë pyesin, a do të kenë fund hajnitë dhe keqpërdorimet? Nese nuk formojmë shtet ligjor dhe funksional, e keqja komuniste nuk do të na hiqet lehtë qafe. Ata na u kanë ngjitur aq fortë për qafe, sa nese nuk reagojmë më gjithë forcën, vështirë do të bien përtoke. Vëtem me një politikë përgjegjëse do të arrijmë t’i largojmë nga skena politike këto banda komuniste, të cilët fëmijëve të vet ua kan krijuar jetën si në parajsë.

Kanë uzurpuar prona të shtetit. Kanë ndërtuar shumë katëshe në qendra të qytetete që kapin shifrat milonëshe. Kanë uzurpuar lokale dhe vazhdojnë t’i mbajnë të uzurpuara, sikur t’ua kishte lënë baba. Kanë ndërtuar shtëpi luksoze në Kosovë dhe jashtë Kosovës. Këta janë bërë vetë shteti, thua së nuk ka popull mbi këtë tokë. Aq më keq kur të gjithë këto po i bëjnë publikisht. Ka humbur përgjegjësia. Ka humbur morali politik. Na është shëndrruar vesi në virtyt.

Të mirat materjale po i gllabërojnë kategoria e njerëzve të cilët po ngjiten në pushtet pa asnjë meritë. Kanë arritur më para të popullit ta shtypin popullin si është më së keqi. Na mbajnë fjalime së gjendja është e mirë. Pa ndryshime cilësore në krye të disa partive politike, apo më mirë do të ishte t’i qujamë koorporatave politike, nuk do të kemi kurrë prosperitet dhe jetë të mirë. Është iluzore të presim së hajnat dhe njerëzit e invovuar në krime do të fillojnë të punojnë mire. Vëtem intelektualët e mirëfilltë do ta qesin gjendjen politike dhe ekonomike në binarët normal të saj.

A po fillon një epokë e re në Kosovë, apo sërish po na servohen spektakle mediatike të arrestimeve nga policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës? Të shpresojmë së kësaj radhe arrestimet e filluara do të jenë shumë më serioze. Jeta në Kosovë është ngulfatur nga strukturat kriminale të instaluara në pushtet. Nuk na nevojitet kurrfarë pompoziteti mediaktik i arrestimit të Azem Sylës dhe grupit të tij. Njeriu ynë ka nevojë që përfundimisht të lirohet nga uzurpatorët e pushtetit të Kosovës. Këta janë ngritur mbi ligjin, sepse kanë ndërtuar shtet për vete, së i kan futur njerëzit e vet në të gjitha hallkat kyçe të sistemit.

Arrestimet ishte dashur të bëhën pa hile, e jo sikur ndodhi në të kaluarën kur u arrestuan shume zyrtarë të lartë të shtetit, dhe jo që nuk u dënun, por ata u kthyen prap në pozitat e tyre të larta pushtetare, që e kam thënë disa herë deri më sot. Tek e fundit arrestimet e fundit dhe të përfolurit të cilët do të arrestohen, i tregojnë popullit së cilat janë ata që po e rrënojnë shtetin e ri të Kosovës. Kur të arrestohen të gjithë keqpërdoruesit do të ngjallen shpresat e këtij populli për një jetë më të mirë. Të shpresojmë së muajit në vazhdim do të jenë shumë përcaktues, për një të ardhme më të mirë të popullit dhe të shtetit të Kosovës…