NGA: ALI ASLLANI MË: 7 GUSHT 2017 — Bota Sot
Dalja e religjioneve nga institucionet e tyre fetare, dhe ngatërrimi me politikën, është një rrugë e errët dhe shumë-shumë tinëzare, e cila popullin shqiptar e shpie drejt përçarjes dhe një tradhtie kombëtare.
Kjo dukuri, kohëve të fundit po vërehet gjithnjë e më shumë në trevat shqiptare, dukuri kjo, që më së paku i duhet shqiptarëve, dukuri që po instalohet nga disa hiena, fosile e kalburina Perandorisë Turko-Otomane, eventualisht kalbësira ruse-serbe-greke, të cilat po bëjnë çmos, për ta përçarë dhe armiqësuar popullin shqiptar, dhe për ta rikthyer okupimin tinëzar e të egër otoman, ose serb, në trevat ku banojnë shqiptarët etnik dhe autokton.
Këto kalbësira otomane, gjegjësisht ruso-serbo-greke, vetëm një gjë shqip kanë, dinë të flasin shqip, dhe gjuhën shqipe e keqpërdorin vetëm për të folur dhe vepruar keq, dhe kundër interesave MADHORE kombëtare shqiptare.
Druaj se këto kalbësira otomane, po e çojnë kombin tonë drejt një lufte civile vëlla-vrasëse mbi baza fetare, luftë të cilën konfesioni i krishterë, qoftë ai katolik apo ortodoks shqiptar, e ka obligim dhe detyrim civilizues dhe evropian për ta fituar. Kjo për arsyen se Evropa është e krishterë dhe e qytetëruar, Evropa është përparimtare dhe demokratike, Evropa është paqedashëse.
Evropa ka zemër të madhe, sepse i ka pranuar dhe vazhdon t’i pranojë, por jo vetëm kaq, edhe t’i edukojë, të gjithë ata refugjatë, të cilët kalojnë me mijëra kilometra rrugë nga vendet e lindjes, siç i quajnë ata vendet shenjta, dhe me shumicë arabe-myslimane.
Paradoksi i gjithë këtij muhabeti është se, këta refugjatë sapo arrijnë në Evropën e Krishterë dhe të qytetëruar, nuk duan të përshtaten, por menjëherë vazhdojnë të deklarohen se, toka, të cilën ata e kanë braktisur, është tokë e shenjtë. Atëherë, del një pyetje që kërkon përgjigje urgjente:
Po përse këta refugjat po e lënë tokën e tyre të shenjtë, duke pasur mundësi të strehohen përkohësisht, diku tjetër në këtë tokë të shenjtë, ndërkohë që po kalojnë me mijëra e mijëra kilometra rrugë, po ashtu po kalojnë me dhjetëra kufinj, për të ardhur në një tokë tjetër që quhet Evropë ?!
Ju lutem shumë, më ndihmoni ta kuptoj këtë paradoks, të cilin, në asnjë mënyrë unë nuk po mund ta kuptoj!?
Në fund po ju le t’i lexoni edhe disa vargje në vazhdim, e të cilat konsistojnë me TEMATIKËN në këtë artikull:
PËR HIR TË KOMBIT
Atëherë kur të vdes, nuk dua rit fetar,
Prift as Sheh, kurrësesi hoxhë apo hoxhallarë.Si dëshmi që besoj në ZOT,
Mbulomëni me flamurin KASTRIOT.N’pyet kush, ç’fe ka pas?
Thuani: PELLAZGO-ILIRINË e lashtë.Shqiptarë më pagëzoi, ZOTI vet me emër,
të MADHËRUARIN e kam n’shpirt dhe n’zemër,Për shqiptarët, SOT dhe NESËR
Vetëm kaq lypsët, …ASGJË MË TJETËR!
Shqiptart katolikë, nuk po e ngatërrojnë religjionin me politiken dhe me kombin.
Komentet janë mbyllur.