A po bie perdja e vrasjeve për motive politike në Kosovë?

0
920
Skënder Mulliqi

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Pas luftës u vranë shumë veprimtarë të LDK-së, dhe u vranë dhe u kërcënuan edhe shumë gazetarë të vijës institucionale luftës, të presidentit, Dr. Ibrahim Rugova. U vranë natën, u vranë për pikë të ditës, u vranë edhe pas shpine. Dështen ta vrasin edhe presidentin Rugova nga prita e organizuar mu para derës së shtëpisë, siq e vranë ushtarakun dhe veprimtarinë e devotshëm të LDK-së, Smajl Hajdaraj… E vranë Smajl Hajdarajn në mënyrë barbare dhe qyqare. Gjithashtu e vranë kolonel, Tahir Zemajn vet i treti po në pritë të organizuar do njerëz të liqë të cilët një ditë do ti mallkojë Zoti.

Vargu i atyre që u vranë është i gjatë dhe opinioni tashmë i dinë për kënd bëhët fjalë… por ende opinioni dhe as familjarët si ngushëllim i vetëm për ta, nuk i kan mësuar emrat e vrastarëve dhe emrat e urdhërdhënësve të tyre. Qytetarët nuk guxuan një kohë të gjatë të flasin për temën e vrasjëve politike në Kosovë. Për 17 vite bën vetëvrasje shumë veteranë të luftës çlirimtare nga varfëria dhe skami. U vranë edhe po vritën për ditë nga gjendja e rëndë sociale dhe ekonomike edhe njerëz të kategorive të tjera shoqërore. Këta në pushtet nuk e dinë as vet sa të mira materjale dhe pasuri tjetër kanë.

Tash të vetmën brengë e kan punën e Gjykatës Speciale të cilën më veprimet e veta e prun të dera. Presidenti, Hashim Thaçi këtë të hënë mbajti një konferencë për media lidhur më temën e krimit te organizuar dhe disa tema të tjera. Ai kërkoi nga Zyra e Kryeprokurorisë të Shtetit, që të angazhohen për zbardhjën e krimeve gjatë kohës së luftës dhe atyre pas luftës. Në këtë konferencë Thaçi preku edhe temën e dhunimeve të grave shqiptare gjatë luftës nga serbët, si dhe tëmën e dëmtimeve të objekteve të kultit etj. Të gjitha këto më vonesë. Presidenti, Thaçi kërkoi edhe zbardhjën e tentim atentatit ndaj presidentit, Ibrahim Rugova afër shtëpisë së tij në Velani të Prishtinës në vitin 2005.

Po mos të ishte në pyetje ndonjë trysni politike zor që Thaçi do të merrte një hap të tillë. Së sa është kjo paraqitje serioze dhe çka ishte në pyetje që pikërisht tash, Thaçi kërkoi nga Prokuroria e Shtetit hetime lidhur më temat në fjalë, mbetet të shihet. Diçka është e sigurt, së koha e maskaradave të tilla shumë të dëmshme politike dhe gjendjës gjithnjë të rënduar ekonomike ngadalë po iu vjen fundi. Paknaqësit dhe frustrimet qytetare janë rritur shumë nga gjendja e pa shpresë e krijuar. Kasta politike në pushtet më punën jo pozitive, nuk e meriton më besimin e popullit. Krimi dhe korrupcioni janë bërë të pa durueshme, dhe shkatrrimtare për shtetin e ri të Kosovës. Ekzodi po merre përmasa shqetësuese.

Pa punësia është e nivelit të lartë… Kjo kërkesë e Thaçit organeve më të larta të drejtësisë duhet të vlenë për të gjitha nivelet pa përjashtim duke filluar nga kreu shtetëror. Të largohen nga postet shoqërore njerëzit më biografi kriminale dhe më biografi të dyshimt edhe në planin kombëtare. Të spastrohen të gjitha sistemet nga njerëzit të cilët nuk po e kryejnë punën mirë. Organët e drejtësisë si hallka kyqe e shtetit, do të duhej të reformohen në tërsi, së janë duke u ndikuar nga politika ditore. Të gjitha këto të meta të mëdha të sistemit dhe politikëbërjës mund të eliminohen duke iu lëshuar rrugë forcave të reja kreative politike …