Nga Skënder MULLIQI
A po thurën skenare për dhe rreth Kosovës, të cilat janë bërë të rrezikshme për shtetin më të ri në Evropë, dhe janë bërë të rrezikshme në përgjithësi për çështjën nacionale ? Kosova duket tashmë ashiqare së pas vdekjës së presidentit, Ibrahim Rugova ka mbetur pa lidership, ka mbetur në duar të një klase politike e cila haptazi i ka qitë interesat e veta para interesit të përgjthshem. Disa figura politike janë ngritur mbi shtetin dhe mbi ligjet e Kosovës. Këtu vlen për ta vequar presidentin e vendit, Hashim Thaçin një figurë kontraverse politike, i cili i ka marrë të gjitha kompetencat që nga viti 2007 kur PDK-ja mori primatin e partisë së parë në Kosovë, dhe partisë e cila e drejtoi shtetin për dy mandate më koalicione.
Gjatë kësaj kohe Thaçi u bë alfa dhe omega e politikës kosovare. Ai diktoi politikën sipas kutit dhe interesit të tij në mënyre mjeshtërore, duke e margjinizuar shumë kuvendin si institucionin më të lartë të shtetit. Udhëhoqi bisedimet më palën serbe dhe mori vendime jo sa duhet transparente të cilat rezultuan më shumë në dëm të Kosovës së sa në dobi të saj. Nënshkroi marrveshje të cilët ishte dashur të bëhën më koncensenzus nacional e nuk i bëri, si marrveshja e Demarkacionit më Mal të Zi dhe” Zajednica”. Këto marrveshje e afruan ndjeshem Serbinë kah BE-ja, kurse Kosova mbeti po thuaj duar thatë. Lojëra e fundit politike e Thaçit ishte për mua skenari i tij më Vuqiqin për ta bërë punë të kryer Asociacionin e Komunave më Shumicë serbe në veri, më kompetenca vendimarrëse, dhe për ta qitur në plan të dytë ratifikimin e Demarkacionit ku Kosova humbi 8200 hektarë tokë me Mal te Zi.
Fill pas takimit të presidentit Thaçi më Vuqiqin në Bruksel dhe takimet e tij tinzare ne Amerikë siq flitët në koluare për ndarje të Kosovës, erdhi arrestimi i Marko Gjuriqit në veri të Mitrovicës, i cili hyri ilegalisht në Kosovë.Sikur ky arrestim të ishte bërë në një kohë dhe rrethanë tjetër politike, ka qenë gjithqka në rregull, apo do të ishte në rregull që Gjuriq më të arrestuar në veri, të kthehet për Serbi, e jo të bëhën spektakle duke e sjelluar atë në Prishtinë, e pastaj të ekstradohet për Serbi shumë shpejt. Thaçi duket ashiqare së është bërë më shumë agresiv pas raportit të Dick Martit, i cili raport ngre akuza karshi tij për krime lufte. Nga ky raport edhe u formua Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë më seli në Hagë.
Personat të cilët u përfolën në opinion së janë kandidatë për tu paraqitur si të dyshuar para kësaj gjykate gjatë këtij viti, tentuan që ta shfuqizojnë Gjykatën Speciale më një vendim të ri të kuvendit, pasi që vet e kishin pranuar punën e gjykatës në vitin 2015. Kjo solli një gjendje të tendosur më miqët tanë ndërkombëtar të cilët dërguan mesazhe të qarta së nuk do të luhet lehtë më Marrveshje Ndërkombëtare. Presidenti i zgjedhur më vota të LDK-se, Hashim Thaçi ishte promotori i nismës për shfuqizimin e gjykatës për ta shpëtuar lekurën e vet. Ai është ngritë mbi institucionet duke i marre kompetancat sikur të ishim shtet presidencial e jo që jemi përcaktuar për shtet parlamentar.
Nuk është hera e parë që zyrtarët më të lartë të Serbisë të futën në Kosovë pa lejën e organeve tona. Disa herë kan hy pas luftës presidentet e shtetit serb, kryepopet dhe zyrtarë tjerë të cilët edhe kan marrë guximin të përdorin fjalor luftënxites e destabilizues karshi Kosovës. Provokimet e fundit të kreut shovenist serb ishin treni më ikonografi fashiste i cili u ndalua të hyn në Kosovë më shumë nga Amerika, së në pyetje ishte reputacioni i saj në arenën ndërkombetare. Provokimet Serbia nuk i ndali kurrë në veri. Më këto provokime të inicuara nga Beogradi zyrtar edhe arriti që Kosova mos ta këtë kontrollin mbi këtë pjesë të vendit.Serbët vunë barrikada mbi lumin Iber sa herë që deshtën dhe ju hyri në funksion ajo punë.
Këta kriminelë janë duke bërë që shumë kohë rendin dhe ligjin në veri të Mitrovicës, më qëllim të ndarjës mbi baza etnike, më bekimin deri diku edhe të Evropës. Atë që nuk arriti Millosheviqi më luftë, po i arrijnë gradualisht këto objektiva serbët grabitqare ti realizojnë në kushte të paqës, që është dëmi më i madh që po i bëhët Kosovës. Duhet të jemi të vetëdijshem së miqët tanë të cilët na ndihmuan ta kemi shtetin tonë pas 90 vitesh të okupimit, i kan interesat e veta strategjike edhe më shtetet tjera në rajon. Kjo gjë nuk po kuptohet apo nuk po dëshirohet të kuptohet nga kjo elitë politike.
Ka zëra që kjo qeveri duhet të rrezohet pas largimit nga kuvendi të Listës Serbe e dirigjuar nga Beogradi. Në këtë situatë politike duket së nuk do të ishte dashur të ndodhë të shkojmë prap në zgjedhje shumë të kushtueshme, dhe të cilat nuk po sjellin ndonjë efekt pozitiv veq prodhimit të krizave politike, ekonomike e institucionale. Ka shumë gjasa që grupin e rezervuar të Listës Serbe prej 10 deputeteve nese nuk kthehen, e ka gjasa qe po, më kushte shtesë,ta zëvëndësojnë të ikurit nga LVV, ose ka paralajmërime së edhe LDK-e sipas deklaratave të disa zyrtarëve të lartë të saj, të bëhët pjesë e koalicionit qeverisës.
Në zgjedhje të reja nuk duhet të shkohet pa u bërë edhe reforma zgjedhore shumë e nevojshme për vendin, e të cilën reformë po e pengojnë strukturat në krye të partive politike, së kjo gjë po ju leverdisë për të mbetur sa më gjatë në pushtet. Ndoshta rënjën e qeverisë nga faktori politik shqiptarë e dëshiron vet partneri i koalicionit PDK-ja, e cila ka pësuar rënje të madhe në zgjedhjet fundit nacionale e lokale, e po kërkon mbijetesën politike të saj përmes zgjedhjeve të jashtëzakonshme të cilat po ndodhë dy herë radhazi të mbahen…