Shkruan Luan A. Dibrani
Deklarata e Agim Bahtirit sot beri bujë tek ish pushtetarët duke u përpjekur ta shtrembërojnë realitetin dhe duke i dhënë epitet kuptimit si “vëllavrasje” nga kreu i Komunës së Mitrovicës nga Lëvizja Vetëvendosje?
– Shprehja dhe opinioni i Agim Bahtirit është si parashikues i mos ndaljes së vëllavrasjeve, dhunës dhe terrorit qe u zhvillu mbi popullin e Kosovës që 20 vjet. Kjo nuk është diçka e re kur dihet se edhe një budallai t’i thuash se nuk do te ketë konflikt në rast se ktheheni ju ish pushtetar ta pushtoni popullin e Kosovës si deri me tash!!!…
Nëse shkelni sovranin e popullit nga e cila sot për sot gëzon Lëvizjen Vetëvendosje shumicën dhe pikërisht vota e 6 tetorit do tu barrikadoheni në këtë qellim te juaj shumë të rrezikshëm dhe ndjellakeq për Kosovën dhe popullin e saj.
Citojmë me poshtë thënien e Bahtirit me poshtë:
“Qeveria e re do të bëhet kur bëhen zgjedhjet dhe sot ia tregojmë secilit. Qeveri të re nuk ka prej 6 tetorit deri në zgjedhje, mos bini në një konflikt vëllavrasje sepse ne nuk e kemi ndërmend me leshu me na vjedh dikush pushtetin”, u shpreh Bahtiri. A thua çka ka të keqe apo çfarë rreziku ka krijuar zoti Bahtiri me këtë deklaratë, qe kjo është deklaratë dhe mendim i çdo qytetari.
Po ashtu si mizat e kalit po sillen edhe rreth prapanicës se Kryeministrit Albin Kurtit me thash e theme, duke u mbështetur në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku u rrëzua nga mocioni i mosbesimit qe iu foli deputetëve për “marrëveshjen sekrete” ndërmjet presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq.
Kurti, shprehu shqetësimin se mund të ketë incidente, të cilat, sipas tij, do t’i konvenonin presidentëve për nënshkrimin e “marrëveshjes sekrete”.
Edhe këtu, çka ka te keqe? Çka mundet te jetë e pa saktë nëse ndodhin ato gjera qe ky popull ka derdh me shekuj gjak. Nuk mund ti falim tokat tona ! Nuk iu lejojmë me bërë pazarllëqe me Kosovën, po as nuk duhet tu lejojmë me ardh ju në pushtet edhe njëherë, kur dihet qe, Kosovën e pret skamje, varfëri, vrasje dhe ma ne fund edhe zbrazje te Kosovës …
– Gjithashtu zëvendëskryeministri Haki Abazi dhe shume ministra tjerë kanë dhënë opinionet dhe shqetësimet e veta nga e cila kane frikë nëse krijohet një qeveri me ish te përfshirit ne vrasje, hajni, korrupsion është rrezik për ndarje të vendit ku aludojnë ese ka mundësi edhe të konflikteve. Qeveria është e përkushtuar në tejkalimin e situatës së krijuar në Kosovë dhe në botë me rastin e koronavirusit (COVID-19).
A thua ne qe ishim nëpër burgje, dhe qe bëmë luftë, e bëmë për tu çliruar e jo për të pushtuar dhe robëruar?. Lufta ka qenë e drejtë dhe është përkrah edhe nga të gjithë ndërkombëtarët që kuptojnë çka është liria dhe çka është demokracia dhe çka është humanizmi” prandaj këtë kohë në vend se të bëhemi të gjithë së bashku kundër kësaj murtaje qe e rrezikoj edhe tërë globin “deputetet” e Kosovës qohen, pas një llave serbesh rrezojnë qeveri dhe duan të krijojnë tjera qeveri , Absurditet i kohës shumë të acaruar edhe në anën e etikes njerëzore e morale …
- Pas vuajtjes se dënimit ne burgun ma famëkeq të Nishit në Serbi Gani Krasniqi nuk ndejti i qetë nën robërinë serbe, ishte njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), prap përgjak nga ana e juaj!!!
Me ankth, neveri, indinjate dhe i revoltuar rikujtoj shokun tim, ish te burgosurin politik Gani Krasniqin pas shume vuajtjeve, burgjeve dhe sakrificave u përgjak nga ju ish pushtetar dhe nga dora e juaj. Pas shumë kontributeve dhe dhënien e dëshmove nga familja, ky u përgjak pikeshit nga ju ish pushtetar qe me vëllavrasje e fut popullin me policin e tone në konflikte. A nuk është kjo vëllavrasje, gjakderdhje nga terrori i juaj qe zhvilluat mbi popull edhe me likuidime me duar te lidhura nëpër burgje jo te Serbisë, por të tuajat te ”dashur ish pushtetar”.
- Pas vuajtjes se dënimit ne burgun ma famëkeq të Nishit në Serbi Gani Krasniqi nuk ndejti i qetë nën robërinë serbe, ishte njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në zonën e Malishevës e dini ma mire ju “disa komandant dhe e njihini shumë mirë. Krasniqi në vitin 1998 ka qenë i angazhuar në Këshillin Financiar me seli në Malishevë dhe ka ndihmuar në themelimin e celulave të para të UÇK-së dhe si drejtues i zonës së Malishevës dhe në formimin e shtabit të saj.Pas luftës, në vitin 2003 ka Krasniqi ka qenë Kryetar i Komunës së Malishevës dhe kryetar i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i cili më pas ishte bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Si aktivistë i Lëvizjes Vetëvendosje, zoti Gani Krasniqi ishte arrestuar në vitin 2015 në selinë e tyre së bashku me liderin e VV-së, Albin Kurti, gjatë kohës sa ata protestonin kundër marrëveshjes për ngritjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe marrëveshjen e demarkacionit e kufirit me Malin e Zi. Pra shihet se ky u arrestua u burgos dhe u gjakos nga ju!
Zoti Bahtiri, Kryeministri dhe deklaruesit tjerë po mundohen me ndalë dhe me dalë nga “gjakderdhja, e jo me sjellë vëllavrasje e gjakderdhje”.
Është shumë e rëndë dhe e dhimbshme për të gjithë kur kujtojmë familjen Dehari, qe iu vranë djemtë, njeri në burgun e Prizrenit, Astrit Dehari. Edhe kësaj i thuhet terror vrasje e vëllavrasje.
Sjellim deklaratën dhe citatet e zonjës Egzona Muharremi nga Partia, Nisma e Fatmir Limajt përmes mediave si më poshtë:
“Egzona Muharremi thotë se në (Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, ku ministër ishte Endrit Shala, u deshtë me u bë lavire e tyre për t’u punësuar aty).
Ajo thotë se me fakte është ankuar në selinë e Nismës, por ata i kanë thënë që të heshtë pasi dëmtohet partia.
Ajo thekson ma tutje se për me ruajt partinë e Nismës është dashur që me u bë lavire e tyre, me u punësua për me shkua në udhëtime së bashku me ta, për me iu ndihmua për me vjedhur pare në financa dhe me bë vendime të paligjshme, sipas gazetës “Bota sot”.
Më tutje shton zonja Egzona duke iu bene apel të gjitha femrave, citojmë: ”Më mirë në Markete më punua dhe me ndershmëri, se sa në institucione publike, të kushtëzuara! Rrini në shtëpi më mirë! Nuk ka rëndësi nëse keni kryer një fakultet, një master, apo dy e tri fakultete… (Nderi është para së gjithash përfundon nder te tjera zonja Egzona Muharemi).
Nga kjo rrjedh se nga t’u besohet ma qeverisjes se juaj kur cenoni moralisht motrat tona, siç është rasti aktual i ish-kandidates për deputete nga Nisma Socialdemokrate, Egzona Muharremi që tronditi sot opinionin nga të zezat e juaja ish pushtetar!? Zoti iu ndëshkoftë, ju e dini zakonin dhe traditat e shqiptareve e preke ne moral është eshet fundi, prandaj motrat tona, gratë, dhe femrat tona, nuk duhet t’i lëmë edhe ma te voglën mundësi te mbeten në duart e juaja t’ja cenoni moralin dhe integritetin e femrës kosovare. Turp për ju, turp për ata qe ju dhanë votën, turp për Kosovën qe u ka brenda!!!???…