Nga Skënder MULLIQI
Kosova deri më tash i kaloi disa palë zgjedhje nacionale dhe zgjedhje lokale. Dhe shtrohet pyetja logjike ”A kishte populli liderë të cilët i meritojnë“. Shumë herë deri më tash e kemi munduar kokën më këtë pyetje hipotetike, duke ia parashtruar vetitë dilemat e mëdha rreth kësaj teme. Shumë kush prej nesh kemi thënë se si erdhen dhe nga na erdhën këta autsajder në krye të shtetit të ri të Kosovës. Menjëherë pas luftës secili nga ne nuk e kemi menduar shumë këtë gjë. Pas 17 vitësh duke rekapituluar të gjithë ate së çka kemi arritur dhe përjetuar, mund të bëjmë analiza pak më substanciale, së a i zgjodhëm, apo na u imponuan këta liderë partiak dhe shtetëror.
Fillimisht duket së më shumë u përballem më liderë të cilët u imponuan, së sa populli kishte kohë më menduar për zgjedhjen e njerëzve të cilët do ta drejtojnë shtetin e tyre. Këta që erdhen në pozitat e larta shoqërore, edhe nese kan trashëguar merita nga lufta, në kushte të paqës u treguan diletant të vërtetë në politikëbërje dhe shtetndërtim. Dhe, shumë kush nga qytetarët e Kosovës, sot do të dëshironte të ishte qytetarë i ndonjë vendi tjetër shumë më të pasur dhe shumë herë më demokratik. Ky “autoshovenizem” ka krijuar pa knaqësi të mëdha, i ka rritur frustrimet dhe ka demoralizuar njeriun tonë nga pa drejtesitë që po i bëhën në vazhdimësi dhe ende po vazhdojnë.
Eshtë instaluar logjika së na janë mbyllur të gjithë rrugët e progresit dhe jetës më të mirë. Po ia mësyjmë dyerve të Evropës si lypës për një kore buk, si mall shumë i lirë për tu shitur. Një populli të terë po ua grabisin të gjitha të mirat materjale, dhe nuk po ndihen fare të turpëruar. Ky estabilishment politik po shkelin mbi të gjallët dhe të vdekurit pa mëshirë. Po e ndrydhin këtë popull si të ishin do bubrreca e e jo qenje njerëzore. Nga njerëzit normal kan krijuar njerëz depresiv. Ua kan humbur motivin dhe ëndrrat për jetë. Populli në vend të fitorës ka mbetur humbësi më i madh. Kasta politike edhe pse humbës në politikëbërje, janë bërë fituesit e të mirave materjale.
Këta liderë partiak dhe shtetëror ringjallën ekonomin e tyre familjare, duke rrënuar në anën tjetër ekonominë, industrinë e rëndë, duke vjedhur dhe plaçkitur nga procesi i privatizimit dhe shumë grabitje dhe uzurpime tjera. Kampanjat partiake i bën më para të popullit duke e mashtruar popullin pas secilës palë të zgjedhjeve. E keqpërdorën dhe po e shkelin gjakun e shumë martirëve dhe heronjëve të kombit që i kishim historikisht. Kemi menduar se progresi është linear, që secilin vit do të bëhët më mirë, së do të arrijmë të punojmë dhe fitojmë më shumë duke vazhduar më tempo të mirë përpara. Edhe fëmijët e kan marr tashmë vesh së cilët janë këto figura politike, të cilët po ua zënë vendin njerëzve të ditur dhe të pregatitur profesionalisht.
Me rrena dhe kopalla nuk ndërtohet shteti dhe as mirëqenja. Është më së i nevojshem më duket mua një koncensus apo marrveshje nacionale, për kapërcimin e gjendjës jo të mirë politike dhe ekonomike në të cilën jemi katandisur. Kemi shumë mostra të mira nga shtetet e zhvilluara të Evropës së si bëhën ndershem fushatat dhe së si ata të cilët vijnë pushtet sillen konformë kërkesave të qytetarëve nga të cilët edhe e kanë marr besimin. Me e freskët për në është fushata për zgjedhje nacionale në Amerikë. Gadi përpikmërisht zëri i qytetarëve të cilët i kan përkrahur liderët e tyre do të vijnë në shprehje.
Kësaj i thonë demokraci, kësaj i thonë dashuri ndaj kombit dhe atdheut. Ne, jemi në Evropë por edhe bota na është afruar shumë përmes mjeteve moderne elektronike, të cilat po na mundësojmë të shohim së si bëhet jeta politike dhe jeta përgjithësisht në botën e civilizuar. Dhe, kur njeriu ynë bën një krahasim të tillë e ka shumë vështirë të mësohet më jetën e keqe të cilën po e bëjnë në Kosovë.