A N D A L L A J I A (Shkëmbimi)

0
374

Nga Isuf B. Bajrami

Kjo fjalë e huaj në jetën e popullsisë shqiptare të Çamërisë hyri dhe i solli aq shumë shqetësime, dhimbje, gjak e lot. Përkthyer në gjuhën shqipe do të thotë shkëmbim. Me siguri kjo nuk ka të bëjë me shkëmbime mallrash apo ekuivalentesh të tjerë, por me këmbim njerëzish. Për shovinistët grekë një lloj malli janë edhe njerëzit, mjafton t’i shkëmbente, të largonte popullsinë shqiptare nga trojet e saja autoktone për të krijuar atje, ”homogjenitetin etnik”grek.

Luftërat ballkanike ia kishin dyfishuar territoret dhe popullsinë Greqisë, në dëm të fqinjëve. Orekset shoviniste greke për ç’do ditë shtoheshin, drejt gllabërimit të tokave të huaja. Koncepti ekspansionist i “megalidesë” që synonte të përfshinte në brendësin e kufijve të saj tokat ku banonin ortodoksët e Turqisë. Kjo aventurë e çoi në Azinë e Vogël, e cila në vend që t’i sillte lavdinë që lakmonin u solli disfatën poshtëruese. V. Kondi: ”Greece and Albanien”, Selanik, 1976, f.98. Diskreditimi politik dhe katastrofa ushtarake që pësoi atje u shoqërua me shumë shkëmbime të qindra e mijëra njerëzve.

Më 30 janar 1923 u nënshkrua në Lozanë marrëveshja e veçantë turko-greke, mbi shkëmbimin e grekëve të Anadollit, me “turqit”e Greqisë. Sipas marrëveshjes, duke filluar që nga 1 maji i vitit 1923: ”…duhet të kryhet shkëmbimi, i detyrueshëm i shtetasve “turq” të besimit ortodoks. Grekët e vendosur në tokat turke, gjithashtu edhe i shtetasve grekë të besimit mysliman të vendosur në tokat greke.” Marrëveshja e Lozanës, nënshkruar më 30.01.1923, Artikulli i – I -, paragrafi i parë. Shih, H.Minga: te “Çamëria” Nr. 7 (26),Viti II- të, 8 maj 1992 fq. 3-4.

Të shkëmbyerit duhet të linin vendin e origjinën dhe duhej të fitonin atë të vendit ku shkonin, pa të drejtë kthimi. Në këtë shkëmbim nuk përfshiheshin “banorët grekë të Stambollit dhe turqit e Thrakës Perëndimore”. Marrëveshja e Lozanës, nënshkruar më 30.01.1923, Artikulli i – I -, paragrafi i parë. Shih, H.Minga: te “Çamëria”Nr. 7 (26), Viti II- të, 8 maj 1992 fq.3-4.

Populli shqiptar nuk duhej të përfshihej në sferën e shkëmbimit, sepse përveç fesë nuk kishte asgjë të përbashkët as me turqit por as me grekët. Edhe në komisionin miks, të ngarkuar me zbatimin e shkëmbimit, u vendos që të “përjashtohej popullsia e Çamërisë”. Memorandumi i Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, dërguar  këshillit të datës 29.ll.l924. Këtë fakt e pranojnë edhe vet qeveritarët e Athinës. Përfaqësuesi grek, Kallamanos, në Konferencën e Lozanës deklaron se:”Qeveria-e tij-nuk ka asnjë qëllim që të veprojë në shkëmbimin e myslimanëve me origjinë shqiptarë.

Shqiptarët banojnë në një krahinë të përcaktuar mirë, Epirin. Në qoftë se ata janë të një besimi, nuk janë në asnjë mënyrë të një kombësie.” Memorandumi i Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, dërguar këshillit të datës 29.ll.l924. ”Sigurime”të tilla u kishte dhënë edhe i ngarkuari me punë i Greqisë në Tiranë, Kiçotaqi. Madje,edhe vet Venizelloja: ”I kam telegrafuar Qeverisë sime, për t’i hequr vërejtjen mbi gjendjen e shtetasve grekë, myslimanë të racës shqiptare, që nuk duhet të ngatërrohet me turqit për sa i përket konventës së këmbimit të popullsisë”. Venizelloja: ”Letër drejtuar Lidhjes së Kombeve”.

Realiteti praktik qëndron ndryshe.
Të thënat me të bërat qëndrojnë shumë larg.

Pa u tharë ngjyra e nënshkrimeve, qeveritarët grekë i shkelin marrëveshjet. Nën etiketën “turq” ata vendosin ti largojnë me mijëra shqiptarë nga trojet e tyre në Çamëri. Sa për shqiptarët e besimit të krishterë, mendonin t’i asimilonin fare lehtë, duke i joshur edhe me pasuritë e myslimanëve që do të largoheshin. Në këtë mes, një rol djallëzor luan edhe Kleri Ortodoks. Duke u përpjekur që të mbjellë përçarje e armiqësi midis elementit mysliman dhe të atij të krishterë.

Gjendja acarohej së tepërmi, kur qarqet shoviniste greke organizuan vrasjen e gjeneralit italian Telini, dhe anëtarëve të Komisionit Ndërkombëtar për përcaktimin përfundimtar të kufirit, duke dashur të fajësojnë Shqipërinë. Disa ditë më vonë italianët e pushtojnë Korfuzin.

Më 31 mars 1923, Konferenca e Ambasadorëve, e deklaron fajtor të krimit qeverinë greke dhe e ngarkon me përgjegjësi. Athina e tërheqë përkohësisht përfaqësuesin e saj nga Tirana. Punët marrin një kthesë me pasoja të rënda për popullsinë e Çamërisë. Autoritetet greke e intensifikojnë luftën për shpërnguljen e çamëve për në Anadoll. Musa Demi,Ymer Capari,Xhevat Merushi, të cilët kërkojnë ndërhyrjen e Komisionit miks për të ndaluar dëbimin,burgosen.

Banda hajdutësh profesionistë nga autoritetet lokale, terrorizonin popullsinë që të deklaroheshin “turq”. Ata përdornin me mjeshtëri metodat më shkatërrimtare për të shpërngulur njerëzit. Duke i rrëmbyer natën nga shtëpia, duke iu kërkuar shuma të konsiderueshme parash për t’i liruar pastaj,etj. Kështu rrëmbehet Man Ismaili dhe lirohet pasi paguan 200 napolona ari, vëllai i Murat Gjikës 300, Agako Pronja 600, etj., hajdutët pasi bënin gjithçka natën, të nesërmen shkonin nëpër fshatra forcat e rendit dhe i hapnin popullsisë plagë të reja duke e akuzuar se “strehonte” hajdutë.

Popullata e pafajshme, duke përjetuar tortura nga më të ndryshmet nuk u gjunjëzua. Ajo i dërgoi disa herë përfaqësuesit e saj për të protestuar pranë qeverisë kundër dhunës e padrejtësive. Në rrugë nga më të ndryshmet informonte rregullisht qeverinë shqiptare për të gjithë gjendjen në Çamëri. Me dhjetëra telegrame iu dërguan Lidhjes së Kombeve, ku denoncoheshin padrejtësitë dhe kërkohej ndërhyrja e saj. Këto bënë që në tetor të vitit 1924 të dërgohet në Çamëri një komision i kryesuar nga përfaqësues shqiptar, turq dhe grek për të konstatuar kombësinë dhe vullnetin e popullit. U kërkua që zërin e Çamërisë tija transmetonte komisionit një delegacion i përbërë nga Tahir Metja, Kadri Sadushi, Bido Dule, Nelo Hamiti,etj. Detyrat e të dërguarve përcaktohen qartë në një mbledhje që u bë në fushë të Grigohorit.

Përfaqësuesit e popullsisë së Çamërisë, pa i përfillur pasojat, jo vetëm që i parashtruan Komisionit përkatësinë e saj shqiptare dhe këmbënguljen kundër çdo përpjekjeje për shkëmbim, por edhe shtypjen, padrejtësitë dhe mohimin e çdo të drejte që u bëhej nga autoritetet greke. Ata i sollën Komisionit fakte tronditëse. Për shembull pyetjes:”Si shpjegohet që persona të ndryshëm janë deklaruar si turq?! Kësaj pyetje i përgjigjet Kadri Sadushi:”- Asgjë tjetër përveç frikës dhe pasigurisë. Një nga ata është edhe vëllai im, Shefiku. Pyeteni nëse di qoftë edhe një fjalë turqisht.”.-Aq në rrezik e keni jetën kështu?!! ”Vështirë është ta merrni me mend u përgjigj Kadriu por kur të dal këtej, s’ka asnjë siguri se shkoj i gjallë në shtëpi!”. Marrëveshja e Lozanës, nënshkruar më 30.01.1923, Artikulli i – I -, paragrafi i parë. Shih, H.Minga: te “Çamëria”Nr. 7 (26), Viti II- të, 8 maj 1992 fq.3-4.

Ky delegacion shkoi edhe më tej duke i parashtruar Komisionit se në Çamëri nuk ishin shqiptar vetëm ata të besimit mysliman, por edhe ata të krishterët. Ndërkohë rrugës po kalonte një plak i quajtur Mina Dhima, nga fshati Ledhës.”-Ja ai është i krishterë-thotë Tahir Metja pyeteni i ç’kombësie është.”Plaku pyetjes së përfaqësuesit grek, Minai iu përgjigj shkurt:”-Jam shqiptar, nuk di grekçe.” Marrëveshja e Lozanës,nënshkruar më 30.01.1923, Artikulli i – I -, paragrafi i parë. Shih,H.Minga: te “Çamëria”Nr. 7 (26), Viti II- të, 8 maj 1992 fq. 3-4.

Komisioni pasi u bind për karakterin plotësisht shqiptar të popullsisë, pezulloi shkëmbimin, por autoritetet greke vazhduan punën e tyre. Fshati Petrovicë u boshatisë krejtësisht, Gardhiqi nga 400 shtëpi mbetën 80, Karbunari nga 300 në 120, Parga nga 300 në 40, Shëndielli nga 200 banorë nuk mbeti asnjë,etj. Vetëm gjatë viteve 1912-1925 u shpërngulën më tepër se 20,000 banorë nga Çamëria. Marrëveshja e Lozanës, nënshkruar më 30.01.1923, Artikulli i – I -, paragrafi i parë. Shih, H.Minga: te “Çamëria”Nr. 7 (26), Viti II- të, 8 maj 1992 fq.3-4.

Qeveria greke e ngarkon deputetin e Trankës, Bakallbashin të merrej me shkëmbimin dhe instalimin e emigrantëve grek të ardhur nga Azia e Vogël. Emigrantët vërshojnë në Çamëri. Vendasit grumbulloheshin 4-5 familje në një shtëpi dhe në vend të tyre strehoheshin të tjerët-të huaj. Kundër këtyre akteve popullsia Çame ngriti zërin e protestës. Në një letër drejtuar Lidhjes së Kombeve, Hasan Kapoli, Sherif Rexhepi dhe 23 nënshkrues të tjerë, protestonin energjikisht “kundër çdo tentative depërtimi në Azi duke qenë të njohur si shqiptarë edhe prej vetë grekëve”. Marrëveshja e Lozanës,nënshkruar më 30.01.1923,Artikulli i – I -, paragrafi i parë. Shih, H.Minga: te “Çamëria” Nr. 7 (26), Viti  II-të, 8 maj 1992 fq. 3-4. Një protestë të tillë bënte edhe Huso Iljasi, në emër të popullsisë së Pargës.

Duke u gjendur në këtë situatë të rëndë, populli shqiptar shpërtheu në mitingje e protesta masive kundër arbitraritetit të autoriteteve greke në dëm të popullsisë çame. Duke i bërë jehon një mitingu të zhvilluar nga studentët e Tiranës, gazeta “Dajti’’, i kërkonte qeverisë demokratike: ”…të tregohej sa më aktive në mbrojtje të popullsisë çame dhe kjo jo vetëm në emër të solidaritetit me vëllezërit e një gjaku, por edhe në interes të hedhjes së themeleve sa më të shëndosha për zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve”.
Gaz.”Dajti”, Tiranë 4 gusht 1924.

Në verë të vitit 1924, procesi i shkëmbimit mori karakter masiv. Në këto kushte qeveria shqiptare ndërmori një varg hapash serioze duke e bërë  mbrojtjen e popullsisë  shqiptare të Çamërisë, një ndër objektivat kryesore të veprimtarisë së saj diplomatike. Ajo kërkoi që çështja të shtrohej për shqyrtim edhe një herë në Këshillin e Lidhjes së Kombeve. Në letrën që i drejtonte sekretarit të përgjithshëm, duke i bërë një interpretim të saktë Marrëveshjes së Lozanës të vitit 1923, shkruante: ”Qeveria shqiptare mendon se parimi i prejardhjes që ka adaptuar komisioni miks, mund të zbatohet edhe kjo deri në një farë pike, vetëm për ata shqiptarë që banojnë në Maqedoni në mënyrë sporadike, kurse ai nuk mund të merret fare  parasysh për një krahinë si Çamëria ku popullsia është kompakte. Ajo mendon se edhe vet fakti që kësaj popullsie i kërkohet të shfaqë dëshirën, është  në kundërshtim me frymën e Marrëveshjes së Lozanës, e cila thotë se elementi shqiptar do të përjashtohet nga shkëmbimi…

Qeveria shqiptare është  e mendimit se është e pamundur të merret seriozisht, një dëshirë e shprehur nga një popullsi që është nën tmerrin e masave të dhunës së autoriteteve helenike…”. AQSH. Fondi 251,viti 1924, dosja 84.

Problemi çam zuri një ndër vendet qendrore në veprimtarinë diplomatike të qeverisë së Nolit, duke ndërmarrë  një varg  hapash për  sensibilizimin e opinionit ndërkombëtar, përmes Lidhjes së Kombeve. Duke denoncuar dhunën e përdorur nga autoritetet greke për shpërnguljen e shqiptarëve; Nolit nuk i mungonte asnjëherë përpjekja për krijimin e një klime të re midis të dy vendeve. Ai e shikonte problemin e minoriteteve jo si pengesë, por si një urë lidhjeje.

Në një intervistë që i kishte dhënë Noli gazetës greke “Politika” duke dashur të krijojë një atmosferë të re në mënyrë të  veçantë midis Shqipërisë dhe Greqisë ka  theksuar se: ”Pakica kombëtare, si këtej, ashtu edhe aty, duhej të jenë jo si një pengim, por si një lidhje dhe si një urë për marrëveshje midis nesh”. Gazeta “Politika”, datë 9.09.1924.

Sylejman Delvina duke parë se përçapjet diplomatike për të ndaluar shkëmbimin e popullsisë çame ishin të pafrytshme i shkruante Ministrisë së Brendshme :”Lutemi të keni mirësinë t’u jepni me urgjencë urdhra nga ajo ministri, që të varen nga autoritetet kufitare të jugut, që mos pengojnë hyrjen dhe instalimin në Shqipëri të atyre shqiptarëve që vinë nga Greqia për të shpëtuar nga shkëmbimi i popullsive”. AQSH. Fondi 252, dosja 80, dt. 30.1924, fl.38.

Kur nën pretekstin absurd të “hetimit për përcaktimin e prejardhjes” dëbimi i popullsisë çame po merrte përmasa të gjera, qeveria shqiptare kërkoi që çështja të shtrohej përsëri për shqyrtim në Këshillin e Lidhjes. Në telegramin që i dërgohej sekretarit të përgjithshëm, më 11 gusht 1924 thuhej se:” …fizionomia etnike shqiptare e krahinës së Çamërisë është përcaktuar në mënyrë të pakundërshtueshme, për arsye se popullsia është autoktone, ajo flet vetëm shqip, se kultura turke është krejt e pa njohur aty dhe se asnjë element tjetër i huaj nuk ndeshet në këtë krahinë…”. AQSH. Fondi  251,viti 1929, dosja 84. Në këto kushte çdo hetim është i tepërt dhe në kundërshtim me çdo gjë që është vendosur më parë.

Megjithatë, në prag të hapjes së Asamblesë në Gjenevë, autoritetet greke kishin përfshirë në shkëmbim afro 10.000 çamë. Delegacioni shqiptar në Asamblenë e 5-të të Lidhjes së Kombeve e bëri çështjen e mbrojtjes së të drejtave të kësaj popullsie një nga objektivat e tij kryesore. Në krye të delegacionit, F. Noli, vuri të gjithë prestigjin e vet. Ai denoncoi me forcë veprimet e paligjshme të qeverisë greke dhe të komisionit miks që bënte punën e saj. Nëpërmjet analizës që i bëri procedurës në përfundim se ai “e linte derën hapur për lloj-lloj persekutimesh nga ana e autoriteteve greke”. Marrëveshja e Lozanës, nënshkruar më 30.01.1923, Artikulli i – I -, paragrafi i parë. Shih, H.Minga: te “Çamëria”Nr. 7 (26), Viti II- të, 8 maj 1992 fq. 3-4. Në fjalën që mbajti më 29 shtator 1924 në sesionin e Këshillit të Lidhjes së Kombeve, ndër të tjera tha: ”Shumica e shqiptarëve mysliman të Greqisë janë përfshirë në shërbim sepse është një e vërtetë palisiane (që duket sheshit) se myslimanët e Epirit nuk janë gjë tjetër veçse shqiptarë…”. AQSH. Fondi 251, viti 1924, dosja 85.

Në përgjigje të një shkrimi botuar në gazetën greke “L’Mesager d’Athenës”me të cilin ankohet se minoriteti grek në Shqipëri keqtrajtohet,gazeta “Bashkimi” shkruante: ”…  Autoritetet greke, përkundrazi terrorizojnë sistematikisht shqiptarët e Çamërisë, sidomos që kur ka filluar shkëmbimi i popullsive greko-turke, gjendja e shqiptarëve të Çamërisë është bërë e padurueshme, nga sjelljet e këqija dhe persekutimet e autoriteteve greke. Asnjë shkollë shqipe nuk është çelur në Çamëri… Kurse qeveria shqiptare ka në buxhetin e saj një fond prej 100.000 franga ari për shkollat e minoritetit. Grekofonët e Shqipërisë së Jugut gëzojnë plotësisht të drejtat e tyre politike. Në zgjedhjet e fundit, qeveria greke u hoqi çamëve edhe të drejtën e votës. Qëkurse janë nën sundimin grek,çamët e ndjejnë veten si një element i dënuar të jetë gjithnjë i shtypur dhe i skllavëruar…”. Gazeta”Bashkimi”, datë   30.07.1924.

Megjithatë deklaratat solemne të kryeministrit grek, që siguronte se është inspiruar nga dispozitat më të mira kundrejt minoritetit shqiptar. Autoritetet ushtarake të Filatit, sidomos kapiten Floro, komandant i garnizonit, terrorizojnë popullsinë myslimane shqiptare me të gjitha mjetet më çnjerëzore dhe barbare duke i rrahur padrejtësisht e pa mëshirë, i kërcënojnë me vdekje…”. Kurfuz më 20.02.1926,në emër të popullsisë çame të Filatit: Musa Demi, Adem Braho. Shih edhe: “Çamëria”, Nr. 7 (26),Viti   II-të 8 maj 1992  fq. 4. Preokupimin e vet për fatin e popullsisë shqiptare që detyrohej të shpërngulej, qarqet zyrtare dhe shtypi i kohës nuk e  shprehu vetëm me shkresë e  protestat në adresë të organizmave ndërkombëtare, por edhe me një ndjenjë të thellë solidariteti duke marrë çdo masë për të pritur e sistemuar në Shqipëri të gjithë ata që nuk donin të mbarteshin në Anadoll.

Ja çka shkruante gazeta “Dajti”: ”Është mirë që çamët të merren bashkërisht e të ju epen vend pasuri (toka) të shtetit në vend që të venë në Anadoll e të humbasin fare”. Gazeta “Dajti”, datë 07.07.1924.

Qëndresa e popullsisë shqiptare të Çamërisë kundër shkëmbimit me grekët e Anadollit pati jehonë të madhe në shtypin shqiptar të kohës.

Në një korrespondencë të dërguar për gazetën “Dajti” dërguar nga Çamëria ndër të tjerash thuhet:

“Grekët jo vetëm që e realizuan dëshirën e tyre për çrrënjosjen e elementit shqiptar të Çamërisë, por me taktikën dhe metodën e tyre të zakonshme po përpiqen të kandisin botën dhe Lidhjen e Kombeve se çamët e duan vetë shkëmbimin dhe emigrimin në Anadoll. Grekët kanë prurë mijëra emigrantë prej Azisë së Vogël, viktima të megalidesë së tyre qesharake dhe i kanë vendosur në shtëpitë e shqiptarëve të Çamërisë, duke grumbulluar 4-5 familje shqiptare në një shtëpi… Muhagjirët e Anadollit për të ushqyer familjet e tyre, u grabisnin çamëve tërë produktet e arave e të vreshtave.

Ka afro një muaj që në Çamëri ka ardhur komisioni miks që do të studiojë origjinën e shqiptarëve të Çamërisë. Komisioni në fjalë do të qëndroj vetëm në Margëlliç e në Filat se shtypi grek ka shpifur se do t’i vrasë komitët shqiptarë. Edhe së andejmi do të shqyrtoj origjinën dhe dëshirën e Çamëve duke thirrur disa veta nga çdo katund (të protestuar nga ana e autoriteteve të vendit e të frikësuar me vrasje, në qoftë se përgjigjen kundër porosisë së tyre), edhe në bazë të dëshirës së imponuar që do të shfaqin këta, komisioni do të veproj për të gjithë popullsinë shqiptare të Çamërisë.

Për të mbrojtur jetën e anëtarëve të komisionit (siç), qeveria greke ka dërguar në Çamëri një fuqi të madhe ushtarake nën komandën e andartit gjakpirës Kollovoit, i cili me radhë e ka tmerruar popullin e mjerë të Çamërisë me veprat e tij çnjerëzore si vrasje barbare e për të shpërngulur shqiptarët e Çamërisë dhe sidomos ata të paktë që dalin para komisionit të thonë se janë turq dhe duan të venë në Turqi”. Gazeta “Dajti”, datë 17.09.1924.

Sesioni i Lidhjes së Kombeve, që u mbajt nga fundi i tetorit 1924 tregoi se tragjedia çame vazhdonte. Kontingjente të reja njerëzish përgatiteshin për t’u nisur në Anadoll, kurse organizata e Gjenevës,jo vetëm që nuk e ndaloi, por i lavdëroi përpjekjet e qeverisë greke për përmbushjen e  zotimeve të saj. Qëndresa e vendosur e popullsisë çame dhe puna këmbëngulëse e qeverisë shqiptare u bënë pengesa në rrugën që kishin nisur qeveritarët e Athinës. Megjithatë procesi i shkëmbimit të dhunës vazhdoi edhe pas vitit 1925. Por tashmë ai po merrte nuanca të reja. Një varg ligjesh goditen drejtpërdrejti e tërthorazi pasurit e  patundshme të shqiptarëve, duke i shndërruar pronarët e ligjshëm në argatë.

Në një memorandum që përfaqësuesit e Çamërisë i drejtonin kryeministrit grek, Pangallos, më 26 shkurt 1926 duke denoncuar arbitraritetin, shpronësimet e paligjshme dhe zbatimin e mbrapsht të së ashtuquajturës “Reformë agrare”, në dobi të emigrantëve të Azisë së Vogël theksohej se; ”…ne dhe familjet tona jemi dënuar të vdesim urie…”. Dhe më poshtë, me një ton që nuk fshihte aspak revoltën, shtonin se me këto akte; ”…kemi të drejt të besojmë se qeveria juaj nuk dëshiron tjetër veçse zhdukjen tonë, ose të na detyroj të braktisim vatrën dhe tokat tona që i kemi mbajtur për gjenerata të tëra, të cilat çdo shtet i respekton dhe të shpërngulemi duke kërkuar gjetkë atë që shteti grek na e refuzon: sigurimin e jetës e të pasurisë”. Hasan Minga, “Çamëria”, Nr. 7 (26), Viti II-të, 8 maj 1992  fq. 4.

Po i jap lexuesit kujtimet e Gjeneralit Pangallos, të botuara në gazetën “Akropolis” të Athinës, gazeta më e vjetër greke. Gjeneral Theodhor Pangallos, 1878-1952, ish- kryetar i shtetit  grek më 1926, ishte me origjinë shqiptare. Në një sërë artikujsh të botuara në fletoren e përditshme “Akropolis”, ai e mbrojti me krenari kombin shqiptar.

Përveç heronjve shqiptarë në panteonin grek, historia e Greqisë ka regjistruar edhe shumë figura të tjera me prejardhje shqiptare që janë të njohura për shërbimet e mëdha që i kanë sjellë Greqisë.

Në atë atmosferë urrejtje që ishte rrezik të njiheshe si shqiptarë edhe në rrugë, del në fushën e burrave një gjeneral u gjakut tonë, i cili me krenarinë më të madhe mbron Kombin shqiptar:”-Me Bullgarët dhe Shqiptarët jam i njohur prej shumë kohe. Marrëdhëniet e mia me ta kanë qenë të ndryshme. Që në kohën e Perandorit Vasilios “Bullgavrasës” të Bizantit dhe deri më sot. Nga të gjithë qeveritarët grekë, armiku më i madh kam qenë unë. Që nga koha e Esat Pashës e sidomos Amet Zogut, miku më i përzemërt dhe mirëbërës i Shqipërisë, jam përsëri unë. Është lehtë të binden zyrtarët kompetent mbi këto fakte po të hedhin një vështrim në dosjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe se si do të shohim më poshtë nga zhvillimi i ngjarjeve të kohës në fjalë që gati të kishin përfunduar në një aleancë midis Greqisë dhe Shqipërisë.

Në foshnjërinë time flisja vetë shqip, pasi gjyshja që më rriti, nuk dinte greqisht. Ajo ishte e bija e aristokratit më të shquar të Magaridhës, Ndon Bilbili, në shtëpinë e të cilit vdiq miku i tij i ngushtë, Marshalli i Rumelisë Karaiskaqi.

Në dejet e mijë, pra, rrjedh gjak shqiptari dhe për këtë jam krenar.

Admirali Kundurjoti, të tre Nikoladët (gjyshi,bir dhe nip), Admiral Saqellariu, hero i nëndetëses “L. Kaconi”, Lasko dhe shumë grekë të tjerë të zgjedhur, janë me prejardhja shqiptarë dhe janë të njohura shërbimet e mëdha që i kanë sjellë Greqisë.

Paparigopulos (historian i madh grek) shkruan: ”…nga të gjitha kombësitë që janë në Greqi, përzierja me gjakun shqiptar prodhoi racën më të shkëlqyer.” Hidriotët, Speciotët, Miauli, Sahturi dhe mira luftëtarë që më 1821 deri sot vërtetojnë mendimin e Paparigopullojt.

Nuk jam pra armik i Shqipërisë, përkundrazi e simpatizoj popullin shqiptar, i cili në shumicën dërmuese nuk është përgjegjës për pabesinë kundër Greqisë.

Menjëherë sapo erdha në fuqi në Qershor 1926, u ndodha para një keqësimi të vërtet në marrëdhëniet me Shqipërinë, për shkak të problemit të Çamërisë. Përfaqësuesi i Shqipërisë duke prezantuar në zyrën politike më lajmëroi se autoritetet greke më përzunë e në kundërshtim me traktatet shpërngulën popullatën shqiptare të asaj krahine, duke e përcjellë në anën e detit në Azinë e Vogël, dhe se protestimeve të tij u jepet përgjigja se, këta turko-shqiptarë përmblidhen në marrëveshjen për shkëmbimin me popullatën greke në Turqi.

Kërkova shkresat përkatëse dhe u binda se interpretimi i Ministrisë nuk kishte bazë, pasi në traktatin e Lozanit shpreheshin qartës se, muhamedanët e Epirit konsideroheshin si minoritet dhe nuk përfshiheshin në shkëmbim, si turqit e Thrakës,etj.Për sqarime e më të plota të çështjes i telefonave ministrit tonë në Londër, të ndierit Kaklamano,që kishte përfaqësuar Greqinë në redaktimin e traktatit. Ky u përgjigj pa hezituar se muhamedanët e Epirit nuk hyjnë në shkëmbimin dhe se mendimi i ministrisë nuk ishte i drejtë.

Thirra menjëherë drejtorin e përgjithshëm kompetent, i cili më tha këto fjalë habitëse: ”Parimisht kanë të drejtë, por për arsye nevoje dhe qëllimi, urdhërova shpërnguljen e shqiptarëve për të boshatisur katundet dhe vendosjen në to të refugjatëve tanë nga Turqia, nuk vlen të humbasim kohën  për pesë gjashtë mijë shqiptarë Zoti Kryetar!”. Mezi u mbajta pa e flakur jashtë me shkelma diplomatin monokëlmbajtës. Njëkohësisht sipas raporteve policore një dramë e vërtet kryhej në Epir, pasi katundarët me të qara shkëputeshin prej vatrave të tyre ku ishin lindur dhe jetonin prej shekujsh dhe ngarkoheshin në anijet për tu dërguar në Azinë e Vogël.

U dhashë urdhra të shkarkoheshin dhe të ktheheshin të lirë në katundet e tyre. Shqiptarët si çdo racë e vjetër dhe e prapambetur kanë vese, por kanë edhe disa virtyte të zgjedhura. Ngjarja e sipërme ka qenë shkaku kryesor i vendosjes së marrëdhënieve të përzemërta, (midis dy shteteve) të cilat u zhvilluan gati deri në arritjen e themelimit të një federate të ardhshme siç do shohim. Presidenti i Republikës, Amet Zogu,me një letër të përzemërt, më shfaqte mirënjohjen e vet, të cilën nuk do te harroj kurrë. Dhe,pra, deri në ditët e shfronësimit të tij,sa herë vinte përfaqësues i ri shqiptar në Greqi,më porosinë e tij më vizitonte në shtëpi dhe më sillte përshëndetjet e mbretit, duke më drejtuar fjalën shqip më thoshte “vëlla i madh”.

Dhe këto kur isha vetëm një qytetar i thjeshtë si gjeneral i çmobilizuar. Kjo është e quajtura “Besa” shqiptare,domethënë besë dhe mirënjohje për mirëbesim. Po të hedhim një vështrim në hartën e Ballkanit, kuptojmë menjëherë rëndësinë e madhe të Shqipërisë. Për shkak të ngjarjeve të fundit tani sapo u kuptuan rrethet politike dhe ushtarake në Greqi,rëndësinë e Shqipërisë si bazë sulmi dhe mbrojtjeje. Ushtarakët grek në kohërat e kaluara e dinin këtë,siç tregohet qartë prej luftërave të rrepta dhe të përgjakshme që u zhvillua në limanet dhe kalimet malore të Shqipërisë, sidomos në shekujt e fundit të Perandorisë Bizantine.

Për Greqinë Shqipëria mike dhe aleate,përbënë një fortesë kolosale dhe një kërcënim të fortë për çdo sulmues të veriut.

Zgjuarsia e mprehtë e Venizellos e kishte kuptuar këtë fakt,kur thoshte që duhet me çdo sakrificë që çështja e Epirit të rregullohet miqësisht dhe të vendoset me Shqipërinë marrëdhëniet më të përzemërta. Besoj me patundshmëri në të drejtën e këtij mendimi. Kërkova me çdo kusht e sakrificë këtë gjë ta vë në  zbatim kur isha Kryetar i shtetit.

Pas këtyre ngjarjeve u vendosën marrëdhëniet miqësore dhe dërgova në Tiranë si përfaqësues të Greqisë Gjeneralin Aleksandër Kondulin, bashkëvendësin tim i cili e njihte jo vetëm shqipen e Shqipërisë së Jugut që flitet në krahinën tonë, por edhe ato idiomat e labëve e gegëve.

Është fakt i pakundërshtueshëm për shumë arsye, se po të zbatohej një politikë e urtë dhe e qëndrueshme në çështjen e Shqipërisë, do të ishte e mundur që në vend të armiqësisë, do të ishte më e mira, më e vlefshmja dhe e vetmja mike besnike e Greqisë në Ballkan.

Si racë shqiptarët nuk janë as tartar-mongolë, as sllavë, por Ilirë, stërnipër të pellazgëve. Janë historikisht të provuar, pasojë-racë motër me racat e vjetra që zbritën nga veriu dhe përbënë banorët e parë të Heladhës. Nuk  kanë asgjë të përbashkët me Italianët, serbët, bullgarët, kurse me popullin helen lidhen ngushtë në gjak, trashëgime dhe zakone”. Gjeneral Theodhor Pangalos, kujtime, botuar tek e përditshmja greke “Akropolis”, Athinë. Përkthyer nga shkrimtari Petraq Ktona tek revista “Krahu i Shqiponjës”, Nr. 2 (14), shkurt 1978, Çikago të ShBA-së, shih edhe tek “Çamëria”Nr. 5 (24), e merkur 22.04.1992, fq. 8.

Traktati i Lozanës i vitit 1923, iu dha shkas qarqeve drejtuese të Athinës që të dëbojnë me dhunë nga trojet e tyre stërgjyshore çamët, këto ishin masa të konsiderueshme të popullsisë shqiptare. Vitet e më pastajme arrihet të ndryshohet vetëm taktika, strategjia mbetet ajo e çrrënjosjes së plotë të popullsisë shqiptare të Çamërisë, të cilën e realizoi Gjeneral Zerva me zjarr e hekur në vitin 1944.

Vendi i Lekës