A mund t’i sanojë Abdixhiku dëmët e mëdha të Mustafës?

0
319
Lumir Abdixhiku

Nga Skënder MULLIQI

U largua Isa Mustafa, një njeri i cili shumë sherr i ka ba së duke filluar nga Fondi i trepërqidëshit, gjatë okupimit, dhe sherr të madh I bëri LDK-së, dhe Kosovës që nga viti 2010 kur e mori timonin e LDK-së, së Ibrahim Rugovës. Këto nuk ishin sherre të vogla së ato edhe ishin përballuar, por shkaktoi dëme gadi të pa riparueshme LDK-së, e Kosovës te tranzicionit. Dëmi i parë që LDK-në e rrëzoi përtoke duke e qitur në vendin e tretë në zgjedhjet e 14 shkurtit, më 13 përqind të votave, ishte katastrofale për partinë më të madhe dikur në Kosovë. Për çudi e mashtroi rëndë Fatmir Sejdiun duke e larguar nga kryetari i LDK-së. Dhe, nga këtu edhe fillojë rënja e LDK –së, sipas një skenari të cilin më gjasë e kishte hartuar mirë Isa Mustafa. Dihet së asgjë nuk ndodhë rastësisht në politikë.

Mustafa arriti në stilin prej komunisti ti përvetëson strukturat më të larta të LDK-së, duke i pasur në disponim deri në finalën e shkatërrimit. Të gjitha humbjët më mjeshtri i shëndrronte para opinionit si fitore, dhe asnjë reagim të vetëm nuk e kishte mbrenda LDK–së. Kjo ishte shumë e quditshme. Shumë herë ishte proklamuar kunder koalicionit më PDK, si kamuflazh para elektoratit, dhe pikërishtë më këtë subjekt politikë edhe bënte koalicione. Planifikimi më bizar i Mustafës ishte prishja e koalicionit më LVV, të cilën gjë nuk e pagoi Mustafa, së ai edhe kishte planifikuar, por e pagoi shtrejtë LDK-ja. 14 shkurti ishte finalja e synimeve të Isa Musfatës, së bashku më kryesinë dhe së bashku edhe më aleatë nga partitë tjera politike.

Dëmi i dytë më i madh, që e shkaktoi Mustafa më politikat tipike staliniste ishin dëmet karshi Kosovës. Me firmosjën e tij dhe të Thaçit, Kosova humbi 8250 hektarë tokë më Mal të Zi… Me nënshkrimet e tyre na u formua Asociacioni i Komunave më Shumicë Serbe më kompetenca ekzekutive, që don të thotë ndarje të Kosovës mbi bazat etnike. Kosova u varfërua, mbeti vendi më i izoluar në Evropë, mbeti pa liberalizim të vizave, mbeti pa u inkuadruar në asnjë strukturë të BE-se. Kosova është vendi më numrin më të lartë të atyre që kërkojnë një vend të punës. Patem gjatë këtyre 10 viteve rënje të ekonomisë, patëm kriza pas krizave politike dhe institucionale.

Dhe, kjo i përshkruhet koalicionit LDK dhe PDK. Largimi i sotëm i tij shënon fundin e epokës më të errët për LDK, dhe për Kosovën. Mos don i madhi Zot që së bashku më te, të ikin nga politika po jo pa dhënë përgjëgjësi, komplet struktuara e vjetër dhe e korruptuar e LDK-së. Kryetari i ri Lumir Abdixhiku do të këtë shumë vështirë ti qmontojë garniturat keqbërëse të Mustafës duke filluar nga nëndegët deri në qender. Unë vërejta së pikërisht ky soj njerëzish pas fitorës së Lumirit në kuvendin e LDK-së, filluan ti ngjiten mbrapa si rriqna.

Ai është i ri në politikë, e duhet pasur kujdes nga këta njerëz pakurrizor që nuk janë të pakët. Ai do të duhej të lirohet nga ndikimi politikë i Isa Mustafës dhe kompanisë së tij, të cilët ende janë prezent aty. Opinioni e dinë së Abdixhiku, në LDK është inkuadruar mos gabofasha në vitin 2018. Kjo mos përvojë politike dhe mos gjeturia e tij si timonier i LDK-së, mund t’i kushtojnë shumë. Postin e të parit e ka marrë në ditët më të vështira për LDK-në, dhe zor do ta ketë tia kthen renomen që e kishte ajo dikur… Zaten të gjitha partitë lideriste në Ballkan, kanë rënë në skenën politike, pas vdekjëve të liderëve të tyre, përjashtim nuk bën as LDK-ja…