Arben Çokaj
Refuzimi estetik është një metodë, që përdoret në art e në letërsi për të refuzuar një vepër letrare apo artistike nga pikëpamja estetike. Por Rugova e shtriu këtë edhe në politikë, duke i refuzuar serbët estetikisht, ai arriti dalëngadalë të merrte mbështetje ndërkombëtare e të farkëtonte pavarësinëe Kosovës. Kokëtrashët e ata që e kishin Rugovën kundërshtar politik e ideologjik e kanë të vështirë ta kuptojnë këtë, ashtu si mund ta kenë edhe një pjesëe shqiptarëve të vështirë ta kuptojnë edhe këtë që po them unë tani: A mundemi ne shqiptarët ta refuzojmë islamin në trojet shqiptare estetikisht dhe pse duhet ta bëjmë këtë?
Sepse islami nuk na duhet. Atë na e ka imponuar turku gjatë pushgtimit të tij, për të na shuar si komb. Trojet shqiptare e dimë se po mbushen me shtëpia saude, me financime turke e arabe, por edhe sllavët – fqinjët tanë serbë e maqedonë janë të interesuar, që shqiptarët të islamizohen. Sepse islami është një ideologji që na pasivizon si popull, na bën kundërshtarë të dobët, na e mpin trurin dhe nuk e lejon njeriun të mendojë qartë, me zgjuarsi dhe me zhdërvjedhësi e mendje biznesi. Dhe kjo na lë ne të paaftë për të konkurruar me të tjerët e për ta zhvilluar vendin e kombnin tonë. Faktet janë evidente, të gjithë i shohim këto, edhe pse ndoshta nuk pajtohemi plotësisht se ku është shkaku i prapambetjes sonë.
Por jemi populli më i paorganizuar në Ballkan, i ndarë në disa shtete, pas ndarjes që na pati bërë turku në 4 vilajete. Kemi fuksa, spiunë e tradhëtarë, që kanë kapur mediat e politikën tonë, të financuar nga armiqtë tanë dhe që nuk punojnë për qëllimet e zhvillimin e kombit tonë, por u shërbejnë të huajve, armiqve tanë, e ne nuk bëjmë asgjë. Pse ndodh kjo? Se jemi apatikë nga ndikimi turqeliko-islamik dhe nga organizimi i dobët që kemi si shtete shqiptare. Pse nuk i kanë këto defektet tona vendet evropiane jo muslimane? Pra, duhet të ketë të bëjë me islamin edhe kjo hallakatja jonë. Nga ana tjetër nuk e gjen një shtet musliman, demoktratik e të zhvilluar… Atëherë pse e rren mendja ndokend, se duke lënë islamin të lulëzojë me gjithë këtë aktivitet malinj, me gjithë këto xhamia, me eZan me altoparlante e arabisht, me grumbullime masive njerëzish joproduktivë etj. ne mund të bëhemi shtet demokratij dhe i zhvilluar… Deri tani nuk shoh ndonjë perspektivë…
Prandaj si shoqëri shqiptare, duhet t’i mendojmë këto gjëra e pa disktriminuar asnjë në të drejtën e tij të besimit, ne duhet ta orientojmë shoqërinë shqiptare drejt produktit, drejt mendjes së bisnesit dhe përerfitimit si individë e si komb, drejt shkollimit e dijes dhe drejt punës e zhvillimit. E kjo duhet bërë paralelisht me uljen e ndikimit fetar në shoqëri, pasi feja realisht nuk ka asnjë produkt, që ndikon në rritjen ekonomike të shqiptarëve dhe në mirëqenien e tyre. Për aq sa i duhet feja një besimtari, ai fenë e ka të lirë, por ne po shkretojmë si shoqëri në aktivitete fetare joproduktive, si asnjë shoqëri tjetër në Evropë. Kemi luajtur mendsh. Nuk e kemi idenë ku po shkojmë. Të rinjtë shqiptarë dhe shoqëria në Shqipëri e Kosovë e më gjerë janë të pashpresë. Duhet menduar si ta ngjallim shpresën, se kështu si po ecim, ku rafsha mos u vrafsha, ne po rrënohemi si shoqëri.
Mendoj se shkaktar për prapambetjen tonë është kryesisht mentaliteti turqeliko-islamik i shoqërisë sonë, që sot ushqehet nga islami e qarqet turko-arabe, që e financojnë atë. Por kjo nuk na shërben ne. Prandaj duhet menduar një plastfiormëe refuzimit estetik të islamit dhe të malinjitetit ose aktivitetit të tepruar fetar. Rendja pas idoltërive e feve, është tipar i shoqërive primitive e të pazhvilluara. Ne duhet të gjejmë mënyrën, që të dalinm nga kjo spirale e marrë, që po na tërheq të gjithëve pas dhe po na lë pa u marrë me atë që është më e rëndësishme për këtë komb, zhvillimin dhe përparimin ekonomik e kulturor.