Peter Beyer dhe Christian Schmidt
Nga Xhafer LECI
Për shumë vite mosnjohja e asnjë vendi pavarësinë e Kosovës dhe, tërhqja e disa vendeve njohjet e tyre është tepër brengosëse.
Sikur të kishim një ushtri, siç i kanë vendet tjera. Vendin do duhej ta drejtonte për një kohë ushtria, për mbrojtjen e rendit demokratik.
Liderët e të gjitha subjekteve politike të vendit tonë, po duket qartë se më shumë e duan pushtetin se Shtetin !
Pse është posti i presidentit mollë sherri?!
As përpjekjet e ardhjes në Prishtinë të delegacionit të Bundestagut gjermanë, me anëtarët Peter Beyer dhe Christian Schmidt, nuk kanë arritur të pajtojnë, kryetarët Isa Mustafën e LDK-së dhe Albin Kurtin e VV-së, për ndërtimin bashkëqeverisës të institucioneve për udhëheqjen e vendit! Beyer është edhe raportues për Kosovën në Parlamentin Europian.
Tani, edhe amerikanët në kërkim të një zgjidhje, për ndarjen e posteve në mes LDK-së dhe VV-së! Nëse edhe amerikanët nuk arrijnë të bëjnë punë, atëherë po vërtetohet se gjithënjë e më shumë po e humbin besimin te miqtë tonë, si të pa përgjegjëshëm, kokëfortë dhe dashakeqës të vendit, popullit dhe miqëve tonë! Dhe jo vetëm kaq, por po vërtetohet se LDK dhe VV janë marioneta të PDK-së dhe se kot kanë mbajur zgjedhje duke premtuar-gënjyer shumë! Oferta e VV-së për një koalicion parazgjedhor, për mendimin tim ka qenë ide e mirë, sepse mendoj që sot nuk do të kishim këto probleme.
Shteti nuk mund të funksionojë me banda, vrasës, kërcnues, plaçkitës të pasurisë tonë të përbashkët. Po vetëm me diplomatë, ekspertë dhe profesionistë të të gjitha lëmive. Pse LDK duke njohur mirë si destruktiv, e bëri HashimThaçin kryetar të vendit?! Pse edhe tani ende pa arritjen e një marrëveshje bashkëqeverisëse me VV-në,e zgjodhën për kryeparlamentar Glauk Konjufcen?! LDK e kishte dy herë Ministrinë e Mbrendshme. I pari Fatmir Rexhepi dha dorhëqje morale, fare i pa fajshëm. Dihet se nuk e pyeste gjë askush. Për këtë u tregua burrë dhe dha dorëheqje.
E kishim edhe Skënder Hysenin, të cilin kurrkush nuk e pyeti për asgjë, si rasti i nënshkrimit në Vjenë të Austrisë, së bashku me Hashim Thaçin, atëherë Ministër Jashtëm, për faljen e Çakorit Malit të Zi?! Po çfarë i duhet përsëri LDK-së posti i Ministrit të Mbrendshëm, kanë me mbrojtur vendin nga badat, apo veten dhe Hashim Thaçin me kompani?! Gjithëherë LDK-ë është mashtruar. Edhe kësaj radhe u mashtrua, apo fshihet diçka këtu, që vetëm ata e dinë! Marrëveshje nuk ka, Glauku u zgjodh kryeparlamentar!!!
Bota numron 196 shtete, sipas Prishtinës Zyrtare, prej tyre 116 vende e kanë njohur Kosovën.
Beogradi zyrtar, sipas Ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiç, i cili deklaron-pretendon se kanë tërhequr njohjen 13 vende, si Burundi, Lesoto, Sao Tome dhe Principe, Suriname, Liberia, Papua Guinea e Re, Komonuelt i Dominikës, Grenada, Guinea-Bissau, Dhoma e Unionit, Solomoni ishuj, Madagaskar dhe Palais. Aq më keq,kur dihet se autoritet Austriake dhe Çeke e kanë diskutuar tërheqjen e mundshme të njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Prishtina i mohon këto. Por ka lajme të ndyshme edhe nga vendet mike të shqiptarëve, të cilat raportojnë se Serbia, së bashku me Rusinë, janë duke lobuar edhe me mjete materiale marramendëse, për tërheqjen e njohjeve edhe nga disa vende tjera!
Wendlingen, 02.01.2020
Per lirine dhe pavarësine e Kosovës janë te rendesishme keto dhe vetem keto 54 SHTETE:
50 SHTETET E BASHKUARA AMERIKANE
4 SHTETET E BRITANISË SË MADHE
TE GJITHA SHTETET TJERA JANE IRELEVANTE.
OKB ka 193 vende anëtare, Kosova mund të bëjë kërkesë për anëtarësim në OKB vetëm kur të arrijë kuorumin prej 129 vende, që ta kenë njohur atë… Secili shtet që ka njohur Kosovën ka peshë të madhe, për antarësimin shumë të rëndësishëm në OKB.
OKB eshte nje OJQ koti, qe i ka mbi 2450 rezoluta dhe asnje absolutisht asnje nuk e ka zgjedhë ndonjë çështje.
OKB duhet te shperndahet sepse eshte nje org. koti totalisht.
Kosova nuk ka asnje nevojë te hyjë ne kete OJQ. E vetmja organizate, e cila eshte e mire politikisht eshte NATO… sepse udhehiqet nga 54 shtetet me te rendesishme:
54 AMERIKANE DHE 4 BRITANEZE.
Ne OJQ – ne OKB TE DREJTEN E VETOS E KA EDHE RUSIA dhe Kosova nuk mund te behet anetar edhe nese 192 shtete e aprovojne antarsimin, sepse Rusia e bene veto.
KS eshte shtet normal. Por nuk duhet te bashkpunojë me te gjithe.
Me shtetet e poshtra jodemokratike nuk duhet bashkpunim. Rusia, shumica e shteteve Arabe, Kuba, Koreja Veriore, dhe plot kesi shtete te poshtra nuk jane te nevojshme per KS.
Pra 54 USA SHTETE & 4 UK SHTETE MJAFTOJN… SHQIPNIA ESHTE KS… aty s’ka bashkpunim… jemi 1.
Rusia nuk e pranon lirine e KS.
AMERIKA eshte super fuqi politike ushtarake dhe ekonomike. Ata mund t’i zgjedhin vendet per bashkepunim.
KS nuk i duhet bashkpunimi me shtete te poshtra…
OKB vërtetë nuk i ka kryer obligimet sipas rregullave të përcaktuara ligjore… Megjithatë, aty ku janë shumica e vendeve të botës, është mirë të jemi edhe neve… Mardhënie të mira është mirë të kemi, nëse kemi mundësi, me krejt boten, pse jo? Por, jo të përqafojmë armiqtë e përbetuat të popullit shqiptar, si F.Nano e E.Rama serbët e grekët dhe, jo vetëm kaq, por edhe të bëhen pazare me ta në dëm të shqiptarëve ..!
Xhafer,
KS duhet te jete ne NATO ndersa ne OJQ-te e ndryshme… s’ka kurrfarë nevoje.
Komentet janë mbyllur.