Shkruan: Florim Zeqa, 25.07.2018
Në qytetin e vogël Bled (Slloveni), por me bukuri të rralla, me një liqen, i cili e ka në mes ishullin panoramik shumë tërheqës për vizitorë. Pikërsiht në këtë vend magjepës nga data 17-22 Korrik 2018 u organizua festivali ndërkombëtar për fëmijë “Blejski zlati mikrofon” apo “Bled Golden Mikrophone”.
Në mesin shumë vendeve të botës, për herë të parë ka marrë pjesë edhe Festivali i Këngës për Fëmijë “A-MOL” nga Ferizaj (Republika e Kosovës).
Në edicionin e 5-të të Festivalit Internacional “Bled Golden Microphone” në Bled, Kosovën e përfaqësuan gjasht vajza.
Edhe pse ishte një konkurencë e fortë prej 120 garueseve, vajzat nga Kosova arritën t’i fitojnë dy çmime prestigjioze. Anisa Shabani e rrëmbeu çmimin e dytë të festivalit, ndërsa Erta Qerimi u shpërblye me çmimin “Përformanca më e mirë”.
Vlenë për të theksuar se dy çmimet e vajzave nga Kosova janë rezultat i punës së palodhshme të Drejtoreshës së Festivalit “A-MOL”, Znj. Anduena Tahiri, e cila me vullnet e përkushtim të madh, me forca vetanake pa ndihmën e askujt ka arritur deri tek sukseset e mëdha dhe mbresëlënëse për një vazhdimësi të gjatë e të sukseshme në karrierën e saj.
Për vetëm dy vjet nga themelimi i Festivalit të Këngës për Fëmijë “A-MOL” në Ferizaj me 2016, ka arritur të organizoj 2 festivale. Me prezantimin e parë në arenën ndërkombëtare, Anduena i arriti dy çmime ndërkombëtare, të cilat i hapen rrugë të mëdha drejt sukseseve të reja.
Pas suksesit të arritur në Festivalin Internacional “Bled Golden Microphone” në Bled, “A-MOL” , Anduena ka marrë ftesa për pjesëmarrje edhe në shumë festivale të tjera si; në Festivalin Internaciaonal “Tra la la” në Ohër (Maqedoni), ku do të jenë pjesëmarrëse 33 shtete të botës, pastaj ftesa për të përfaqësuar Kosovën me talent të rinjë edhe në Rumani, Qeki, Maltë, Bulgari e Itali, etj.
Për më tepër se kaq, në festivalin e Ohrit, Drejtoresha e “A-MOL”-it, znj. Anduena Tahiri ka marrë ftesën për të qënë pjesë e jurisë profesionale të festivalit.
Pas sukseseve të fundit, Festivali “A-mol”-i e ka marrë formën e një festivali të nivelit të lartë të përmasave ndërkombëtarë, ku falë “A-MOL”-it fëmijët, të rinjët dhe të rejat e talentuara nga Kosova e kanë mundësinë e arritjes së sukseseve edhe në arenën ndërkombëtare.
Për arritjen e sukseseve të larta në nivel ndërkombëtarë, përveq vullnetit, punës dhe përkushtimit të madh, nevojiten edhe mjete financiare. Përderisa Festivali Internacional “Bled Golden Microphone” në Bled, ka qënë i organizuar dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës së shtetit slloven, Festivali “A-mol”, nuk e ka pasur privilegjin e mbështetjes as nga komuna e Ferizajit dhe as nga Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës.
Siq duket kësaj radhe, më me fat ka qënë Erta Qerimi, e cila ishte ndihmuar nga Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti. Ajo e emocionuar pas marrjes së çmimit, ishte shprehur kështu; “E dashur Kosovë, sot unë vajza jote në mesin e shumë shteteve në festivalin internacional „Bled Golden Microphone „ arrita që të marr çmimin „ Performanca më e mirë“,…”Faleminderit Kryetarit të Komunës time z. Sokol Haliti , profesor Hekuran Bllaca dhe profesoreshes time Anduena Tahiri e cila nuk u lodh asnjëherë, e cila natë e ditë më qëndroi pranë, duke më mësuar se si të interpretoj live, dhe falë saj, unë arrita deri këtu dhe jam falenderuese gjatë gjithë jetës time”.
Ky falenderim i Ertës, është dëshmi, se sa me vlerë shumë dimensionale është ndihma nga institucionet e shtetit për talentët rinjë.
Nga biseda me Drejtoreshën e “A-MOL”-it, mësuam për sukseset në “Bled Golden Mikrophone”, planet në të ardhmen dhe vështirësitë me të cilat përballet Festivali “A-MOL”.
“Ne e përfaqësuam vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme, është kënaqësi që ia dolëm edhe të triumfojmë në një konkurencë të fortë. Vajzat ia zbardhën fytyrën Kosovës. E lehtë është të marrësh pjesë, por të korrësh suksese është e punë e vështirë.
Në punojmë pa fjalë, sepse kemi vullnetin, guximin, përgatitjet, nxënësit e talentuar e mbi të gjitha profesionalizmin, andaj dhe suksesi i nxënëseve është i merituar”, përfundon Profesoresha Anduena Tahiraj.
Vlenë për të theksuar se, në mbështetje të vajzave nga Kosova në Festivalin “Bled Golden Mikrophone” në Slloveni, krahas pjesëmarrjes së shumë bashkatedhetarëve në këtë festival, të pranishëm ishin; Heset Ahmeti (Kryetar i Shoqatës “ILIRIA” në Kopër-Slloveni) dhe Shpresa Kameraj (Kryetare e “FONDACIONI DUKAGJINI-AUSTRI”).
Përveq trofeve të fituara, vajzat nga Kosova, Erta Qerimi dhe Anisa Shabani, i moren edhe ftesat për të përfaqësuar Kosovën në Festivalin e Muzikës për Fëmijë në Rumani.
Uroj që ky shkrim të shërbejë për sensibilizimin e MKRS-së në Qeverinë e Kosovës dhe DKRS-Ferizaj, që të mos u mungoj ndihma vajzave dhe Festivalit “A-MOL” në aktivitetet e radhës në arenën ndërkombëtare, e në veqanti për në Maltën e largët, ku përveq pjesëmarrjes së vajzave, Drejtoresha e Festivalit “A-MOL” është caktuar të jetë anëtare e Jurisë së Festivalit “Singer Stage”.