1. Aderimi i intelektualit në parti politike në vendet e tranzicionit është bërë sot ekskluzivisht punë interesi meskin klanor, e jo edhe ndonjë lloj ndjenje a fascionimi të caktuar ideologjik. Autoriteti i partisë, ideologjisë, i liderit qoftë ai edhe karizmatik, për një intelektual që ka pretendime e prirje të larta e sublime, përveç që është një “këmishë” shumë e ngushtë ideologjike, është edhe një “adresë” e gabuar sociale, që lehtësisht në sy të publikut të gjerë mund të përceptohet edhe si një lloj “tradhëtie” e pakëndshme!
2. “Tradhëtia” që e bëjnë zakonisht pretenduesit e intelektualizmit të njëmendët, në këmbim tē një posti apo interesi të përkohshëm politik, në fakt në faza afatshkurtëra duket si një kalkulim shumë profitabil, por në sosh afatgjata ky këmbim i lirisë së mendimit e gjykimit, në disfavor të pavarësisë personale shndërrohet shumë lehtë në hipokrizi e dëm të pariparueshëm!
3. Pra, intelektuali i vërtetë do të duhej në parim të ishte ashpërsisht i butë, një prokuror i vetvetes, e avokat i interesave të kombit e shtetit. Sepse, vetëm duke bërë “kujdestarinë” e tillë neutrale ndërgjegjësuese, ai arrinë ta mbajë gjallë dhe ta motivojë publikun e fragmentarizuar ideologjikisht, në periudha të dhimbshme e të rrezikshme historike. Ndryshe, nëse bie nën ndikimin e klaneve partiake e ideologjike, ai e humbë të drejtën e kandidimit dhe nominimit jo vetëm në politikë, por çka është më me rëndësi në histori…
Përshëndetje z Fadil Maloku dhe bashkëkombësve që e lexojnë këtë letër timen!
Nuk këshilloj askënd të anëtarësohet në një parti (sidomos jo intelektualët, jo sot, jo në këto parti), sepse realiteti aktual shqiptar është se nëse dikush e bënë këtë në këto kushte, veçse rrezikon të shes lirinë e tij të gjykimit në shkëmbim të kënaqësisë për të qenë i rrethuar nga shokët. Për fat të keq, me punët hiç por thëniet e mëdha në gojën e qeveritarëve dhe politik-bërësve shqipfolës të partive kryesisht të korruptuara antikombëtare – pse jo edhe kriminale – deri më tash nuk kanë ndodhur ngjarje të gëzueshme për Vendin dhe Kombin.
Katedralet që shkatërrohen sot, nuk duhet rindërtuar. Ato s`janë tjetër veçse gurë.
Kaosi do të njehsohet e do të jetojë derisa të vendoset një rend i ri. Megjithatë, nuk ka asgjë që tregon se niveli i inteligjencës në popullin shqiptar është rritur që nga Mesjeta.
Ditën (natën) e mirë dhe respekt e shëndet për ju.
Aurel Dasareti
Të vlersuara/it e mi
Përderisa politkëbërsit nuk i përfillin të gjitha masat,të cilat për një Shtet duhet përfshirë për të Udhëhequr një shoqëri sa më drejtë, më sinqertë e më mirë që është e mundur, në të gjitha Aktivitetet e jetës së përditshme pa dallim të masës përkatësisht, praktikisht dhe teoretikisht të qenjes njerzore të Zotit apo në formën civiliziese ashtu të them, të qenjes Natyrore të Universit, dhe duke rrespektuar e jo definuar popullin tonë të gjorë Shqiptarë her “publik“ e her si Ztr. D. Bushati, citati i tij; „qytetarë të zakonshëm?!“( pse ndër Shqiptarët paska edhe qytetarë të pa zakonshëm a?!) para dy ditesh në një intervistë me gazetaret e „Zërit të Amerikes“ dhe për deri sa metoda e mënyra e ideve të caktuara vetjake ndaj interesave të të tjerëve nuk kundervihet dhe nuk gëzon më shum prioritet, nuk mund të flasim as nuk mund të shkruajm ( kshtu mendimi i im ) as për sa „i duhet Intelektualit Politika dhe sa i duhet Politika intelektualit“, pse?!
Sepse çdo intelektual dhe çdo politikanë/e gjithashtu së pari duhet të nisë punën etij/sajë duke caktuar qëllime për rrealizime – duke marrur në konsideratë së pari Resourset në dispozicion, pastajë Problemet dhe më vonë të gjitha masat për të arrijtur deri te rrealizimi sa më i mirë që bën, në formë të paster, jo korruptive, jo kriminele dhe kunder çdo neposi – pra për të arritur qellimin e drejtë e të pastër, në asi forme, e cila në të gjitha anët VeJuLiPe partiake mund të festohet si sukses në masa të papara dhe pozitivisht të pa imagjinuara por prap se prap Realisht të mundshme.
E që në fund tė çdo proçesi vlera të gëzoj me masën e sajë, qoft kjo të ketë qenë rrjedhojë e një Intelektuali apo rrjedhojë e një politikani, kryesorja rrealizimi i qëllimeve dhe SUKSESET
Pra edhe një her, metoda dhe mënyra e vet parashikimeve të caktuara për t‘iu kundervu interesave të të tjerëve.
Është vet Politika Intelektuale apo Intelektuali Politik?!!
Une them:
E tij është Politika, për të mbajtur marrëdhënje të mira me të gjitha palët.
Me Përshëndetje shoqrore
Sabahate Byci, Shkrimtare, Piktore e pavarur, Publiciste dhe Analiste e lirë
GjakoShqiptareGjermane
10.09.2019 e Marte 01:13h
Gjermani🍀