A më është kurdisur fatkeqësia e komunikacionit në Kramavik të Rahovecit?

0
1717
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Sigurisht ata të cilët në kontinuitet i kan përcjellur shkrimet e mija në gazeta dhe portale të ndryshme, e kanë verejtur së këtyre ditëve nuk kam shkruar. Gjatë jetës njeriu përballët më plotë sfida. Një udhëtim i planifikuar me veturë me 30 dhjetor të vitit që e lam pas, gadi sa nuk na kushtoi me jetë mua dhe bashkëshortës time. Meqenëse motrën e kam të martuar në Gjakovë, me bashkëshorten menduam që ta vizitojmë. Kaluam një pjesë të madhe të magjistralit Pejë-Prishtinë, deri të qyteti i Klinës.

Matanë urës së Klinës, në krahun e djathtë fillon magjistralja në drejtim të Gjakovës. Jo shumë largë gjendet Rahoveci një qender e njohur e vreshtarisë. Këtë rrugëtim shumë më rrotull për Gjakovë, e kisha marre sepse kishim një punë në Rahovec. Unë moti nuk kisha qenë në këtë qytet dhe e gabova rrugën, në fshatin Kramavik duke kthyer në një rrugë dytësore e cila të dërgon drejtë fshatrave të rrethinës së këtij qyteti. U kthyem prapa.

Sa morëm drejtimin e duhur pa pritur dhe pa kujtuar si thonë, një veturë me ngjyrë të zezë, më shpejtësi bukur të madhe kaloi nga kahu i rrugës së vet në drejtimin e veturës tone duke bërë zikzake të pa zakonshme. Në këtë rrethanë të bëfasishme nuk dita së si të veproj ndryshe pos që ti shmangem disi ndeshjës frontale. Humba barazpëshën e vozitjës dhe u përplasëm në një hendek bukur të madh me plotë gurë në anën e kundertë.

Unë ndjeva një dhembje të madhe në shpinë, dhe bukur shumë e lëndova edhe syrin e majtë nga përplasja. Bashkëshortja ime kishte pasur më shumë fat në këtë fatkeqësi komunikacioni, e cila më bëri të dyshoj së ishte e kurdisur. Unë si gazetar i Bota sot, krejt pas luftën e kam denoncuar më shkrime krimin e organizuar dhe dukuritë tjera negative, ku edhe disa herë jamë kërcnuar me vrasje nga strukturat kriminale. Me këtë rast dua ti falendëroj tre kalimtarët e rastit, të cilët na dhanë ndihmën e parë, pa vonuar shumë.

Meqenëse nuk ndihesha mirë më boshtin kurrizor, kur arritëm në Pejë, u lajmërova bashkë më bashkëshortën në emergjencë, ku mjeku kujdestar pas fotografimit konstatoi së e kam lënduar bukur shumë unazat e boshtit kurrizor. Mjeku me preferoi të shtrihem në spital për shërim, por meqense ishte vigjilja e festave të fundvitit mora ilaqet e shkruara me vete, për tu kuruar në shtëpi. Unë askujt nuk kam gjë borgj. Edhe përkunder kërcenimeve të vazhdueshme nuk jamë ndalur së shkruari kunder dukurive negative, të cilat dukuri e zbehen shumë imazhin e Kosovës në sytë e botës demokratike. Prandaj, përkushtimi im në këtë drejtim nuk do të mungon edhe në të ardhmen.

Nuk do të zbrapsem para asnjë kërcnimi për ta plasuar të vërtetën, duke dhenë kontributin tim në funksionimin e shtetit ligjor, që sot shumë po na mungon. Ata që po dëshirojnë ta ngulfatin fjalën dhe mendimin e lirë, e kanë të kotë, sepse proceset demokratike nuk kan mundësi të stopohen nga askush. Ata që po kërcenojnë dhe vrasin janë njerëz të liqë, dhe janë njerëz qyqarë. Një ditë të gjithë zullumqarët do të gjykohen para Zotit dhe para organeve të drejtësisë.