Skënder MULLIQI
Shkatërrimi i vlerave të artit dhe të kulturës në Kosovë, mungesa e vlerave dhe ideve, na kan pru këtu ku jemi. Ne pikën ku kjo shoqëri dhe kjo kulturë nuk janë larguar asnjë hap nga naracioni i viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Ndoshta në atë kohë ka qenë më mirë së sot! Nuk kemi prodhuar asgjë autentike, edhe pse po jetojmë në liri që 22 vite. Po mbijetojme në riciklime dhe ne shund. Thellësia e e vonimit tonë historikë, vonimi në inkorporimin e vlerave bashkohore kulturore është dëshmi e provincializmit…
Gjithëqka në masë të madhe rreth nesh ka stagnuar, akulturuar dhe rrënuar. Ne si shoqëri nuk kemi arritur të krijojmë vlera të reja, të cilat do të kishin begatuar historinë tonë. Me krijuar vlera kulturore do të thotë të kesh aftësi dhe ide, për t’i thyer të gjitha barrierat që e pengojnë zhvillimin e Kosovës në aspektin kultruror dhe artisikë. Ne këtë drejtim nuk i kemi tejkaluar të shprehem ashtu as dallimert idelogjike nga e kaluara komuniste. Kjo gjendje statike apo edhe regresive e jetës kulturore dhe artistike në Kosovë, duhet të ndryshohet.
Të vihen themelet e reja, për të mos pranuar humbjën totale në këtë drejtim. Ne rrethana të një gjendje të normalitetit të rrethanave shoqërore dhe politike, shteti do të duhej të jetë shumë më aktiv, të ndanë mjete të posaqme apo të krijon një fond për zhvillimin e kulturës, për ta pru ate në nivelin e dëshiruar. Kemi një gjendje tragjikomike. Proceset e tilla po na mungojnë, por nuk duhet të dorëzohemi.
Kosovës po i mungon kreativiteti politike e kulturor. Sikur jemi sëmuar nga vajtimet apatike. Sjellja e pushteteve te deritashme karshi avansimit të vlerave kulturore dhe artistke është turpëruese. Kështu nuk guxojmë të mbesim, kur dihet së një shtet pa kulturë dhe art të mirëfilltë shkon kah vdekja e tij…!