Shkruan: Marjan Sebaj-Sopi, Binçë; 04.09.2019
A kemi forcë, guxim e vullnet të mirë ta shkruajmë dhe secili shqiptar ta thotë të vertetën e madhe se; ne jemi fajtorë… ne i rrënuam kishat e manastiret tona, ne nuk ditem t’i ruajmë e t’i mbrojmë ato, mos si asgjë tjetër së paku si shenjë apo kujtim i stërgjyshërve, baballarëve, të parëve tanë. Ne nuk patëm, e siç dukët akoma nuk kemi guxim, iu frikësuam e po i frikësohemi edhe vetvetes. Pse?
Megjithatë, nuk ka justifikim këtu pasi kudo egzistojnë me miliona fakte të dokumentuara se Perandoria Osmane (Turqia) me ushtrinë e saj okupuese e shkatërrimtare, shfarosëse, fillimisht deri sa e instaloi pushtetin okupues të vetin rrënoi, shkatêrroi me qindra mijëra kisha, manastire shqiptare e objekte tjera sakrale, godina e kulla, shtêpi…, mjeroi, varfëroi, tmerroi, vrau, dhunoi e masakroi me qindra e mijëra gra, fëmijë e të rinjë, burra e pleq shqiptarë (këtë e dëshmojnë edhe vetë historianët e tyre të kohës), mirëpo më së shumti varfëroi shpirtin shqiptarë duke ia ndaluar arsimimin e nga kjo pasoi koha e errët (kohë e zezë e shkëputjes sonë nga kultura, civilizimi europian) kohë mjerimi për ne sepse nuk u këndellëm askurrë e as sot si komb në përgjithësi.
Nuk i ruajtëm kishat, manastiret, e objekte tona të tjera sakrale e kulturore duke i tjetërsuar në një mentalitet mesjetar e kulturë tjetër dhe të huaj për ne. Këtë gabim e mëkat, këtë dobēsi e shfrytëzuan dhe akoma po e shfrytëzojnë ruso-serbosllavët, edhe përmes aleatëve të përjetëshëm të tyre, aziatikëve.
Por, mendoj dhe konstatoj se tani o kurrë më parë duhet të vetdijësohemi, të bashkohemi rreth vlerave tona të mirëfillta burimore shqiptaro-europiane, të mbrojmë e mundësisht të rikthejmë atë që humbëm, identitetin tonë kombëtar. (Që në fakt nuk është feja, e nuk ka lidhje me fenë… /AÇ)
Mos të harrojmë; kishën tonë të Deçanit e ruajtën familjet tona bujare por u dorëzuam, ashtu edhe Patriarkanën e Pejës, kishën e Graçanicës, Deviçit, Boletinit e tre Kisha në Prizren, Shën Prenën në Binçë, Buzevik, Smirë, Korbliq e çdo fshat tjetër anë e mbarë Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës Lindore e troje tjera shqiptare kudo në Gadishullin Ilirik… por fatkeqësisht u dorëzuam, dhe iu frikësuam të kaluarës sonë, të vërtetës së hidhur dhe vetvetës, dhe iu lërëm rrênojat e kishat tona rusëve ose me serbizim të tyre e shqiptarëve ortodoksë, na i konvertuan edhe Kishat nga ato katoliko-ortodokse shqiptare në serbo-ruso sllave, pra nga Beogradi e deri në Ulqin i apo na i rrënuam ose i shëndrruan në kisha serbo-ruse, me një pjesë tê madhe të popullit tonë fatkeqësisht.
Kisha serbe (serb një komb i shpikur) nuk ka egzistuar kurrê, ajo u vetshpallë autoqefale e pamvarrur para thuajse 100 viteve (nga themelimi i shtetit rus në Iliri, pra serbisë fantazmë, shtet politik në Gadishullin Ilirik shqiptar e nën kurrizin tonê), e besa nga kisha ortodokse e përgjithshme ende është diskutabile dhe nuk pranohet si e tillë kjo kishë e ashtuquajtur nacionale, më mirë e drejtë është të thuhet kishë nacionaliste.
Edhe Serbia si shtet është një shtet fantom apo i rremë, kështu që si kishën ashtu edhe shtetin ose anasjelltas e kanë false dhe nacionaliste, pra ajo është tani kishë por më tepër si politike nacionaliste në shërbim të baballarëve të tyre rus, në shërbim të politikave e interesave të tyre nga ëndërrojnë dominimin dhe daljen në ujëra të nxehta dhe grabitjen e pasurive tona kulturore, shpirtërore e materiale sesa institucion fetar, moral. Pra ajo “kishë” e ai shtet nuk ka të bëjë asgjë me hyjnoren ashtu sikur dikur Perandoria Osmane (apo Turqia e sotme) D.m.th Dy të zeza të bashkuar kundër shqiptarëve. Aty ku mbeti Turqia e vazhdoi Serbia dhe anasjelltas edhe sot të dyjat akoma rrezik potencial dhe i madh i Kombit tonë në çdo aspekt por tani me përdorjen e metodave tjera në funksion për shkatërrimin definitiv të qenësisë apo identitetit tonë Kombëtarë shqiptar. Kujdes e mos të përsërisim prapë gabimet!
Për fund, eshtë e vërtetë se me konvertimin e popullit shqiptarê në Islam (kryesisht me dhunë 523 vjeçare), dhe tani nga turpi apo për të fshehur atë çfarë ndodhi e çfarë ishim fetarisht, pra të krishterë, ne nuk ditëm të gjindemi, u zhveshëm nga europianizimi (?!) kurse armiqtë tanë shumë shekullor në marrëveshje mes veti, në veçanti turqit e rusët (p¨¨er zhdukjen e qënies sonë shqiptare) manipuluan me naivitetin tonë, kurse ne vet i rrënuam rrënjët, gjurmët e themelet tona fetare, historinë e kulturën tonë të lashtë me këtë edhe vlerat tona europiane.(?! – Megjithatë, vlerat fetare nuk janë vlera europiane… /AÇ)
Mirëpo, sot nuk guxojmë dhe nuk kemi arsye për frikë, nuk kemi pse të fshihemi (kur e gjithê bota na njeh), nuk guxojmë të mos e tregojmë e pranojmë të vërtetën, sado e hidhur është ajo, por të bashkuar dhe gjithmonë të pajtuar me njëri – tjetrin duhet të pranojmë fajësinë, gabimet dhe me ndihmē e botës së civilizuar të gjejmë mënyrën dhe forcën të kthejmë të vetmohuarën e të humburën.
Vetëm të bashkuar si vëllezër të një gjaku, mund të shëndrisim e të shkojmë përpara, si ngadhnjimtarë drejtë një të ardhme të ndritur, të emancipuar e të lumtur.
Ndërgjegjia duhet të zgjohet, të ngritet nga kllapia e mos të them koma.
Një fjali e urtë e thotë: është njerëzore të gabojmë, djallëzore të qëndrojmë në to, kurse engjëllore të ngritemi.
Pra, le të ngritemi si popull, si komb fisnik, bujar e krenar që ishim e duhet të jemi.