A kanë vdekur përgjithmonë New Yorku dhe California!?

0
699
New York - emigration

Klajd Kapinova

Kush është shkrimtari dhe analisti James Altucher?

Në ditët e pandemisë botërore të Covid-19, që po kalojnë edhe shtetet amerikane metropolitane, si New York dhe California, të cilat tradicionalisht janë drejtuar politikisht nga governatorë dhe kryetarë bashkie socialistë të gomerëve blu, që kanë mbështetjen e anarkistëve dhe marksistëve vandalistë të Antifës dhe BLM, tashmë gjallëria e dikurshme e zhurmshme është kthyer në fantazmat hije, që mbizotërojnë kudo në qytetet e tyre, metrotë, rrugët, parqet, muzetë, restorantet, klubet e natës, kinematë, teatrot e famshme, sheshet, midis ndërtesave të larta qiell-gërvishëse etj.

James Altucher, ka lindur më 22 janar të vitit 1968 në Manhattan, New York. Ai sot është një menaxher, autor dhe ndërmarrës amerikan i fondeve të mbrojtjes, i cili, ka themeluar mbi 20 kompani.

Shkrimtari Altucher, ka një prodhimytari të lartë intelektuale dhe deri tani ai ka botuar 20 libra. Ai është një kontribues i shquar i shumë kanaleve televizive, shoë-ve, edicionit të lajmeve si opionist, i botimeve përfshirë të famshmet: The Financial Times, Wall Street Journal, TechCrunch dhe The Huffington Post, New York Post etj.

Ajo që e dallon më së miri atë është se James Altucher ka krijuar shown e tij: “The James Altucher Show”

New York City is dead forever

Intelektuali elite James Altucher më 13 gusht 2020, në faqen e tij të rrjetit social LinkedIn, ka botuar një artikull ngacmues shumë interesant me titull: “New York City is dead forever” (New York City ka vdekur përgjithmonë).

Sipas tij pas vitit, 2019 argumentet janë disa, por më e rëndsishmja është protestuesit anarkistë marksistë të Antifës dhe BLM, po shkatërrojnë me vandalizmat e tyre antinjerëzore sigurinë e jetës dhe pronave private të qindra dhe mijëra bisneseve në shtetin e New York-ut.

Ky artikull u bë shkak dhe burim i referimit dhe ftesave si analist ekspert në shumë media apo studio dhe show të mëdha e të famëshme në SHBA dhe vecanërisht në New York City.

Të gjithë e duan New York City. Edhe ai e do ose të paktën e ka dashur deri para ikjes së tij nga vendlindja. Në moshë të rritur kur James Altucher u vendos për herë të parë këtu me bisnesin e tij ishte një ëndërr e madhe e cila u bë realitet. Cdo cep ishte si një prodhim teatri, që ndodhte para syve të tij, sepse aty ka personalite të njohura me shumë histori.

Ai shkruan: “Unë mund të luaj shah gjithë ditën dhe natën. Mund të shkoja në klube komedi, mund të filloja çdo lloj biznesi, të takoja njerëz. Kam pasur familje, miq, mundësi. Pavarësisht se çfarë ndodhi me mua, NYC ishte një rrjet që unë mund të doja përsëri dhe të kërceja përsëri. Tani është plotësisht i vdekur. Por NYC gjithmonë kthehet mbrapa. Jo jo këtë herë. Por NYC është qendra e universit financiarë. Mundësitë, do të lulëzojnë përsëri këtu. Jo këtë herë… Mendoj, se këtë herë duhet t’i them lamtumirë.”

Manhattan një qytetet fantazëm

Demostratat e dhunshme, që shpërthyen disa mua më pare, pas vrasjes së një afrikano amerikani me histori kriminale, sheh se shumë pjesë të Manhattan-it janë kthyer në zona të vdekur ose Ghost, fjala që përdoret më shumë. Sikurse pamë edhe në rrjetet televizive dhe ato sociale, shumë nga “demostrues” anarkistë marksistë nuk e dinin se kush ishte viktima George Floyd…

Sot kushdo që udhëton me tren ose me makinë në Midtown Manhattan, sheh se qendrat e mëdha biznesit amerikan dhe ndërkombëtarë në NYC, janë bosh…
Edhe pse njerëzit mund të kthehen në punë, ndërtesat e famshme të zyrave në qiellgërvish si Time Life, janë akoma 90% bosh. Pronarët e bizneseve, kuptuan se nuk u duheshin punonjësve të tyre në zyrë.

Ndërtesa e madhe Time Life, ka pasur deri para protestave dhe sëmundjes mbarëbotërore Covid-19, mbi 8,000 punëtorë, kurse tani ka vetëm 500 punëtorë të kthyer në zyra.
Shembuj të tjerë ka plot. Kështu një menaxher biznesi argëtues po mbyll zyrat e tij dhe po shkon në Texas.

Shumë intelektual profesionistë, me familjet e tyre po largohen nga shteti i New York-ut, që ka fatkeqsisht taksat më të larta në botë.

Një financier, i cili, punon në një bankë të madhe investimesh si drejtor menaxhues para pandemisë së coronavirus-it ku ai ishte në zyrë çdo ditë nga ora 6 e mëngjesit deri në ora 10 pasdite u largua.

Sot, ai jeton në Phoenix, Arizona edhe pse kurrë më parë nuk kishte qenë në Phoenix. Ai i bën të gjitha takimet e tij në Zoom.

James Altucher, shkruan: “Pashë një person të pastrehë të humbasë mendjen dhe të filloj të sulmojë këmbësorë të rastit, duke i pështyrë, gjuajtur me sende të ndryshme etj. Kam parë disa prindër beqarë me një fëmijë, duke kërkuar para për ushqim. Dhe, kur dikush u dha ushqim, mbas shpinës së tyre e hodhën ushqimin përsëri në to. Unë pashë një njeri që bërtiste fjalë raciste para njerëzve…

Dhe më poshtë, Altucher shton: “Unë jetoj në New York City për rreth 10 vjet. Padyshim që është përkeqësuar dhe nuk ka fund në shikim. Parku im i preferuar është Parku Madison Square. Rreth një muaj më parë një vajzë 19 vjeç u qëllua dhe u vra përtej rrugës. Unë nuk mendoj, se kam një përgjigje por mendoj se është e qartë: është koha për të dalë nga NYC.” (New York Post, Gusht 2020)

Mediat këto ditë njoftojnë, se qiraja në shumë ndërtesa banimi ka rënë gati 30 përqind dhe më shumë njerëz po largohen si kurrë më parë nga NYC.
Këtë pamje ka pasur NYC edhe në vitet 1970, dhe deri në vitet ’80, kur NYC po falimentonte. Ai ishte kryeqyteti i krimit të SHBA-së.

Të gjithë e dinë se ai ishte kryeqyteti i botës së biznesit, vendi kryesor i ri njerëzve, që do të shkonin për të ndërtuar pasuri dhe do të gjenin mundësi. Ai ishte shtëpi për artistët, teatrin, median, reklamat, botimet etj.

Dhe pastaj në muajin qershor, gjatë trazirave dhe plaçkitjeve, djegieve të pronave, vrasjeve të policëve, djegien e makinave të tyre, rrëzimin e 130 bustëve dhe monumenteve të heronjve të historisë së lavdishme të SHBA-së, vandalizmave të Antifës dhe BLM, u largua një valë e dytë e e banorëve të kualifikuar, bisnesmenë nga NYC.

“Kam femijë. Asgjë nuk ishte në rregull me protestat por unë isha pak nervoz kur pashë videot e rebelëve pasi një shtetrrethimi po përpiqej të depërtonte në ndërtesën time. Shumë njerëz u larguan përkohësisht, por kishte edhe njerëz që largoheshin përgjithmonë. Miqtë e mi u transferuan në Nashville, Miami, Austin, Denver, Salt Lake City, Austin, Dallas, etj.”, shkruan James Altucher.

Sërisht, tani një valë e tretë e njerëzve po largohen të pakënaqur nga NYC. Dhe kjo për faj të politikës socialiste anti policë, rritjes 70% të kriminalitetit, vrasjeve, vjedhjeve, përdhunimeve, taksave që rritën me shifra kozmike, që po ndjekin sot administrata e governatorit “demokrat” Andreë Cuomo dhe kryetarit të Bashkisë së NYC socialkomunistit Bill de Blasio, të cilët kanë poshtëruar vazhdimisht emrin e mirë dhe respektin dhe prestigjin, që dikur gëzonin 5 qytetet e famëshme të NYC kudo në SHBA dhe botë.

Qiratë e banesave po ulën në mënyrë drastike 30-50% sikurse edhe shitjet dhe blerjet, pavarësisht se çfarë ju thonë njerëzit e pasurive të patundshme.

Sot, është e habitshme sesi qiratë po rriten vazhdimisht në qytetet e nivelit të dytë dhe të tretë këtu. Tani rrugët janë bosh. Dhe sa më gjatë të mbahen të mbyllura, aq më pak shanse kanë të rihapen me fitime.

Rruga e famshme Broadway, është i mbyllur të paktën deri në stinën e pranverës 2021. Qendra e famshme Lincoln fatkeqsisht është e mbyllur.
Të gjithë muzetë në NYC janë të mbyllura, ku, miliona dollarë të ardhura turistike të krijuara humbën si kripa në ujë nga mbyllja e qendrave.

Ka mijëra interpretues, producentë, artistë dhe tërë ekosistemi i artit, teatri, prodhimi, kurimi, që rrethojnë këto qendra kulturore. Njerëzit, të cilët kanë punuar gjithë jetën e tyre për të drejtën, për të qenë në gjendje të performojnë qoftë edhe një herë në Broadway, tashmë jeta dhe karriera e tyre është lënë në pritje të rihapjes, sepse për arsye politike të “demokratëve” të shtetit të New York-ut nuk duan t’i hapin dyert e bisneseve dhe zyrat e tyre.

Yelp, vlerëson se 60% e restoranteve rreth Shteteve të Bashkuara janë mbyllur dhe më shumë se 50% do të mbyllen përgjithmonë në New York City. Restorantet, ushqejnë më shumë restorantet e tjera. Ata kanë lidhje me njera tjetrën.

Shumë njerëz të tjerë shkuan përfundimisht në shtetet, si: Maine, Vermont, Tenesi, Upstate (NY), Indiana, etj., për të jetuar me prindërit e tyre ose të jetojnë me miqtë ose të jetojnë më lirë. Ata janë zhdukur shpejt ha e mbyll sytë … 1,2,3… dhe kanë ikur për një jetë dhe bisnes të sigurtë dhe më të mirë.

Mbi 100,000 vende të tjera pizza-sh thjesht janë mbyllur në shtetin e New York-ut. Njerëzit, do të presin për një kohë dhe të shohin sërisht këto pizza. Ata duan të sigurohen, që virusi është zhdukur, ose ka një vaksinëme efekt shërues, ose ka një model biznesi fitimprurës.

Ka pothuajse 600,000 studentë të kolegjeve të ndryshme të shpërndarë në kampuse përmes NYC, që i kanë thënë lamtumirë shtetit të New York-ut, ku, 100,000 studentë i përkasin nga Columbia University në Manhattan, studentët e Fordham University Bronx, Saint Johns Queens, etj. Ata nuk kthehen më në shkollë dhe vendosin të mos marrin me qira apartamente në New York City. Kjo e shumë e apartamenteve do të shkojnë bosh, ku humbasin pronarët dhe vetë shteti nga taksat e bisnesit…

Njerëzit po largohen nga California dhe New Yorku

Mirësevini në Teksas! Mirësevini në Florida! Mirësevini në Nashville, Miami, Austin, Denver, Salt Lake City, Austin, Dallas.

Votuesit amerikanë në të gjithë vendin, po konkludojnë se është më mirë të jesh i kuq (republican) sesa i vdekur (“demokrat”).

Modeli më i keq sot janë shtetet e deshtuara politikisht “demokrate”, ku, drejtojnë governatorët dhe kryetarët e bashkive socialistë që kontrollohen nga anarkistët, vandalistët, marksistët si Antifa dhe BLM.

Ata, fatkeqsisht sot kontrollojnë politikisht senatorët dhe kongresmenët ekstremistë socialistë, të cilët janë politikanë karriere e përvoje prej disa dekadash në Senat dhe Dhomën e Përfaqsuesve si në: New York, California dhe Illinois.

Nëse pyesni dikë në shtetet të drejtojnë republikanët e elefantit (kuqe), ka të ngjarë që t’ju tregoni shumë. Dhe numrat e fundit nga Byroja e Regjistrimit sugjerojnë që ata nuk janë të gabuar, duke konsideruar rreth 3.2 milion më shumë njerëz që u larguan në shenj pakënaqësie nga ato shtetet blu sesa hynë nga shtetet e tjera republikane nga viti 2010-2019.

Merrill Matthews i Institutit për Inovacionin e Politikave, një qendër konservatore e ekspertëve në Dallas, tha se të dhënat konfirmojnë atë që ai po thotë prej vitesh: “Votuesit në të gjithë vendin po konkludojnë se është më mirë të jesh i kuq sesa i vdekur”.

Në një pjesë të mendimit të kohëve të fundit, që ai shkroi për gazetën Hill (botohet në Washington D.C.) Matthews përshkroi sesi votuesit gjithnjë e më shumë ushqehen me taksa më të larta, rregulla të rënda dhe rritje të zgjimit shoqëror. Këto, tha ai, kanë ardhur për të karakterizuar shumicën e shteteve të gomarëve blu.

Ai e postoi historinë e tij në Tëitter dhe mori shumë kritika për të. Matthews, citoi analistët e Shërbimeve të të Dhënave Zgjedhore të dhënave të Regjistrimit, duke thënë se zhvendosja e popullsisë tregon për një ndryshim të vendeve të rreth 10 kongresmenëve në mbi 17 shtete në të gjithë SHBA-në deri në fund të vitit 2019.

Konkretisht, Teksasi pritet të marrë tre vende; Florida dy dhe Arizona, Kolorado, Montana, Karolina Veriore Oregon nga një secila. Secila prej këtyre 10 shteteve parashikohet të marrë një vend: Alabama, California, Illinois, Michigan, Minnesota, New York, Ohio, Pennsylvania, Rhode Island dhe West Virginia.

Ndikimi neto, tha Matthews, në fund të fundit favorizon GOP, pasi pesë nga shtatë shtetet që fituan vendet votuan për kandidatin dhe sot Presidentin Donald J. Trump në zgjedhjet e vitit 2016.

Teksasi, për shembull, tani ka fituar mbrojtësit e Golden State dhe po kthehet gjithnjë e më shumë në proces.

Kjo ishte hera e parë, që ndonjëherë California të ketë humbur një vend, i cili, tha ai, është “një përgënjeshtrim i heshtur i taksave dhe politikave mbi më të larta në Californi.”
Më në fund, Matthews paralajmëroi se ndryshimi mund të jetë ndaj asaj që do të vijë.

Eksodi i shtetit blu është vetëm një fotografi se çfarë pakënaqësie do të shfaqet nëse ato politika të shtetit blu marrin përsipër Shtëpinë e Bardhë.” tha ai. (Shawn Langlois, 18 Janar 2020)