Vështrim
Nga Skënder MULLIQI
Arrestimi i kryetarit te AAK-së dhe ish kryemnistrit të Kosovës, Ramush Haradinajt në Francë ka provokuar diskutime, reagime dhe debate të shumta si ato ndërkombëtare ashtu edhe vendase. Patem edhe protesta të shqiptarëve në Francë, në Kosovë dhe kemi të paralajmërime të protestave të radhës në Bruksel etj. Reagimet e shqiptarëve kudo që jetojnë dhe veprojnë kan qenë të menjëhershme. Autoritetet në Francë e ndaluan, të mërkurën, ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, në aeroportin e Bazelit bazuar në një urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe, me të cilin Haradinaj akuzohet për krime gjatë luftës në Kosovë. Arrestimi i Haradinajt i bër pikërisht tash ka qëllim dhe prapavijë të caktuar politike. U arrestua kur po fillon punën Gjykata Speciale. U arrestua pikërisht kur bisedimet shqiptaro – serbe për normalizimin e marrdhenjeve duket së janë futur në qorrsokak.
Më këtë rast dua të potencoi krizën globale dhe kërcnimet e vazhdueshme serbo–ruse karshi Ballkanit Perëndimor, e veçmas karshi tendencës për pushtim të territoreve shqiptare. Ofenziva politike por edhe ushtarake e diktatorit Putini ka për qëllim kthimin e hegjemonisë që e kishte dikur Bashkimi Sovjetik. Udhehëqësi i Kremlinit mori krah më pushtimet e ish republikave ruse, dhe më intervenimin ushtarak në Siri në krah të regjimit të, Bashar El Asaadit. Putin duket së është duke gjetur përkrahje edhe nga qarqët e caktuara politike të shteteve të rajonit, çka neve na intereson më së shumti. Disa liderë politikë dhe shtetëror kan filluar të kthehen më fytyrë kah Lindja dhe pikërisht po kërkojnë mbeshtetje politike për të mbetur në pushtet në shtetet e tyre, nga regjimi i Vladimir Putinit. Edhe dy lidrët politike shqiptarë, Hashim Thaçi president i Kosovës më vota të kontrabanduara të PDK-së dhe LDK-së, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po tregohen shume cinik.
Që të dytë këta janë duke bërë koncesione politike të rrezikshme Vuqiqit dhe terthorazi edhe Putinit. Rama që disa herë vizitoi Beogradin unë do të thosha hiq me nevojë të madhe. Asgjë pozitive nuk mund të këtë nga qëndrimet zyrtare në Beograd dhe takimet e tija me Vuçiqin, kur dihet mirë së sa janë të predisponuar serbët për obstrukcione politike, kur bëhët fjalë për mbajtjën e fjalës, apo qendrimit apo marrveshjeve të arritura. Serbët historiokisht janë treguar të pa besë dhe janë treguar shkelesit më të mëdhnje që mund të eksistojnë. Koncesionet politike të Thaçit sa ishte kryeminister i Kosovës, për dy mandate dhe tash si president, janë duke na kushtuar shumë. Në këtë kontekst duhet shikuar edhe arrestimin e Ramush Haradinajt.
“Krahu i Luftës“ që bukur një kohë të gjatë janë duke zhvilluar luftë të hapur mediatike. Janë duke i bërë njeri-tjetrit akuza dhe kunder akuza ndër më të rëndat gjatë kohës së lufës dhe pas përfundimit të saj. Janë duke i qitur të gjitha të palarat njeri-tjetrit për mbijetim politik, por më shumë për t’i ikur disi Gjykatës Speciale. Hashim Thaçi të vetmin liderë të cilin e shehë si rival të fortë në këtë skenë aktuale politike është Ramushi. Haradinaj ishte ai që nxori nga rendi i ditës, ratifikimin në Kuvendin e Kosovës variantin qeveritarë të Demarkacionit më Malin e Zi. Ramushi jo vëtem që bëri që të kompremetohet varianti qeveritarë para opinionit të gjerë public, por refuzimi i shumicës së deputetëve që mos të votohet si i tillë, bëri që të qiten në shesh edhe shumë të palara të tjera të këtij koalicioni qeverisesës.
Edhe “Zajednica” gjithnjë e më shumë shpërfaqi dobësit e kreut të pushtetit, si konsecioni më i madh, siq është ndarje në baza etnike. Më Asociacionin dhe Demarkacionin, Ramushi arriti të ngritet në politikëbërjën e Kosovës, pa e mohuar këtu në asnjë mënyrë rolin e madh të Opozitës në krye më VV–në. Edhe marrveshjeve të tjera të dëmshme gjoja teknike më Serbinë gjithnjë e më shumë po iu del boja. Po e tregon koha së ishin marrëveshje të ngutshme pa asnjë kusht. Këto marrveshje deri me sot i sollën përfitime vëtem Serbisë. Të gjitha këto të cilët i përmenda më lartë më duket mua, ishin argumente të cilat ndikuan që Ramushi të arrestohet nga organet relevante franqeze. Franca duket së nuk ka hequr shumë dorë më aleancat e vjetra më Serbinë e pa reformuar. Nese jemi shtet sovran i pranuar edhe nga Franca, çfarë logjike ka që udheheqësit tanë politik dhe ish-ushtarakët e lartë të arrestohen më urdhëra të Serbisë ?!…