A ka llogjikë për njerëzimin të ndjekë dhe harxhojë kohën me kuranin?

0
2559

Silvana BerkiGazeta Telegraf

Të bisedosh me një hoxhë, imam apo prift të duhet të flasësh me gjuhën e tyre për të diskutuar një fenomen, për ndryshe e pëson si z. Moikom Zeqo në debatin DRITARE të Rudinës. Të gjithë jo- besimtarët e fesë islame, mesiguri janë shokuar nga interpretimi i historianit islam kundrejt fakteve shkencore të z. Moikom Zeqos, gjë që me plot gojën mund ta quash sa paradoksale edhe budallallëk.

Ai historiani dukej që ka lexuar dhe kapej gjithë kohës në fakte të reja që janë opinione të Evropës perëndimore. Kuptohej po ashtu nga forma e të shtruarit të fenomenit se ka studjuar diku jasht në Evrope, por duhet qartësuar vëndi ku ka studjuar në Evropë, për të paramenduar çfarë pritet prej interpretimeve të tij dhe sa të sakta janë ato. Kjo për arsye sepse brenda Evropës shkollat teologjike kanë një perceptim tjetër ndaj fenomenit të krijimit të botës në krahasim me atë shkencor.

Edhe pse teologjia kristiane ka gjetur një balancë të mirë duke e pranuar shkencën të ecë përkrah asaj fetare, kjo nuk ka ndodhur me të gjitha shkollat teologjike të besimeve të tjera. Feja islame p.sh. po aq ashpër siç edhe e pamë në debatin Dritare, nuk e pranon shkencën, por vetëm ALLAHUN- perëndinë e vet. A ka të keqe kjo? Patjetër që ka, sepse duke pranuar një shtet islam, nuk mund të pranosh një shtet kushtetues i formuar mbi bazën ligjore të një llogjike të shëndoshë, e cila është produkt i botës ekzistuese, të dukshme.

Çfarë dua të them me këtë. Gjithë lufta e akademikëve, shkencetarëve gjithëmonë është bërë mbi këtë pyetje: A është formuar bota si pasojë e mendimeve tona, apo ka ekzistuar edhe pa ne dhe mendimet tona. Pra, bota e dukshme është bota ekzistuese që prekim e shohim, dhe bota e padukshme ajo e mendjes sonë, por që influencon me botën e jashtme, ja kështu, me këto dokrrat tona të papjekura dhe rezultati nganjëherë është katastrofal. Për botën e brendshme për t’u orientuar, kanë punuar transedentalistët amerikanë, të cilët ishin intelektualë besimtarë dhe mbrojtën shkencërisht botën e brëndshme.

Kjo tezë është pranuar dhe nuk është gjetur deri më sot ndonjë antitezë për ta fshirë si teori. P.sh. transedentalistët mbrojtën këtë shembull. “Një paciente vuante nga depresioni kronik dhe i shkallës së lartë. Mjeku psikiatër, i kishte provuar lloj-lloj terapish dhe ilaçesh, por pa sukses. Në fund ai vendosi të bëjë një eksperimet. Në vend të tij i çoi pacientes një tjetër mjek duke i thënë se mjeku ishte besimtar i (x) feje, të njëjtës fe me pacienten. Prej atj momenti sytë e të sëmurës u gjallëruan dhe simptomat e depresionit u zhdukën për sa kohë ky mjek e takoi. Kur doktori i vjetër u kthye tek ajo, gjëndja e saj ra në të më parshmen.

Syte i përhumbën diku në gjëndjen boshe dhe rifilloi cikli depresiv”. Ky verifikim perforcoi idenë e trancedentalistëve se bota jonë varet nga ne, nga të menduarit tonë, se ajo që ne kemi mbjellë brenda kokës influencon në jetën e përditshme tonën, në të folurën, në të veshurën, në të avancuarën. Përveç kësaj nuk duhet harruar që populli ështe një masë kolektive, i cili jeton me mënyrën e edukimit kolektiv. Kemi shoqëri që kanë ngritje të mirëqënies shoqërore, sepse duke i kushtuar vëmendje të veçantë ushqimeve dhe cilësisë ushqimore, ngrenë koshiencën informative të qytetarëve.

Mendo tani, çfarë edukimi kolektiv do të kemi, nëse do të lejohet një shtet islam, që nuk pranon ligjet kushtetuese përveç asaj të kuranit, apo duke mohuar heronjtë tanë kombëtarë apo duke na sjellë teori absurd si ajo që “qenkemi Turqia perëndimore”. Ndaj ndieva nevojën ta zbërthej këtë që po ndodh dhe të jap mendimin tim duke dalë në krah të Gjergj Kastriotit, për të cilin po ashtu shpesh shoh akuza nga më injorantët. Më falni për shprehjen “injorante”, por për mua, të njollosësh, të mohosh heroin tend, atë që shkriu jetën për veprën më humane të mbrojtjes së vëndit të vet nga okupatorët- nuk ka injorancë më të madhe.

Çdo popull në botë ka heronjtë e vet, dhe heronj nuk janë ata që dalin të veshur me mina në trup duke terrorizuar njerëzit e pafajshëm për hir të bindjeve të tyre fetare, hero është ai që lë interest e veta të çdo lloj drejtimi dhe i përkushtohet interesit të kombit dhe vendit të vet. Kastrioti, nuk luftoi për fe dhe këtu pajtohem me shumë teori të hedhura nga akademikët shqiptarë. Ai luftoi okupimin Osman, jo fenë myslimane, se për fe as e merrte mundimin fare. Madje as vet turqit nuk luftuan për fe, sepse osmanët po të luftonin për fe, nuk do të sulmonin vetë vendet islame. Turqit luftuan për fuqi dhe para, dhe ju diskutoni akoma, pse Gjergj Kastrioti i luftoi mbrapsht kundër dhunës së tyre? Ai ishte aq largpamës sa i dha zë dhe emër kombit të vet në atë kohë.

Është turp, dhe turp i madh të hidhen teori pro-turke apo austriake siç edhe u fol, se Kastrioti ishte një trillesë apo krijesë e perëndimorëve, sepse ne nuk kishim histori. Siç e thashë, ne kemi patur dhe kemi një histori pak të ngatërruar dhe jo lehtë për t’u hulumtuar apo verifikuar, por kjo nuk na bën ne pa histori, nuk na bën, as pa kulturë, as pa gjuhë e as pa identitet. Edhe teoritë e perëndimorëve duhen parë mirë, jo vetëm kush i ka shkruar, por edhe a ka nxitje politike, fetare prej nga vjen edhe këndvështrimi i tij, dhe në këtë kontekst nuk duhen lejuar në asnjë mënyrë shpërndarja e informatave të tilla të dëmshme për kombin tonë.

Mendo ç`pasojë mund të ketë për historinë e kombit tonë, jo vetëm pranimi i teorive gabim, por edhe shpërndarja e tyre. Për shqiptarët myslimanë do të thosha, që vetëm pse e quani veten myslimanë, kjo nuk e fshin dot të vërtetën, që Albania/Shqipëria është vendi yt, që ka kombin e vet, me gjuhën e vet dhe kulturën e historinë e vet. Për historinë tonë nuk duhet të na vijë turp, por duhet ta kuptojmë atë. Historinë nuk mund ta deformosh, as ta risajosh sipas mëndjes së njërit apo tjetrit.

Dhe tani po i bëj një pyetje atij hoxhës dhe historianit në të njëjtën kohë: Nëse feja islame qënka kaq e mirë, dhe iu premton të gjithë besimtarëve të vet parajsën dhe botën e paqtë, si është e mundur që në rang global të gjitha vëndet islame vuajnë nga varfëria, dhuna dhe sëmundjet. Përse Allahu i ndëshkon besimtarët e vet dhe në të njëjtën kohë shpërblen perëndimorët që punojnë shumë. Mos vallë ky lloj Perëndie nuk është i vërtetë? Atëherë … a ka llogjikë për njerëzimin të ndjekë dhe harxhojë kohën me Kuranin?